Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka kërkuar zgjatjen e afatit të ankimimit në gjykate të votuesve nga jashtë kur ata konstatojnë se nuk figurojnë në listën e zgjedhësve ose regjistrimi i tyre ka pasaktësi.
Në shkresën zyrtare të mëposhtme, e cila është dërguar në zyrën e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit dhe në adresën e 9 partive parlamentare, Celibashi shprehet se afati ankimor i parashikuar në kod elektoral është i pamjaftueshëm për vajtje-ardhjen në kohë të fletës së votimit nga emigranti në KQZ.
Ai ka propozuar që nga 7 ditë para datës së zgjedhjeve në rastin e votuesve nga jashtë, të bëhet të paktën 30 ditë. Kërkesa mund të paraqitet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ose online nëpërmjet një platforme elektronike të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
SHKRESA E PLOTË:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar përgatitjet për zhvillimin e votimit nga jashtë për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.
Në kuadër të këtyre përgatitjeve, si dhe në vlerësim të takimeve konsultuese që KQZ-ja ka zhvilluar me përfaqësues të aktorëve të ndryshëm, çmoj se rregullimet e parashikuara në nenin 25, pika 8, të Kodit Zgjedhor, me shumë mundësi nuk do të gjejnë zbatim praktik.
Sipas parashikimeve të kësaj dispozite, zgjedhësi që ka paraqitur kërkesë për regjistrim në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë ka të drejtë të paraqesë kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deri 7 ditë përpara datës së zgjedhjeve, kur vëren se nuk është i regjistruar në këtë listë, ose regjistrimi i tij ka pasaktësi. Gjykata e shqyrton dhe vendos në lidhje me kërkesën brenda 24 orëve nga data e regjistrimit të kërkesës, por jo më vonë se 5 ditë para datës së zgjedhjeve. Emri dhe të dhënat e tjera të zgjedhësit, që i shtohen listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, i bashkëngjitet vendimi i gjykatës.
Në vlerësimin tonë, nga përmbajtja e kësaj dispozite duket se objektivisht është e pamundur të realizohet procesi i votimit nga jashtë vendit në afatin 5-ditor të parashikuar. Nga momenti që gjykata pranon kërkesën e zgjedhësit, ngelen vetëm 5 ditë për t'i dërguar atij fletën e votimit dhe për kthimin e saj mbrapsht në KQZ.
Për sa më sipër, propozoj që kërkesa për regjistrim në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të paraqitet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deri 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Kjo kërkesë mund të paraqitet edhe online nëpërmjet një platforme elektronike të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Gjykata e shqyrton dhe vendos në lidhje me kërkesën, nëpërmjet kësaj platforme, brenda 48 orëve nga data e regjistrimit të kërkesës. Emri dhe të dhënat e tjera të zgjedhësit, që i shtohen listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, i bashkëngjitet vendimi i gjykatës.
Ky ndryshim do t'i siguronte zgjedhësit nga jashtë mundësinë reale për të ushtruar të drejtën e tij përmes një procesi të thjesht dhe të aksesueshëm pa u penguar nga distanca gjeografike dhe kohore.
Në këto rrethana, bazuar edhe në nenin 19, pika 1, shkronja "II", të Kodit Zgjedhor, ju propozoj të ndryshohet neni 25, pika 8, sipas tekstit që i bashkëlidhet kësaj shkrese.


Kjo është hera e parë që shqiptarëve u jepet mundësia të votojnë nga jashtë vendit prej vendeve ku banojnë. Jozyrtarisht mendohet se ata përbëjnë afro një të tretën e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve, dhe më parë mospjesëmarrja e tyre nga jashtë në zgjedhje figuronte në statistika si pjesëmarrje e ulët e qytetarëve në votime brenda vendit.
Rama MADRID- Kryeministri, Edi Rama ndodhet në Spanjë ndërsa ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp p...
ambasada zvicerane ne tirane TIRANË- Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) njoftoi më 31 janar se do të nd&eu...
Rama MADRID- Kryeministri, Edi Rama ndodhet në Spanjë ndërsa ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp para n...
edi rama SPANJË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për shtyp në Madrid ku është pyetur nëse po d&eu...
belinda balluku LUSHNJE- Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, ishte në Lushnje ku vizitoi një prej pikave të grumbullimit produ...
takimi TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur në selinë blu ditën e djeshme një delegacion prej 19 d...
SHBA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ndodhet në Washington dhe ka njoftuar përmes rrjeteve sociale s...
WASHINGTON- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Washington ka bërë të ditur se është takuar me...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët u shpreh se Edi Rama nuk ka guximin të largo...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët tha se opozita nuk do të votojë amendam...