Protesta kombëtare për largimin e Ramës, mbërrijnë në Tiranë qindra makina me emigrantë nga diaspora
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, S...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua përsëri kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të shkurt&e...
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila n&...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret, duke thënë se ato shkojnë në protesta si trend për të reklamuar shal&...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë, duke e lënë atë në paraburgim.
Pas këtij vendimi, ka reaguar nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e cila në një intervistë në 'Edicionin e lajmeve', në SYRI TV, e ka cilësuar të gjithë procesin si politik dhe "në kufijtë e absurdit ligjor".
Sipas deputetes Xhixho, rasti i Ilir Metës nuk përbën më asnjë surprizë, por është dëshmi e një procesi të urdhëruar politikisht. Ajo e cilësoi arrestimin e tij si një "rrëmbim kriminal" që ka nisur me shkelje procedurale që në krye të herës.
Nënkryetarja e PL hodhi akuza direkte ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se "rrëmbimi i tij ka qenë nën urdhrin e Edi Ramës". Më tej, ajo argumentoi se nuk ka asnjë arsye ligjore për mbajtjen e Metës në paraburgim, pasi të gjitha hetimet ndaj tij kanë përfunduar. Sipas saj, akuzat bazohen në çështje të vjetra, të gjykuara e rigjykuara prej 15 vitesh, si ajo e ÇEZ-DIA, dhe për këtë arsye nuk ekziston rreziku që ai të prishë prova apo të intimidojë dëshmitarë.
Erisa Xhixho e përshkroi situatën e kreut të Partisë së Lirisë si një "izolim politik ekstrem". Ajo bëri të ditur se atij i lejohen vetëm katër takime me familjarët dhe i mohohen takimet me deputetë apo eurodeputetë, si dhe komunikimi me mediat. Ajo zbuloi se ndërsa SPAK nuk ka shprehur pengesë për takimin e deputetëve me Metën, është Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ajo që e bllokon këtë të drejtë. Duke theksuar se në paraburgim duhet të mbizotërojë prezumimi i pafajësisë, Xhixho e quajti vendimin e fundit të gjykatës absurd.
Erisa Xhixho:Tani këtu nuk ka më asnjë surprizë. Është një, padjetër një proces jo vetëm politik, po në kufijtë e absurdit ligjor. Për sa kohë kujtojmë faktin që shkeljet kanë filluar që në krye të herës, që në momentin e rrëmbimit kriminal të presidentit të Partisë së Lirisë, i cili jo vetëm që ka qenë gjithmonë bashkëpunues me drejtësinë, duke u paraqitur sa herë është thirrur, por është rrëmbyer dhe sipas edhe vendimit të gjykatës tashmë, mbi tre orë ai nuk ka pasur jo vetëm asnjë vendim gjykate, ndërkohë që është detyrim që vendimi të paraqitet që në momentin e paraqitjes së arrestit apo kërkesës për arrest.
Mos flasim për mënyrën se si u arrestua, me persona të paidentifikuar, nuk i është lejuar komunikimi me avokatin, nuk janë komunikuar asnjë nga të drejtat e tij dhe këto tashmë janë të faktuara në dy raportet e Avokatit të Popullit, i cili ka në gjetjet e tij ka relatuar të gjitha shkeljet procedurale në momentin e arrestimit apo të rrëmbimit kriminal të presidentit të zotit Meta dhe vazhdojmë me një proces që absolutisht nuk ka lidhje me shtetin ligjor. Absolutisht që rrëmbimi i tij, jemi tashmë të gjithë qartë që ka qenë nën urdhrin e Edi Ramës, sepse aty nuk ishin punë as forcat operacionale dhe asnjë zyrtar i BKH-së. Vazhdojmë me një proces ku janë mbyllur, siç e thatë dhe ju, të gjitha hetimet sot që flasim për zotin Meta.
Janë për vepra penale këtu e 15 vite, për çështje të gjykuara, të rigjykuara si ajo e ÇEZ-Dias e tjerë me radhë, që dolën në një bllof nga gjithë procesi. Dhe nga ana tjetër, jo vetëm që nuk mund të intimidojë dëshmitarë, jo vetëm që nuk mund të prishi prova, por jemi në një seancë paraprake ku praktikisht është absolutisht një pyetje që çdo qytetar do të bënte që në krye të herës, po sidomos tani në këtë moment, që për çfarë arsye mbahet Ilir Meta në një izolim politik, në një izolim ekstrem, sepse takimet janë vetëm katër që i mundësohen zotit Meta me familjarët, nuk i mundësohen takime me deputetë, me eurodeputetë. Gjithashtu, nuk i mundësohet komunikimi me mediat.
Padyshim që ky është një urdhër politik. Ky është një represion, sepse që nga shou që u bë me arrestimin, mesazhi ishte shumë i qartë para fushatës.
Është një urdhër që jepet, sepse në qoftë se mua si deputete bëj kërkesë për takim, unë edhe zoti Vasili dhe deputetë të tjerë që kemi bërë në atë kohë kërkesë për takim dhe nga SPAK-u më vjen njoftimi që nuk ka asnjë pengesë, sepse duke zotëruar statusin e deputetit ne mund të aksesojmë këto ambiente, Drejtoria e Burgjeve nuk lejon që zoti Meta të takohet me ne dhe me asnjë drejtues.
SPAK-u thotë që nuk kemi asnjë kompetencë sepse është e përcaktuar në ligj që deputeti në bazë të ligjit për statusin e deputetit mund të aksesojë çdo lloj institucioni dhe në Komitetin e Helsinkit ku unë kam çuar kërkesë, më është sqaruar mjaft qartë që vizita në paraburgim parasheh dhe faktin e takimit me të paraburgosurin. Dhe kemi parasysh që në paraburgim është prezumimi i pafajësisë, i cili do të duhet të predominojë. Pra dhe avokati i popullit në arsyetimet e tij thotë fare qartë që minimumi i takimeve është katër, sepse absolutisht duhet të ketë një liri shumë më të madhe personat që janë në paraburgim. Dhe vijmë me një vendim sot të gjykatës, absurd në këndvështrimin tim.
Berisha deklaroi se koalicioni opozitar mbështet plotësisht nismën e një grupi intelektualësh për bashkimin e të gjith...
Pasi Apeli i GJKKO i ka rrëzuar kërkesën ku kishte ankimuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ka reaguar nga qelia ...
Për të rrëzuar një dikaturë mënyrë e vetme është revolta dhe vetëm revolta, tha kryetari i Partisë...
Kreu i PD, Sali Berisha komentoi gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, deklaratën e reporterit për Shqipërinë në ...
Kreu i PD-së Sali Berisha në një dalje për mediat, reagoi pas shfaqjes së kryeministrit Edi Rama sot gjatë një takimi me fe...
Kreu i PD-së, Sali Berisha i ka mbyllur derën opsioneve për bashkëpunim me PS për t’u ulur për reformën territoriale ...
Kreu i PD-së, sali Berisha gjatë konferencës së sotme me gazetarët njoftoi datën e protestës kombtare. Ai ftoi qytetar&eum...
“Kemi gjetur vullnet të përbashkët… Jemi në rrugën e duhur.’ Kjo është deklarata e Ermal Hasimes nj...
Besnik Dervishi, drejtues i departamentit të infrastruktur në PD, në një deklaratë për media u shpreh se çarjet dhe krisj...
Ligjvënësi democrat Belind Këlliçi ka reaguar pas takimit që kryeministri Edi Rama pati me fermerët në Divjakë, pas ...