Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...

KOSOVË- Sikur të punonte për 6 vjet me radhë dhe nga ato të ardhura të mos e shpenzonte as edhe një cent, pasuria e një ministri në Kosovë do të rritej për më shumë se 100 mijë euro. Logjikisht e pamundur, por praktikisht dikush ia doli. Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për 4 vjet pasuria i është shtuar për 103 mijë e 544 euro.
Si udhëheqës i këtij dikasteri, Arben Vitia ka të hyra vjetore rreth 18 mijë euro dhe ky pasurim i tij për këto vite është i barabartë me sa do të fitonte ai nga paga si ministër për 5.7 vjet.
Nga 478 mijë e 258 euro sa kishte deklaruar në vitin 2020, pasuria e të parit të Shëndetësisë në vitin 2023 e kaloi gjysmë milionin.
E në raportin e fundit të publikuar në vitin 2024 nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, Vitia rezulton se ka 581 mijë e 802 euro pasuri.
Vitia nuk është ministri i vetëm që ia pa hairin pushtetit. Një pasurim të dukshëm për kohën sa mbajti postin e ministrit e pati edhe Fikrim Damka. Ministri i Zhvillimit Rajonal u pasurua për 80 mijë e 992 euro për 3 vjet.
Nga 229 mijë e 671 euro sa i deklaroi në vitin 2022, pasuria e Damkës shkoi në 310 mijë e 663 euro. Jo kaq sa ai, por për një çerek, pasurinë e tij e shtoi edhe ministri i Financave, Hekuran Murati. Financierit të VV-së pasuria iu rrit për 20 mijë e 983 euro.
Nga 124 mijë e 177 euro sa i deklaroi në vitin 2020, Murati në 2024 pohoi se ka në posedim pasuri në vlerë të 145 mijë e 160 euro.
Për katër vjet në qeveri, u pasurua edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Sipas raportit krahasues të pasurisë, të publikuar nga Lëvizja FOL, Krasniqit nga viti 2020, iu shtuan 32 mijë e 841 euro në pasurinë e tij.
Nga 288 mijë e 42 euro sa deklaroi në vitin 2020, në fund të mandatit, pasuria e këtij ministri arriti në 320 mijë e 883 euro, raporton KIKS Kosova. Jo më pak fatlum qëlloi të ishte edhe numri një i Ministrisë së Kulturës, Hajrulla Çeku.
Sa qëndroi në krye të MKRS-së, sipas të dhënave të publikuar nga FOL, Çeku u pasurua për 23 mijë e 810 euro. Në vitin 2020, Çeku deklaroi se posedon një pasuri në vlerë të 225 mijë e 288 eurove, e cila në regjistrin e fundit të pasurisë doli se ka shkuar në 249 mijë e 98 euro.
E rritje të pasurisë në pushtet pati edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci. Nga emërimi si ministër e deri më sot, atij pasuri i është rritur për gati 4 për qind, apo 17 mijë e 513 euro.
Derisa në vitin 2021, Peci deklaroi se ka në posedim pasuri në vlerë të 423 mijë e 999 eurove. Tash, nëse partia e tij nuk e formon qeverinë e re, ai do të largohet nga posti i ministrit me 441 mijë e 512 euro në thesar. Nëse jo në zhvillimin industrial të Kosovës, një bilanc pozitiv e arriti ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, prej që erdhi në pushtet.
Ky bilanc shënon rritjen e pasurisë së saj për 26.43 për qind. Sipas Lëvizjes FOL, e cila ka bërë monitorimin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve shtetërore, nga viti 2020, Rozeta Hajdari ia shtoi pasurisë së saj gati 22 mijë euro.
Kur e deklaroi pasurinë për herë të parë, ajo kishte në pronësi 61 mijë e 136 euro. Kjo pasuri në 2024-ën arriti në 83 mijë e 94 euro.
Edhe pse kabinetit qeveritar iu bashkua i fundit, pasuria iu shtua edhe ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Ministri i FSK-së ka në posedim pasuri në vlerë të 110 mijë e 442 euro.
Nga dy herë sa e deklaroi pasurinë, Ejup Maqedonci në 2024-ën pati rreth 3 mijë euro më shumë se në vitin 2023, kur kishte deklaruar 107 mijë e 572 euro pasuri. /Klankosova
TIRANË- Biznesmeni Ron Yeffect, të cilit Arben Ahmetaj deklaroi se është miku i kryeministrit Edi Rama dhe se ka ky i fundit dont&eum...
TIRAN Nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi, ka folur për zgjedhjet e 11 majit. Bylykbashi i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 u n...
TIRANË- Drejtoresha e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi, duke iu referuar zgjedhjeve të vitit 2021 që merre...
Albin Kurti PRISHTINË - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe lider i Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar së fundmi zhvilli...
TIRANË- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë një akuzë të fortë në intervistën e djeshme ndaj kryeminis...
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamemtar të PD Gazment Bardhi është takuar ditën e sotme me Raportuesin për Shqipërinë në...
Garo TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo a ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për me...
TIRANA- Kreu i Partisë Dekomratike, Sali Berisha deklaroi sot se jeta e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj rrezikohet. Berisha tha për mediat s...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se oligarkët prej 3 muajsh u thonë klientëve se Rama do të sjell&eu...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjal...