10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...

Seminari vjetor AFCOS 2025, i zhvilluar në Tiranë më 8-9 tetor, u mbajt në një moment delikat për Shqipërinë, pas skandalit të qeverisë me fondet e IPARD, që tronditi besimin e Bashkimit Europian mbi menaxhimin e fondeve të tij në vend.
Në këtë kuadër, Drejtoresha e Përgjithshme në Detyrë e OLAF-it, Salla Saastamoinen, zhvilloi takime me zyrtarë të lartë shqiptarë, përfshirë Ministrin e Financave Petrit Malaj dhe kreun e SPAK, Altin Dumani, duke theksuar domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të mekanizmave kundër mashtrimit financiar. Saastamoinen theksoi rëndësinë e zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Veprimit Kundër Mashtrimit 2025–2030, që synon të fuqizojë Shërbimin e Koordinimit Kundër Mashtrimit (AFCOS) dhe të garantojë menaxhim të shëndoshë financiar në përputhje me standardet e BE-së. “Qasja jonë është parandalimi, jo vetëm ndëshkimi,” u shpreh ajo, duke theksuar se dialogu i rregullt me institucionet shqiptare është thelbësor për besueshmërinë e procesit të integrimit.
Në takimin me kreun e SPAK, Saastamoinen ofroi ekspertizën e OLAF për të mbështetur hetimet e rasteve komplekse të mashtrimit me fondet e BE-së — një sinjal i qartë për transparencë dhe bashkëpunim të thelluar. Dosja e abuzimeve me fondet e Programit IPARD II ndodhet tashmë në duart e SPAK, pas hetimit të gjerë të OLAF, që konstatoi shkelje të rënda dhe parregullsi në proceset e përzgjedhjes dhe zbatimit të projekteve. Hetimet zbuluan se aplikantëve u kërkohej të paguanin pjesë të granteve te kompani lokale konsulence, ndërsa kontratat jepeshin pa konkurrencë ose përmes garash të manipuluara me oferta të rreme. U konstatuan gjithashtu çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale nga institucionet përgjegjëse.
Si rezultat, OLAF rekomandoi që Komisioni Evropian të mos njohë 33 milionë euro të financimit të Thirrjeve të Para dhe të Dyta të IPARD II, duke i cilësuar si të papranueshme. Po ashtu, organizata paralajmëroi pezullimin e 112 milionë eurove të tjera nga fondet IPARD III, derisa qeveria shqiptare të marrë masa korrigjuese dhe garanci për mbrojtjen e interesave financiare të BE-së.
Në përfundim të seminarit, mesazhi i Brukselit ishte i prerë: Bashkimi Europian nuk do të tolerojë më keqpërdorimin e fondeve dhe kërkon nga Shqipëria transparencë të plotë, llogaridhënie dhe reforma efektive në menaxhimin e fondeve publike, në mënyrë që rruga drejt anëtarësimit në BE të mos cenohet nga abuzimet burokratike./syri
Rreth 70 punonjës të minierës së bakrit në Spaç të Mirditës janë ngritur në protestë prej tre dit&eum...
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar se deri tani janë grabitur të paktën 38 milionë euro nga programi IP...
Data 9 nëntor nuk është më një opsion i zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Tiranës. Eksperti dhe njohësi ...
Shqipëria është renditur ndër vendet me performancën më të mirë në raportin e fundit të Organizatës p&e...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar për herë të parë gjendjen shqetësuese të mësuesve të rinj në Shqipëri gjat&...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në prezantimin e raportit të OECD mbi rezultatet e Anketës Ndërkombëtare t&...
Gjatë fjalës së tij në prezantimin e raportit të OECD mbi rezultatet e Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhë...
Vizita pa axhendë zyrtare e kryebashkiakut të New York Eric Adams në Shqipëri ka bërë bujë në New York. Kjo për s...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka denoncuar në një deklaratë situatën dramatike të shëndetësisë n&...
Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një deklaratë për mediat ka ngritur shqetësimin mbi rritjen e pe...