POLITIKE

Taksimi i profesioneve të lira/ Tabaku nga Gjykata Kushtetuese: Shtrenjton jetën e gjithë shqiptarëve! Bizneset po mbyllen, një pjesë po largohen jashtë Shqipërisë

n.f Përditësimi i fundit 21 Maj 2024, 11:09
Taksimi i profesioneve të lira/ Tabaku nga Gjykata Kushtetuese: Shtrenjton
Tabaku

TIRANË- Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka folur ditën e sotme nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me taksimin e profesioneve të lira ku u shpreh se ky taksim. Tabaku u paraqit ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese pasi sot ishte data e parashtrimit të argumenteve të tjera në lidhje me padinë e depozituar nga grupi i PD-së kundër taksës.

Gjatë fjalës së saj Tabaku u shpreh se bizneset në vend po mbyllen dhe një pjesë po zhvendosen jashtë Shqipërisë. Sipas saj këto ndryshime që po nodhin bën që ata të vazhdojnë parashtrimin e fakteve në koordinim me të gjithë institucionet e tjera të cilat kanë sjellë padi në Gjykatën Kushtetuese.

“Një pjesë e bizneseve të profesionistëve të lirë po mbyllen, një pjesë e tyre janë duke u larguar dhe jashtë Shqipërisë. Për këtë arsye ne do ta vazhdojmë mbledhjen e informacionit, do ta vazhdojmë njëkohësisht parashtrimin e fakteve në koordinim me të gjithë institucionet e tjera të cilat kanë sjellë padi në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Tabaku.

Ajo shtoi se taksa është e padrejtë dhe se ka prekur jo vetëm profesionistët e lirë, por një zinxhir shërbimesh.

“Kështu që unë besoj që GJK do të ngrihet në mbrojtje të interesit publik, të së mirës publike, të zbatimit të Kushtetutës por njëkohësisht dhe të faktit që sot ndodhemi në një pikë kyçe, kthesë të besimit tek institucionet”, tha Tabaku.

Një pjesë e bizneseve të profesionistëve të lirë po mbyllen, një pjesë e tyre janë duke u larguar dhe jashtë Shqipërisë. Për këtë arsye ne do ta vazhdojmë mbledhjen e informacionit, do ta vazhdojmë njëkohësisht parashtrimin e fakteve në koordinim me të gjithë institucionet e tjera të cilat kanë sjellë padi në Gjykatën Kushtetuese, me kontabilistët, me auditorët, me noterët, me avokatët dhe me të gjithë profesionistët e lirë që i janë bashkuar kauzës tonë.

Sot ndodhemi në kushtet e cënimit të sigurisë juridike, sot ndodhemi në kushtet e shkeljes së Kushtetutës dhe sot ndodhemi në kushtet e një tatimi që shkon 30-40% për profesionet e lira, tatimi më i lartë në Republikën e Shqipërisë. Ne kemi folur shumë herë për sistemin e padrejtë që është ngritur po kësaj radhe kjo taksë e padrejtë është duke prekur jo vetëm profesionistët e lirë por një zinxhir shërbimesh sepse ndërkohë që flasim të gjithë shërbimet, duke nisur nga shërbimet për ekonominë, nga kontabilistë, noterë, farmacistë, shërbime shëndetësore kanë një rritje zinxhir çmimesh që ndikon drejtpërdrejtë mbi konsumatorin. Kështu që unë besoj që GJK do të ngrihet në mbrojtje të interesit publik, të së mirës publike, të zbatimit të Kushtetutës por njëkohësisht dhe të faktit që sot ndodhemi në një pikë kyce, kthesë të besimit tek institucionet.


I kam bërë thirrje profesionistëve të lirë që gjatë kësaj periudhe të jenë pjesë e diskutimeve me ne, i kemi bërë thirrje institucioneve që të na sigurojnë informacione dhe besoj që ndodhemi në një moment ku që paraqitja e tyre para Gjykatës Kushtetuese do ti shërbeje seancës ë 18 qershorit. Dua ti jap një mesazh të gjthë profesionistëve të lirë që na kanë shkruar dhe na kanë kontaktuar, dua ti thëm që grupi parlamentar i PD do jetë këtu për të mbrojtur interesin e tyre, për të mbrojtur interesin e qytetarëve sot nuk janë pakicë por janë shumicë. është e vërtetë që sot Qeveria punon vetëm për pakicën por ne do mbrojmë interesin e shumicës.

Tabaku komentoi edhe mbështetjen e FMN-së ndaj qeverisë në lidhje me taksën e profesionistëve të lirë. Ajo u shpreh se beson se FMN e ka pasur për faktin që sot ka shumë përjashtime nga sistemi, sot kemi hotelet me 5 yje që janë të përjashtuar, heqja e përjashtimeve duhet të nisë nga ata që rëndojnë shumë buxhetin e shtetit. 

"Unë përgjithësisht nuk kam dëshirë ti komentoj deklaratat e ndërkombëtarëve por besoj që FMN e ka pasur për faktin që sot ka shumë përjashtime nga sistemi, sot kemi hotelet me 5 yje që janë të përjashtuar, heqja e përjashtimeve duhet të nisë nga ata që rëndojnë shumë buxhetin e shtetit.

Në këtë rast ne nuk po kërkojmë asnjë politikë selektive , ne po kërkojmë që profesionet e lira të trajtohen si gjithë bizneset e tjera, sipas xhiros dhe unë besoj që për këtë FMN nuk ka asnjë objeksion. Në këtë rast, Qeveria shqiptare duhet të korrigjojë përjashtimet nga taksa për akiczën e naftës, nga favorizimet në fushën e turizmit, për taksën e infrastrukturës për biznesin e madh.

Këto janë përjashtime që e dëmtojnë buxhetin e shtetit, jo profesionet e lira. Nëse nuk ka pyetje unë dua t’ju falenderoj për interesin që ka pasur media për këtë çështje. Ndoshta është çështje pak teknike po ka pasur interes të jashtëzakonshëm, faleminderit që e keni mbuluar, dhe njëkohësisht dua të falenderoj të gjithë këshilltarët ligjore të grupit parlamentar të PD që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme me argumentet," shtoi ajo.

tabaku profesionet e lira biznese gjykata kushtetuese

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan