POLITIKE

Kongresi i Autoriteteve Lokale i KE: Konsultoni komunitetet, ndryshimet të shoqërohen me autonomi vendore

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Gusht 2026, 19:03
Kongresi i Autoriteteve Lokale i KE: Konsultoni komunitetet, ndryshimet të

Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës kërkon nga Shqipëria që reforma e re territoriale të forcojë demokracinë lokale dhe autonominë vendore, duke theksuar se konsultimi efektiv me komunitetet lokale është një element qendror i këtij procesi.

Dy raportuesit për situatën e demokracisë lokale në Shqipëri, Anders Knape nga Suedia dhe Sören Schumacher nga Gjermania, sqaruan pozicionin e tyre në lidhje me këtë reformë që pritet të miratohet në vjeshtë.

‘Dëshirojmë të sqarojmë se nuk është roli ynë të rekomandojmë një model të caktuar territorial apo të mbajmë qëndrim lidhur me numrin e bashkive që duhet të ketë një vend. Vendimet lidhur me organizimin e strukturave territoriale janë përgjegjësi e autoriteteve kombëtare.’

Por, nga ana tjetër, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale thekson se çdo reformë duhet të forcojë demokracinë lokale.

‘Në këtë kontekst, Kongresi konsideron se reforma duhet të kontribuojë në forcimin e demokracisë lokale dhe të autonomisë vendore, përfshirë krijimin e kushteve që autoritetet vendore të ushtrojnë kompetenca dhe përgjegjësi të përshtatshme, të shoqëruara me burime të mjaftueshme dhe me autonominë për t’i përdorur ato në përputhje me nevojat dhe pritshmëritë legjitime të komuniteteve lokale të interesuara.’

Sipas dy raportuesve, konsultimi me komunitetet lokale është thelbësor, duke sugjeruar përdorimin e referendumeve lokale.

 ‘Neni 4.6 i Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore parashikon që autoritetet vendore duhet të konsultohen, për aq sa është e mundur, në kohën e duhur dhe në mënyrën e përshtatshme, për çështjet që i prekin drejtpërdrejt ato. Neni 5 kërkon më tej që ndryshimet në kufijtë e autoriteteve vendore nuk duhet të bëhen pa konsultimin paraprak të komuniteteve lokale të interesuara, mundësisht edhe përmes referendumit, kur kjo lejohet nga ligji.’

Dy raportuesit zhvilluan një vizitë monitoruese në vendin tonë në nëntorin e vitit të kaluar për të vlerësuar gjendjen e demokracisë lokale dhe rajonale dhe, asokohe, reforma administrativo-territoriale ishte ende në fazën e diskutimeve.

Ata, për ‘Vizion Plus’, sqarojnë se: ‘Nëse autoritetet shqiptare dëshirojnë të shqyrtojnë reformën administrativo-territoriale të planifikuar në dritën e Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore, standardeve të tjera përkatëse të Këshillit të Evropës dhe praktikave të mira evropiane, ato mund të kërkojnë mbështetjen e Qendrës së Ekspertizës së Kongresit për Qeverisjen Shumënivelëshe, e cila ka përvojë të gjerë në asistimin e shteteve anëtare në procese të tilla reformash.’

Përgjigja e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të KE: Duke iu referuar interesimit tuaj për procesin e reformës administrativo-territoriale në Shqipëri dhe rolit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës në këtë kontekst, ne, Raportuesit e Kongresit për situatën e demokracisë lokale në Shqipëri, dëshirojmë të ndajmë me ju disa informacione mbi aktivitetet tona të fundit të monitorimit, si dhe mbi rolin e Kongresit në mbështetjen e shteteve anëtare në realizimin e reformave që prekin demokracinë lokale, në përputhje me standardet evropiane.

Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës punon për forcimin e demokracisë lokale dhe rajonale në 46 shtetet e tij anëtare. Kongresi ka ndjekur zhvillimet lidhur me demokracinë lokale në Shqipëri prej shumë vitesh. Si raportues për situatën e demokracisë lokale në Shqipëri, ne kemi zhvilluar një dialog konstruktiv me autoritetet shqiptare, në mbështetje të zbatimit të parimeve të Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore.

Dëshirojmë të sqarojmë se nuk është në kompetencën tonë të rekomandojmë një model të caktuar territorial apo të mbajmë qëndrim lidhur me numrin e bashkive që duhet të ketë një vend. Vendimet lidhur me organizimin e strukturave territoriale janë përgjegjësi e autoriteteve kombëtare. Në kuadër të mandatit të tij, Kongresi monitoron përputhshmërinë me Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore dhe, me kërkesë të shteteve anëtare, mbështet reformat përmes dialogut, shkëmbimit të praktikave të mira dhe aktiviteteve të bashkëpunimit që synojnë forcimin e demokracisë lokale dhe rajonale.

Vizita monitoruese e Kongresit

Nga 17 deri më 19 nëntor 2025, ne zhvilluam një vizitë monitoruese në Shqipëri për të vlerësuar gjendjen e demokracisë lokale dhe rajonale. Pas kësaj vizite, përgatitëm një raport monitorimi dhe një projekt-rekomandim që pasqyronin situatën në atë kohë. Raporti u miratua dhe projekt-rekomandimi u aprovua nga Komiteti i Monitorimit të Kongresit më 30 qershor 2026.

Ne identifikuam disa sfida, përfshirë prirjen drejt centralizimit të disa kompetencave, kapacitetet e kufizuara financiare dhe administrative të bashkive, si dhe nevojën për forcimin e mekanizmave të konsultimit ndërmjet autoriteteve kombëtare dhe atyre vendore. Trajtimi i këtyre çështjeve mbetet thelbësor për të garantuar që bashkitë të mund t’u përgjigjen në mënyrë efektive nevojave të qytetarëve dhe të ofrojnë shërbime publike cilësore.

Qëndrimet e Kongresit mbi procesin e reformës

Në kohën e vizitës monitoruese të Kongresit, reforma administrativo-territoriale në Shqipëri ishte ende në një fazë të hershme dhe kishte krijuar qëndrime të ndryshme ndërmjet aktorëve të interesuar, përfshirë si mbështetjen, ashtu edhe shqetësimet lidhur me ndryshimet e propozuara.

Ne evidentuam synimin e shprehur të Qeverisë shqiptare për të modernizuar dhe zhvilluar më tej sistemin e bashkive përmes një reforme gjithëpërfshirëse administrativo-territoriale, duke theksuar njëkohësisht se çdo reformë duhet të zbatohet në përputhje me parimet e Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore dhe me respekt të plotë për rolin e autoriteteve vendore.

Në këtë kontekst, Kongresi konsideron se reforma duhet të kontribuojë në forcimin e demokracisë lokale dhe të autonomisë vendore, përfshirë krijimin e kushteve që autoritetet vendore të ushtrojnë kompetenca dhe përgjegjësi të përshtatshme, të shoqëruara me burime të mjaftueshme dhe me autonominë për t’i përdorur ato në përputhje me nevojat dhe pritshmëritë legjitime të komuniteteve lokale të interesuara.

Konsultimi efektiv është një element qendror i këtij procesi. Neni 4.6 i Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore parashikon që autoritetet vendore duhet të konsultohen, për aq sa është e mundur, në kohën e duhur dhe në mënyrën e përshtatshme, për çështjet që i prekin drejtpërdrejt ato. Neni 5 kërkon më tej që ndryshimet në kufijtë e autoriteteve vendore të mos bëhen pa konsultimin paraprak të komuniteteve lokale të interesuara, mundësisht edhe përmes referendumit, kur kjo lejohet nga ligji.

Si një asamble politike dhe forum dialogu, Kongresi promovon shkëmbimin e praktikave të mira ndërmjet shteteve anëtare dhe mbështet zhvillimin e qeverisjes demokratike lokale në të gjithë Evropën.

Nëse autoritetet shqiptare dëshirojnë të shqyrtojnë reformën administrativo-territoriale të planifikuar në dritën e Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore, standardeve të tjera përkatëse të Këshillit të Evropës dhe praktikave të mira evropiane, ato mund të kërkojnë mbështetjen e Qendrës së Ekspertizës së Kongresit për Qeverisjen Shumënivelëshe, e cila ka përvojë të gjerë në asistimin e shteteve anëtare në procese të tilla reformash.

Kongresi mbetet i gatshëm të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë përmes dialogut politik në të gjitha nivelet e qeverisjes, bashkëpunimit dhe, kur kërkohet, asistencës së ekspertëve, me synim forcimin e një autonomie vendore efektive, demokratike dhe të qëndrueshme, në përputhje me standardet evropiane dhe parimet e Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore.

 

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...