POLITIKE

Komisioni i Posaçëm anti-korrupsion, Vasili: Funeral i Reformës në Drejtësi!!

b.z Përditësimi i fundit 30 Maj 2024, 09:37
Komisioni i Posaçëm anti-korrupsion, Vasili: Funeral i Reformës
Petrit Vasili

TIRANË - Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar Komisionin e Posaçëm anti-korrupsion që pritet të votohet në seancën plenare të ditës së sotme në Kuvend, edhe pse opozita e ka kundërshtuar. Në një regaim në rrjete sociale, Vasili e cilëson komisionin si politik ndërsa shton se ai është një funeral i Reformës në Drejtësi.

Më tej Vasili hedh akuza se sipas tij qëllimi i vetëm i kryeministrit Rama është që përmes Komisionit të Posaçëm 10 mujor të tij të mbajë nën kontroll 100% dhe nën presion drejtësinë, në 10 muajt e fundit përpara zgjedhjeve lidhur me aferat shumë të rënda korruptive të tij dhe të qeverisë së tij qëndrore dhe lokale.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Komisioni i Posacem 10 mujor, Funerali i Reformes ne Drejtesi!!

Vendimi per ngritjen per ngritjen e Komisionit te Posaçem 10 mujor per Antikorrupsionin, Komision me afat pra 10 muaj sipas vendimit te Kuvendit , nxorri me ne fund hapur edhe qellimin e vertete dhe te vetem te Edi Rames dhe pikerisht:
kontrollin 100%, shantazhimin dhe presionin mbi drejtesine ne keto 10 muaj, qe na ndajne nga zgjedhjet e ardhshme.

Ne Vendimin e rilindasve thuhet qarte se do behet:

"Një vlerësim / analizë të situatës aktuale në të tre fushat, ka për qëllim kryesor të tij të drejtojë e koordinojë një proces të thelluar reformimi,

"Komisioni i Posaçëm, për realizimin e objektit të tij të përcaktuar si më sipër, në bashkëpunim edhe me grupin e ekspertëve, do të organizojë:

Seanca dëgjimore me qëllim konsultimi, tryeza pune dhe diskutime publike lidhur me temat objekt pune të këtij komisioni me:
ii) Institucionet e sistemit të drejtësisë;"

ANALIZA E FAKTEVE :
----------------------------------
1. Me ç'te drejte do te beje vleresim dhe analize mbi drejtesine Komisioni i Posacem 10 mujor i Rames?
2. Perse u be Reforma ne Drejtesi, per te cilen u prek me shume se 1/3 e Kushtetutes?
3. A ka sistem te pavarur vleresimi dhe kontrolli drejtesia?
4. A u be reforma ne drejtesi per te larguar duart e politikes mbi Drejtesine?
5. Me ç'te drejte Kushtetuese do te beje nje proces te thelluar reformimi mbi Drejtesine nje Komision i Posaçem 10 mujor dhe 100% politik dhe i njeanshem vetem me deputete rilindas?
P E R F U N D I M E :
-------------------------------
Qellimi i vetem i Edi Rames eshte qe permes Komisionit te Posaçem 10 mujor te tij te mbaje nen kontroll100% dhe nen presion drejtesine, ne 10 muajt e fundit perpara zgjedhjeve lidhur me aferat shume te renda korruptive te tij dhe te qeverise se tij qendrore dhe lokale.

Sistemi i drejtesise ka nje sistem te tere vleresimi dhe kontrolli te pavarur nga politika, te sanksionuar ne ndryshimet kushtetuese dhe paketen e ligjeve te Reformes ne Drejtesi, qe ka sanksionuar me ligj organizmat, qe qeverisin ne menyte te pavarur drejtesise si dhe institucionet kontrolluese te saj brenda sistemit te drejtesise.
Sistemi i drejtesise e ka te sanksionuar Raportimin vjetor te tij ne Kuvendin e Shqiperise, pra del qarte se Komisioni i Posaçem 10 mujor eshte thjesht nje instrument antikushtetues, i paligjshem.
Komisioni i Posaçem 10 mujor i Rames eshte haptas ne dhunim te Reformes ne Drejtesi, e cila perjashtonte absolutisht kontrollin e politikes mbi drejtesine.

Ky Komision i Posaçem 10 mujor do te koordinoka nje proces te thelluar reformimi sic shkruhet ne vendim, pra reformim te thelluar edhe te Reformes ne Drejtesi.
Gjate hartimit te Reformes ne Drejtesi:
perberja e Komisionit ishte me 10 anetare, pra barazi e plote mes maxhorances dhe opozites,
u shmang totalisht nga e drejta e propozimit Ministria e Drejtesise dhe qeveria,
propozimi i paketes se Reformes ne Drejtesi ju besua Grupit te Eksperteve te Nivelit te Larte
certifikimi i Reformes ju besua Komisionit te Venecias.
Ndersa Ky Komision i Posaçem 10 mujor:
votohet vetem me votat e Edi Rames,
eshte me shumice 6 me 5 po te Edi Rames
vendos po vete pa konsensus çdo lloj arbitrariteti, antikushtetushmerie, dhe paligjshmerie qe do t'i urdheroje Edi Rama.
------------------------------------
KONKLUZIONE FINALE:

Ky Komision i Posaçem i Rames eshte pra hapur Funerali i Reformes ne Drejtesi.
Per kete Reforme jane shpenzuar qindra milion euro te taksapaguesve amerikane dhe europiane dhe ajo po varroset ne menyre perfundimtare vetem e vetem per te permbushur qellimet elektorale politike te Edi Rames.
Komisioni ka objektiv te shkruar ne Vendim: hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit si dhe propozimin e masave përkatëse legjislative e institucionale.
Ky Komision i Posaçem 100% Politik do te propozoka edhe ndryshime ligjore per drejtesine.
Zoterinj perfaqesues te BE dhe SHBA me Tirane, ky Komision i Posaçem Politik i njeanshem 10 mujor, i votuar vetem me votat e Edi Rames dhe me qellime te shpallura shantazhuese e tij mbi drejtesine, po gropos perfundimisht Reformen ne Drejtesi dhe investimin e madh financiar dhe politik, qe qeverite dhe taksapaguesit e vendeve tuaja kane bere per Reformen ne Drejtesi.
Ndaj ju nuk duhet ta pranoni e mbeshtesni kurrsesi nje veprim shume te rende te Edi Rames, qe minon dhe hedh ne erë kete Reforme.
Ky Komision i Posaçem 10 mujor eshte funerali i Reformes ne Drejtesi!

komision anti-korrupsion petrit vasili

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan