Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot me rubrikën e tij Sy m’sy’ ku i është përgjigjur komentuesve. Rama i është përgjigjur një komentueses e cila i ka shkruan se ai po krenohet dhe krekoset se ka takuar mbretin e Spanjës. Ajo thekson se Spanja akoma nuk e njeh Kosovën ndërsa pyet kryeministrin se ku është interesantja e takimit me mbretin spanjoll.
Rama në reagimin e tij thotë se interesantja e takimit me mbretin spanjoll është fakti se ai ka pritur pritur një kryeministër shqiptar. Sipas tij mbreti spanjoll nuk e priti se e kishte për detyrë apo se Ramës i ra rruga nga shtëpia e tij. Ai thekson se u prit nga mbreti sepse Shqipëria u zgjodh të mikpresë Kongresin Botëror të Ligjit, mes kandidaturash të forta dhe shumë më me emër sa ne në botën demokratike.
Kryeministri shtoi se bordi i Shoqatës Botërore të Juristëve që organizon edhe këtë Kongres Botëror të Ligjit, kryetar nderi i të cilit është mbreti i Spanjës vlerësoi gjithçka që Shqipëria ka bërë me reformën drejtësi. Ai tha se ka progres të përvitshëm, progres të përmujshëm dhe të përditshëm madje dhe për këtë arsye, edhe anëtarësimi në Bashkimin Europian ka një rëndësi madhore, sepse do t'i vërë vulën pakthyeshmërisë së këtij progresi dhe një vendi të sundimit të ligjit.
"Dakord mo dakord për të gjetur bishta jemi të vetmit ne, po interesantja këtu është se për herë të parë mbreti i Spanjës pret në audiencë kryeministrin e Shqipërisë. Po jo se e kishte për detyrë, a për qokë, apo se mua më ra rruga nga shtëpia e tij. Por, sepse Shqipëria u zgjodh të mikpresë Kongresin Botëror të Ligjit, mes kandidaturash të forta dhe shumë më me emër sa ne në botën demokratike.
Po, pse u zgjodh Shqipëria? Sepse bordi i Shoqatës Botërore të Juristëve që organizon edhe këtë Kongres Botëror të Ligjit, kryetar nderi i të cilit është mbreti i Spanjës vlerësoi gjithçka që Shqipëria ka bërë me reformën drejtësi. Po, po, me reformën drejtësi në një përpjekje të jashtëzakonshme për të çliruar drejtësinë nga duart e pushtetit politik pas 100 e kusur vitesh. Natyrisht që kush pret që drejtësia në Shqipëri të jetë pa probleme, pa boshllëqe, të funksionojë si një sahat që nuk gabon, arsyeton nxitimthi, natyrisht nga dëshira për më të mirën, po nxitimthi se një shtëpi pa leje ndërton robi dhe i duhen dy e tre vjet, po shtet ndërtimi demokratik, ngritja e institucioneve demokratike, funksionimi në lartësinë e pritshmërive i një drejtësie të re në një vend ku për 100 e kusur vjet s'ka pasur drejtësi, nuk e do kohën e vet.
Sigurisht që e do! Po ama rëndësi, ka progres i përvitshëm, progres i përmujshëm, i përditshëm madje dhe për këtë arsye, edhe anëtarësimi në Bashkimin Europian ka një rëndësi madhore, sepse do t'i vërë vulën pakthyeshmërisë së këtij progresi dhe një vendi të sundimit të ligjit. Në këtë pikë, s'besoj se ka diskutim që ajo që ka ndodhur me pavarësimin e drejtësisë Shqipëri në vetëm 10 vitet e fundit, nga krijimi i Komisionit të Reformës në Drejtësi, në 2014, tek miratimi i saj në 2016, tek spastrimi rrënjësor i sistemit nga ata më të korruptuarit përmes vettigut, tek ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, pastaj tek goditjet majtas e djathtas të individëve të lidhur me pushtetin politik në vitet e fundit, nuk ndodhi pra, nuk ndodhi në 100 e kusur vite që pararendën reformën drejtësi, ku asnjë person i lidhur me pushtetin politik nuk u hetua apo gjykua nga një drejtësi e pavarur.
Ky është fakti dhe kush e udhëhoqi dhe kush e garanton këtë kthesë historike për shtetin e shqiptarëve. Natyrisht, shumica e sotme dhe ajo e nesërmja patjetër në qeveri, unë dhe Partia Socialiste. Prandaj e votoni apo jo forcën tonë reformiste, e doni apo jo, jepini hakun dhe kujdes, kujdes, se të tjerët drejtësisë së re duan vetëm t'i hedhin lakun, qoftë ata të oxhakut me blozë, qoftë këta të mangalleve të vogla të vjetër e të rinj që janë të njëjtët në një barrikadë, përfshirë edhe kundër reformës në drejtësi pavarësisht se çfarë thonë" tha Rama.
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë p&e...
MAQEDONI E VERIUT- Kryetari i BDI-së, në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka dhënë një mesazh për qytetarët e Republik...
SPANJË- Kryeministri Edi Rama duke folur nga Madridi theksoi përparimet e Shqipërisë në shtetin e së drejtës...
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama gjatë vizitës së tij të djeshme në Madrid ka zhvilluar një intervistë për med...
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama gjatë vizitës së tij të djeshme në Madrid ka zhvilluar një intervistë për med...
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama gjatë vizitës së tij të djeshme në Madrid ka zhvilluar një intervistë për median s...
LEZHË- Kryetari i partisë Demokratike të Lezhës, Gjin Gjoni dhe kryetari i PD-së në Mirditë, Aleksandër Lala kanë...
ilirjan celibashi TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka kërkuar zgjatjen e afatit të ankimimit&nbs...
Rama MADRID- Kryeministri, Edi Rama ndodhet në Spanjë ndërsa ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp p...
ambasada zvicerane ne tirane TIRANË- Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) njoftoi më 31 janar se do të nd&eu...