POLITIKE

Komisioni i Ligjeve/ Çupi: Avokati i Popullit të angazhohet për vendosjen e minimumit jetik, ka zona me varfëri dhe papunësi ekstreme

n.f Përditësimi i fundit 21 Maj 2024, 13:17
Komisioni i Ligjeve/ Çupi: Avokati i Popullit të angazhohet për
Mbledhja

TIRANË- Në seanën e sotme të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, deputetja e PD, Dhurata Çupi ka folur në lidhje me propozimin e opozitës i cili u prezantua disa muaj më parë për minimumin jetik në Shqipëri të ardhurat të xilat nuk duhet të jenë më pak se 200 euro në muaj.

Në lidhje me këtë Çupi tha se një numër i madh i familjeve shqiptare nuk përmbushin dot nevojat elementare të jetesës. Gjatë raportimit të Avokates së Popullit, Erinda Ballanca para “Ligjeve”, Çupi i kërkoi angazhim konkret në funksion të kësaj nisme, për t’iu ardhur në ndihmë më të pamundurve.

Ajo shtoi se ka zona ku varfëria dhe papunësia është në ekstrem, në përqindje të madhe ku mundësitë e punësimit janë të vogla dhe statistikat e varfërisë janë të rritura. Gjithashtu tha se ka zona të zhvilluara si Tirana ku kostot e larta e bëjnë të pamundur një jetesë dinjitoze. 


“Ne si opozitë kemi bërë një propozim për minimumin jetik. Mungesa të politikës sociale dhe ndihmës do të doja angazhimin e Avokatit të Popullit, ndoshta takime, emisione televizive për këtë nuk bëhen për minimumin jetik, është çështje shqetësuese për ata që i prek, por edhe shtresa tjetër që sheh në rritje shtresën e varfërisë dhe pamundësisë së jetesës dinjitoze”, tha ajo.

Nga ana e saj, Ballanca tha se i takon Kuvendit të Shqipërisë që të miratojë formulën se si mund të implementohet.

“Në vitin 2019 ne kemi patur një vlerë mesatare të minimumit jetik për qytetar 17 875 lekë, nëse kjo vlerë vetëm me inflacionin e pranuar dhe të publikuar nga INSTAT kjo vlerë do të shkonte në 21 039 lekë“, tha Ballanca.

Dhurata Çupi: Minimumi jetik është një tregues ekonomik që përfaqëson shumën minimale të të ardhurave të nevojshme për të përmbushur nevojat bazë të jetesës, ushqimit, strehimit, veshmbathje, shërbime. Kemi zona ku varfëria dhe papunësia është në ekstrem, në përqindje të madhe ku mundësitë e punësimit janë të vogla dhe statistikat e varfërisë janë të rritura. Por kemi zona të zhvilluara si Tirana ku kostot e larta e bëjnë të pamundur një jetesë dinjitoze. Tirana dhe Durrësi kanë çmime të larta.

Ne si opozitë kemi bërë një propozim për minimumin jetik. Mungesa të politikës sociale dhe ndihmës shtetërore. Do të doja angazhimin e Avokatit të Popullit, ndoshta takime, emisione televizive për këtë nuk bëhen, nuk bëhen për minimumin jetik, është çështje shqetësuese për ata që i prek, por edhe shtresa tjetër që sheh në rritje shtresën e varfërisë dhe pamundësisë së jetesës dinjitoze.

Erinda Ballanca: Kemi bërë raportin e fundit për minimumin jetik në vitin 2019. Pra çfarë ndodh në vendet e rajonit dhe cila është formula si mund të bëhet, të dhënat ndryshojnë vit pas viti. Nuk kemi patur ndryshime të reja negative për të bërë një raport tjetër. Ministria përkatëse, veçanërisht Parlamenti të miratojnë formulën si do të llogaritet minimumi jetik.

Në vitin 2019 ne kemi patur një vlerë mesatare të minimumit jetik për qytetar 17 875 lekë, nëse kjo vlerë vetëm me inflacionin e pranuar dhe të publikuar nga INSTAT kjo vlerë do të shkonte në 21 039 lekë. Kjo vlerë mbetet thelbësisht shumë e vogël nëse shohim pensionet dhe ndihmën ekonomike ku jemi më keq. Nëse nga të dhënat e INSTAT vlera mesatare e ndihmës ekononike është rritur, mbetet problematike numri i personave që përfitojnë vlerën ekonomike. Për 2 persona është 2178 lekë, më pak se 1/10 e nevojës së minimumit jetik, familjet me tre persona marrin 3268 lekë, me katër persona 4138 lekë.

Fondi i ndihmës ekonomike nuk ka ndonjë diferencë kaq të madhe midis shifrës në total nëse do të kishim dyfishim të ndihmës. është gjynah që të mos realizohet kjo si një politikë sociale. Fondi i ndihmës ekonomike në total për vitin 2021 ka qenë 5 319 310 lekë të reja dhe në vitin 2023, 4 812 000. Në 2021 u dyfishua ndihma ekonomike për shkak të pandemisë, ishte politikë e posaçme se ishte kohë krize. Numri i familjes në skemë është ulur në krahasim me 2021. Nëse në 2021 numri i familjeve në skemë ishte 62 030 familje, sot janë 55 410 familje.

Për mua është vlera problemi thelbësor. Më e mira në rastin tonë është ajo e familjeve të viktimave të dhunës që është rritur tre herë, është 9 900 lekë/muaj. Pavarësisht rritjes që kanë patur pensionet vit pas viti dhe janë në linjë të drejtë në lidhje me inflacionin. Rritja korrigjon vetëm inflacionin, ata të njëjtën vlerë marrin.

komisioni i ligjeve dhurata cupi erinda ballanca

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan