
I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, deputeti Saimir Korreshi u shpreh se ajo që po ndodh me ish-ministren Belinda Balluku është një proces i pritshëm dhe i vonuar, i cili duhet të kishte ndodhur shumë më herët, ashtu si me çdo zyrtar tjetër.
Korreshi theksoi se si kryeministri Rama, ashtu edhe vetë Balluku, prej kohësh shfaqnin një siklet të dukshëm në daljet publike, veçanërisht në Parlament dhe përballë gazetarëve, ku gjestet dhe sjellja e saj tregonin një presion të madh të brendshëm.
Sipas tij, Balluku ka pasur një rol kyç brenda qeverisë, duke qenë se ka firmosur rreth 80% të vendimeve të Këshillit të Ministrave, çka e bën të pamundur që kryeministri të pretendojë mosdije mbi veprimtarinë e saj. Korreshi u shpreh se ka përfunduar koha kur vartësit mund të vepronin pa dijeninë e shefit, duke nënvizuar se “nuk ka më dardha që fshihen pas kurrizit”.
Deputeti shtoi se situata e krijuar sot është një pasojë e mekanizmave ligjorë të ngritur nga vetë mazhoranca, e cila sipas tij po përballet tani me “armët që ka ndërtuar vetë”, duke iu referuar çështjeve të imunitetit, mandateve dhe mënyrës sesi këto janë përdorur në të kaluarën.
Pjesë nga deklarata:
"Me Ballukun, në të vërtetë, po ndodh ajo që duhet të kishte ndodhur më herët, me thënë të drejtën, si me çdo zyrtar tjetër. Unë e shikoj, e kam parë nga mosardhja e Ramës, por edhe vetë Ballukun në Parlament, në siklet të madh gjatë gjithë kohës. Përballja si sot, siç e shikoni sot edhe me gazetarët, mënyra se si lëviz, si gjestikulon me duar, është si puna e atij drejtorit që i vjen kontrolli: dikush i thotë “merr letrat”, ai thotë “dil, se do ta gjej një ditë që ka ardhur kontrolli, flasim nesër”. Edhe kjo është në të njëjtën situatë.
Do të hiqet mirë e bukur në një situatë, në një ditë të tillë, por e kundërta është ajo që tha Rama, që vërtet është sot një ditë e shënuar për atë çka ka ndodhur me gjithë qeverinë e tij. Sepse duhet thënë dhe një gjë: zonja Balluku, më duket se ka firmosur 80% të vendimeve të Këshillit të Ministrave, kështu që pjesa më e madhe e firmave janë nga ajo; ajo është ajo që e ka drejtuar qeverinë.
Iku koha kur Ramizi nuk dinte ose bënte pa dijeninë e Enverit, me ndonjë ministër tjetër, me ndonjë nga këto kanalet 200 milionë lekësh të vjetra… Po flasim për vepra madhore, kur ky që është zbardhur më keq se gjyshi, kur digjte ato dy vjet… Nuk besoj se ka më dardha që e sheh mbrapa kurrizit të tij.
Duke ditur që është siklet, jo se ka lidhje drejtpërdrejt kjo nuk diskutohet por fakti që është numri dy i tij, që e ka mbrojtur me fanatizëm, tani nuk di më se ku të vërvitet. Edhe dardhat kanë mbaruar; ka mbaruar edhe stina tani, mbaruan dhe ato, dhe problemi është që nuk di çfarë të thotë më.
Për mua SPAK-u, ose pjesa tjetër ju keni diskutuar edhe pjesën ligjore. Duke qenë se jam te pjesa e imuniteteve, tek Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve, ne e kemi ngritur këtë. Ky vetë e bëri këtë, e nisi këtë lloj.
Tani është ajo që po gatuhet, ajo çorba që e gatoi vetë me pjesën e mandateve. Po e mbani mend debatin që kemi bërë për zotin Berisha? Ato që kemi ngritur… Këta e kthyen në të tillë, kështu që këta po luftojnë tani me armët e veta. Kështu që, te kjo pjesë, nuk ka më përgjigje ky shoku këtu.
Gjithmonë që ta bëjmë një gjë… ta paketojmë, të jetë e besueshme, ta ambalazhojmë mirë".
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
21 Nëntor10:30
Takimi 7 orësh në kryeministri/ Berisha zbulon “kushtet” që Belinda Balluku i vendosi Edi Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar kushtet që Belinda Balluki ka vendosur në takimin 7 orësh me kryeministrin Edi Rama, p...
POLITIKE
21 Nëntor10:21
''Për sigurinë dhe qetësinë tuaj''/ Rama: Zgjidhni ballkanasit, ne mund të jemi truprojat e Europës
Kryeministri Edi Rama në mbyllje të fjalës së tij në samitin “Growth Plan – Our pathway to EU”, tha se ballkan...
POLITIKE
21 Nëntor10:06
''Revolucioni ynë i heshtur''/ Rama: Jemi një hap para BE-së, me Identitetin Dixhital
Kryeministri Rama njoftoi se Ballkani është në prag të një epoke të re me identitetin digjital të unifikuar, ndërsa p&...
POLITIKE
21 Nëntor09:50
”Të do apo nuk të do”, gazetarët ngacmojnë Ramën për Ballukun
Edi Rama është pyetur vazhdimisht nga gazetarët prezentë në Pallatin e Brigadave në lidhje me pezullimin nga detyra të Beli...
POLITIKE
21 Nëntor09:47
Brisida Shehaj: Partia Socialiste nuk ekziston më. Rama e vrau dhe do ta lërë tokë të djegur
"Partia Socialiste nuk ekziston më. Rama do ta lërë një tokë të djegur" Ky është opinioni i Brisida Shehajt, eksperte ...
POLITIKE
21 Nëntor09:37
“A do ta shkarkoni Belinda Ballukun?”/ Rama ‘përplaset’ me gazetarët: Jemi këtu për të ndjekur ardhjen e miqve
Teksa ndodhet në Pallatin e Brigadave, Edi Rama është përplasur sot me gazetarët, që e pyetën për çështjen...
POLITIKE
21 Nëntor09:32
Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave, refuzon të komentojë vendimin e GJKKO për Ballukun
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, për samitin që pritet të nisë ku do të jenë të pranis...
POLITIKE
20 Nëntor23:15
Zëvendësimi i Ballukut? Analisti tregon emrin e socialistes që mund ta pasojë në detyrë
Analisti Arjan Curi është shprehur në “Top Story” se Delina Ibrahimaj mund të zëvendësoje Belinda Ballukun në pos...
POLITIKE
20 Nëntor23:05
Bushati: Rama nuk do që ta dorëzojë Ballukun, hera e parë që 'konfrontohet' me SPAK! Mos ka ndonjë kaubojs...?
Analisti Andi Bushati, ka folur për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut dhe ndalimin e saj për të dalë jashtë vendit, të...
POLITIKE
20 Nëntor22:32
Shehu: Rama në pikën më të dobët të besueshmërisë, pse nuk e shkarkoi Ballukun?
E ftuar sot në 'ÇIM PEKA LIVE', gazetarja Jonida Shehu komentoi pezullimin nga detyra të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së...