Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar sot lidhur me vendimin e dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për heqjen e mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.
Në një postim në Facebook, Manjani ka publikuar dy paragrafe nga neni 115 i Kushtetutës dhe neni 62 i Ligjit për Qeverisjen Vendore, të cilat thonë se kryetarin e zgjedhur të bashkisë e shkarkon vetëm Këshilli i Ministrave.
"Pra, jo KQZ por Qeveria. Kur themi qeveria jo Engjell Agaci por Edi Rama dhe mbledhja e Këshillit të Ministrave. Edi Rama mund të mos dojë të ketë firmën e Tij tek ky pisllëk që ka gatuar prej në viti, por Kushtetuta ja lë Atij këtë barrë, jo Engjellit. Aq më pak Celibashit.", shkruan Manjani.
POSTIMI I MANJANIT:
Që ti vëmë kapak çështjes së shkarkimit të Fredi Belerit, tashmë jo thjesht për orarin e gabuar të vendimit, por për thelbin e çështjes.
Neni 115 i Kushtetutës së Republikës, (përfshi edhe republikën e Bajramit dhe të Edit);
Neni 62 i Ligjit për Qeverisjen Vendore;
SHPREHIMISHT parashikojnë se kryetarin e zgjedhur të bashkisë e shkarkon vetëm Këshilli i Ministrave.
Pra, jo KQZ por Qeveria. Kur themi qeveria jo Engjell Agaci por Edi Rama dhe mbledhja e Këshillit të Ministrave.
Edi Rama mund të mos dojë të ketë firmën e Tij tek ky pisllëk që ka gatuar prej në viti, por Kushtetuta ja lë Atij këtë barrë, jo Engjellit. Aq më pak Celibashit.
Fredi Beleri nuk kishte problem zgjedhshmërie, por mosushtrimi mandati. Ai u zgjodh kryetar dhe, me vendim të KQZ pasuar nga Gjykata e Vlorës, u konfirmua zgjedhja e tij si kryetar i Bashkisë.
Nuk e lanë të ushtrojë mandatin, e dënuan dhe pas vendimit të dënimit, ligjërisht duhet ta shkarkojë Qeveria, jo KQZ-ja.
Dëgjon apo jo, o Bajram?!
Lexoni Kushtetutën, o ju që jeni betuar se do jepni jetën për të!!!
KQZ vendosi më5 korrik të shpallë të pavlefshëm mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit. Ky i fundit la ambientetet e burgut dhe ishte gjithashtu i pranishëm në seancë. Beleri tha në nisje të fjalë së tij se mungon baza ligjore në KQZ për shqyrtimin e mandatit, ku shtoi se "dikush do të nxjerrë gështenja nga zjarri me duart e KQZ-së."
Ai u shpreh se ashtu siç erdhi për këtë seancë mund të ishte lejuar edhe për kryerjen e betimit të tij si kryebashkiak në Himarë. Beleri tha se fillimisht duhet lejuar të betohet dhe më pas kryeministri Edi Rama ta shkarkojë nga detyra si kryebashkiak. Celibashi para shpalljes së vendimit tha se vendimi i KQZ nuk u nxit sipas tij nga askush përveçse nga ligji dhe Kushtetuta. Ai tha po ashtu se ishte në kompetencën e plotë dhe të rregullt shqyrtimi i mandatit të Belerit.
Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit "Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 Majit u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat. Më vonë ai u dënua me 2 vite burg nga Shkalla e Parë, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. Aktualisht Fredi Beleri është zgjedhur eurodeputet i partisë Demokracia e Re e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis.
Ilir Beqaj TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, mbahet nën masën e arrestit me burg nga Gjykata e Posaçme ...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka folur mbi mundësinë e marrjes së drejtimit t&eu...
Sali Berisha TIRANË- kryedemokrati Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se me qeverinë e tij ka vjedhur 930 milionë euro në vetë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar qytetarët shqiptarë që të bashkohen në protes...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka folur në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Sh&e...
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë arrest me burg për ish-ministrin e Shëndetësis&...
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur për përplasjen nga foltorja e Parlamentit me deputetin socialist Erjon Br...
Ilir Beqaj TIRANË- Seanca ndaj ish-Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj të akuzuar për abuzim dhe vjedhje me fondet...
Ilir Beqaj TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj ish-Ministrit Ilir Beqaj për vlerësim të masës së sigurisë është...
Federata e Partive Opozitare TIRANË- Federata e Partive Opozitare e konsideron të kërcënuar rendin kushtetues me aktin e djeshëm t...