Nga Klodian Tomorri
Në tetë vitet e qeverisjes së PD-së, unë kam dëgjuar vetëm dy akuza korrupsioni për Jozefina Topallin, të bëra nga opozita e asaj kohe.
Afera e parë korruptive e Jozefinës ishte që e dërgoi Luisin me punë në ambasadën shqiptare në Francë. Ndërsa afera e dytë ishte ajo që shkoi dhe bëri xhiro me motor në shkretëtirë gjatë një vizite shtetërore andej nga Arabia ose Egjipti, se nuk e mbaj mend mirë ku ishte tani. Ky ishte korrupsioni i madh i Jozefinës.
Këto dy janë akuzat e vetme të Partisë Socialiste për korrupsionin e Jozefinës në 8 vjet qeverisje dhe pas saj. Nuk kam dëgjuar, as e kanë akuzuar kundërshtarët e saj, që Jozefina të ketë aksione të fshehta në kompani, as që të merrte tendera, as që të kishte aksione në koncesione.
Nuk kam dëgjuar që Partia Socialiste ta akuzojë se burri, vëllai apo familjarët e Jozefinës ndanin tenderat në Shkodër a ku di unë.
Shikoni pak tani, çfarë ka ndodhur me pasardhësit e Jozefinës. Njëri doli me transaksione me bandën e 5D-së. Një tjetër del me nga 3-4 vila në çdo kompleks të Tiranës. Familjarët e një tjetri ndanin tenderat e ujësjellësit deri para 2 vitesh. Por korrupsioni është Jozefina.
Dhe Jozefina është korrupsion aq i madh saqë bëhet edhe emision. Në ditën kur Sulltani urinon mbi Parlamentin, bëhen emisione për korrupsionin e Jozefinës. Se nuk është problem pshurrja e Parlamentit, por dasma e Jozefinës.
Pikërisht në mediat e blera nga Saliu. Se vajtën dhe nxorën një listë këta, që Top Channel e kontrollon Saliu përmes Grides. Klanin e kontrollon Saliu përmes Fevziut dhe Frangajt. Newsin e kontrollon Saliu përmes Dhurata Cupit dhe kështu me radhë.
Pra, të gjitha mediat i kontrollon Saliu. Edi Rama thjesht i ka shpallur investitor strategjik pronarët e të tre mediave kombëtare, duke e bërë Shqipërinë vendin e vetëm në botë, ku qeveria shpall të gjithë pronarët e mediave më të mëdha, investitorë strategjikë.
Ah po. Po pse e ka bërë Rama këtë, do thoni ju? Pse i shpall strategjik mediat e Saliut dhe u jep prona shtetërore? Do ja u gjejnë përgjigjen edhe për këtë. Është bashkëqeverisja mes Ramës dhe Saliut. Kështu do u thonë. Dhe në fund do u thonë që ka ngelur dhe prifti me barrë.
Ja, kështu. Mediat i kontrollon Saliu, korrupsionin e ka bërë Jozefina, tenderat i vjedh opozita, SPAK-un e kontrollon opozita, inceneratorin e firmosi Saliu.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
19 Shtator11:15
Korreshi: Kam qenë dhe do jem një nga më të dënuarit, në Kuvend bëhet paçavure
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi tha për mediet se ai ka qenë dhe beson se do vazhdoj të jetë një prej më të dënua...
POLITIKE
19 Shtator10:56
Kufizimet ndaj gazetarëve në Parlament/ Organizatat për lirinë e medias: Hap pas për transparencën!
Rrjeti SafeJournalists, në bashkëpunim me Media Freedom Rapid Response (MFRR), Reporterët pa Kufij (RSF) dhe organizatat vendase për lirin...
POLITIKE
19 Shtator10:50
Përplasjet në Kuvend, zyra e BE-së në Shqipëri: Për të ardhur keq
Zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar mbi situatën e tensionuar dhe përplasjet e ndodhura në Parlament ...
POLITIKE
19 Shtator10:42
Akuzat e Ramës ndaj gjyqtarëve, Kreu i ILD, Artur Metani: Sistemi gjyqësor është nën trusni antikushtetuese.
Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani thotë se sistemi gjyqësor është nën trusni antikusht...
POLITIKE
19 Shtator10:05
Ceremonia e betimit të qeverisë "Rama 4" në Presidencë/ Çfarë do ndodhë më pas?
Në Presidencë u zhvillua ceremonia e betimit për ministrat e rinj. Teksa, pas betimit, kryeministri Edi Rama pritet të thërrasë mb...
POLITIKE
19 Shtator09:23
Sot qeveria e re do betohet në Presidencë, ora kur nis ceremonia
Këtë të premte betohet qeveria e re. Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, që dolën nga zgjedhjet e 11 majit, do të betohe...
POLITIKE
19 Shtator08:44
“Diella” tallet me shiptarët, gënjeshtra që publikoi në “Facebook”
Ministrja e Edi Ramës, e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, Diella ka postuar një video në adresën e saj të Facebook, ku duket sikur...
POLITIKE
18 Shtator23:13
“Ka regjistrime”/ Berisha denoncon për herë të parë: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €. Ai kërkon çantë Louis Vuitton
Sali Berisha ka akuzuar kreun e SPAK-ut Altin Dumani se ka bërë përpjekje për të zgjatur mandatin e tij në krye të institucio...
POLITIKE
18 Shtator22:38
“Rama po bën çdo gjë për ta zhdukur përfundimisht”, Berisha flet për shkarkimin e Erion Veliajt: Njeriu i vetëm që s’kam kurrë keqardhje
Zgjedhjet e parakohshme vendore në Tiranë nuk janë anashkaluar nga vëmendja e kryetarit të opozitës, Sali Berishës.
Në ...
POLITIKE
18 Shtator22:28
"Për Olta Xhaçkën desh u rrahën me grushte në Gjykatë", Trondit Murrizi: Nuk pranonin ta hetonin
Deklarata tronditëse ka bërë ish–deputeti demokrat Myslim Murrizi në lidhje me standardin e strukturës së Posaçme K...