Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ironizon kryeministrin Edi Rama kur ky i fundit shpreh krenarinë për ecurinë e procesit të integrimit. Meta shkruan se Shqipëria është kaq mbrapa sepse sipas tij, ka Ramën që dështimin do ta shesë si arritje dhe papërgjegjshmërinë, shton ai, e ka në AND-në e tij, pasi pushteti absolut dhe pasurimi skizofrenik janë “idealet" e tij.
Sipas Metës, kjo është arsyeja që sipas modelit të Ramës, konvergjenca me Bashkimin Europian mund të realizohet me këto ritme 3.5 - 4%, vetëm pas më shumë se ngjysëm shekulli ose kur ai të bëhet 110-vjeç dhe kur t'i afrohet mandatit të 20-të në krye të Qeverisë.
"Nuk i mjaftoi që e bllokoi procesin e integrimit europian për dy vite për shkak të kryetarit të Qarkut Fier. Nuk i mjaftoi që e bllokoi çeljen e negociatave për vite të tëra se donte të bënte zgjedhje lokale pa opozitë, siç i bëri, por edhe shumë zhvillime (bllokime) të tjera (të qëllimshme).
Por ndërsa Shqipëria e firmosi Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit në vitin 2006, pra përpara Malit të Zi dhe Serbisë, këto dy vende i çelën negociatat, Mali i Zi në 2012 dhe Serbia në 2014. Ndërsa Edi Rama mburret se i ka çelur tani, kur dihet që këto dy vende kanë patur probleme madhore nga ish–lufta në Jugosllavi dhe po kështu nuk kanë një përkrahje totale nga shoqëritë e tyre për integrimin europian, krejt ndryshe nga ç'është në vendin tonë, mbështetje mbarëpopullore", shkruan Meta.
POSTIMI:
"Krenaria" e tallavasë të integrimit
Edi Rama ose tallavaja e integrimit është krenar se qenkan çelur negociatat me Bashkimin Europian, kur ishte e pamundur, që ato të shtyheshin më tej. (Nuk do ishte mirë të falenderonim një fatkeqësi si lufta e Rusisë kundër Ukrainës, për çeljen e negociatave tona.)
Nuk i mjaftoi që e bllokoi procesin e integrimit europian për dy vite për shkak të kryetarit të Qarkut Fier. Nuk i mjaftoi që e bllokoi çeljen e negociatave për vite të tëra se donte të bënte zgjedhje lokale pa opozitë, siç i bëri, por edhe shumë zhvillime (bllokime) të tjera (të qëllimshme).
Por ndërsa Shqipëria e firmosi Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit në vitin 2006, pra përpara Malit të Zi dhe Serbisë, këto dy vende i çelën negociatat, Mali i Zi në 2012 dhe Serbia në 2014. Ndërsa Edi Rama mburret se i ka çelur tani, kur dihet që këto dy vende kanë patur probleme madhore nga ish–lufta në Jugosllavi dhe po kështu nuk kanë një përkrahje totale nga shoqëritë e tyre për integrimin europian, krejt ndryshe nga ç'është në vendin tonë, mbështetje mbarëpopullore.
Shqipëria është kaq mbrapa se ka Edi Ramën që dështimin do ta shesë si arritje dhe papërgjegjshmërinë e ka në AND-në e tij, pasi pushteti absolut dhe pasurimi skizofrenik janë “idealet" e tij. Kjo është arsyeja që sipas modelit mediokër, klientelist të Edi Ramës, konvergjenca me Bashkimin Europian mund të realizohet me këto ritme 3.5 - 4%, vetëm pas më shumë se ngjysëm shekulli ose kur ai të bëhet 110-vjeç dhe kur t'i afrohet mandatit të 20-të në krye të Qeverisë.
Nëse ka arsye reale të jemi “krenarë” kjo ka të bëjë me faktin se jemi vendi që edhe fondet e IPARD-it për bujqësinë i çuam te inceneratorët. Po kështu, falë korruptimit që u bënte Edi Rama ambasadorëve, dëgjuam ambasadorë që deklaronin që një vend më mirë të jetë pa Gjykatë Kushtetuese, se me Gjykatë Kushtetuese të korruptuar. Si nuk tha një prej këtyre që më mirë një vend të jetë pa Qeveri, se me Qeverinë më të korruptuar në Europë. Po kështu duhet të jemi “krenarë” se vetëm Edi Rama mund të korruptonte kryeagjentin e FBI, McGonigal dhe shumë krenari të tjera.
Pra ai është fiks siç e thoshte i paharruari Teodor Keko: I dhjerë por krenar. Sidomos për integrimin. Dikur për t'u mbrojtur nga akuzat për korrupsionin e tij të frikshëm, deklaronte se nuk ka hajdut 2 metra. Meqënëse kjo përgjigje antropologjike u rrëzua, tani si argument është se po të ishte korrupsioni kaq i lartë, pse u çelën negociatat? Janë dy arsye kryesore: Së pari, nuk mund të shtyheshin pafund edhe për arsye gjeopolitike. Së dyti, si rruga më e mirë për të kontrolluar sadopak një Qeveri që kishte kapur çdo gjë edhe me korruptimin e zyrtarëve ndërkombëtarë dhe përsëri këtu është meritë edhe e opozitës.
KOSOVË- Asosacioni i komunave me shumicë serbe mbetet detyrim për Kosovën, sipas ish-ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hoveni...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantëve të regjistrohen në zgjedhjet e 11 majit. Gjatë episodit të radh...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, gjatë episodit të radhës në podcastin e tij "Flasim", u ka bërë thirrje shqiptarëve q&e...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë një urim me rastin e festës së Shën Valentin...
MYNIH- E premja ka qenë ditë e ngarkuar për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donik...
Agron Malaj MAT - Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj, dikur gardist e më pas “elektriçist” në OSHEE, ka hapur...
Edi Rama TIRANË - Tashmë prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama ka vendosur në “shënjestër” të sulmeve t&eu...
Rama, Soder TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në Mynih aty ku po mbahet Konferenca e Sigurisë, e cila synon të gjej&eum...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar në rrjetet social një video nga një pjesë e fjalës së zv.Preside...
Edi Rama TIRANË - Forumi për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka komentuar këtë të premte sulmet e kryeministrit Rama ...