Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka denoncuar në një deklaratë situatën dramatike të shëndetësisë në vend, duke theksuar problemet serioze në shërbimin onkologjik në QSUNT. Sipas raportit të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, 46% e barnave tumorale të nevojshme nuk janë importuar që nga vitet 2021-2025, duke shkaktuar pasiguri dhe abuzime me shëndetin e qytetarëve.
Spahia përmendi gjithashtu edhe abuzimet me fondet e shëndetësisë, duke përmendur se mbi 50 milion euro shpenzohen çdo vit për PPP-të, disa prej të cilave janë nën hetim nga SPAK për procedura prokurimi të dyshimta. Për më tepër, fondi për koncesionet në sektorin e shëndetësisë është më i lartë se sa financimi për barna dhe pajisje mjekësorë, duke shkaktuar një mungesë të theksuar të mbështetjes financiare për shërbimin onkologjik.
Sipas Spahisë, pacientët trajtohen me barna të skaduara dhe ka mungesë të kontrollit dhe standardeve për furnizimin me barna. Ai kërkoi një hetim të plotë nga organet e drejtësisë dhe njoftoi se Partia Demokratike do të depozitojë një mocion me debat në Kuvend për situatën e shërbimit onkologjik.
Deklarata e deputetit të PD, Bardh Spahia:
Të nderuar qytetarë!
Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit për barnat tumorale shpalos situatën dramatike ku ndodhet sot shëndetësia në Shqipëri; në veçanti shërbimi Onkologjik në QSUNT.
Një shqiptar i diagnostikuar me sëmundje tumorale duhet të përballet jo vetëm me neglizhencë të institucioneve për terapinë, por mbi të gjitha me pasigurinë për barna.
Raporti paraqet situatën reale, që qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë prej vitesh mbulojnë me propagandë boshe apo fasadë godinash.
46% ose 116 barna tumoriale të autorizuara dhe jetike për jetën e qytetarëve nuk janë importuar asnjëherë në periudhën e auditimit 2021–2025.
Dëshmia e para pak javëve e znj. Hava Tafa për mungesë të trajtimit terapeutik me imunoterapinë Pembrolizumab, konfirmohet nga raporti i KLSH.
Ku shkojnë paratë nga taksat e shqiptarëve që i akordohen çdo vit sektorit të Shëndetësisë?!
Mbi 50 milion euro në vit marrin vetëm PPP-të, dy prej të cilëve janë nën hetim nga SPAK. Siç u provua nga komisioni hetimor parlamentar të gjitha të lidhura me procedura prokurimi korruptive. Vetëm për vitin aktual është shtuar me 2.5 milion euro fondi për këto koncesione.
Fondi pë 4 koncesione korruptive është sa dyfishi i të gjithë shpenzimeve për investime që Ministria disburson në vit.
Por ky nuk është i vetmi absurd!
Fondi për barna e pajisje mjekësorë të Spitalit Onkologjik përgjatë 1 viti është plot 13 herë më pak se sa fondi për koncesionet në sektorin e shëndetësisë. Madje gjatë tre viteve të fundit ky fond ka ardhur duke u ulur në gati gjysmë milioni euro, sipas një raporti të mëparshëm nga KLSH.
Spitali Onkologjik merr më pak mbështetje nga qeveria edhe në raport me vetë QSUNT.
Më pak financim, më pak para për barna dhe pajisje mjekësorë, por më shumë pacientë me sëmundje tumorale.
Të nderuar qytetarë!
Abuzimet dhe keqmenazhimi në shërbimin onkologjik vijon me sigurinë e barnave: Qindra e mijëra barna të skaduara, procedura mbetjeje jashtë çdo lloji norme, me procedura prokurimi të dyshimta.
Sot pacientët shqiptarë, sikundër e dëshmon edhe raporti i fundit i KLSH për barnat tumorale, po trajtohen me barna të skaduara!!!
Sistemet monitorimi që nuk garantojnë gjurmim të plotë të barnave dhe paraqesin receta të dublikuara e shkarkime të pasakta;
Mungesë rregulloreje standarde pune dhe kontrolle laboratorike për përgatitjet e barnave;
Mospërmbushje e marrëdhënieve kontraktuale të subjekte furnizuese për barnat;
Penalitete të pa-aplikuara ndaj subjekte që kanë shkelur afatet e furnizimit;
Mungesë e planifikimit afatmesëm (3-vjeçar) për nevojat reale të sektorit, çka ka sjellë nën financim nga viti në vit;
Mungesë kontrollesh laboratorike dhe inspektimesh.
Të nderuar qytetarë!
Kjo situatë ka përgjegjës të drejtpërdrejtë, prandaj ne inkurajojmë organet e drejtësisë të nisin pa humbur kohë një hetim gjithëpërfshirës.
Në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Shëndetësisë garantoj të gjithë qytetarët, dhe në veçanti familjarët e pacientët që marrin trajtim në shërbimin onkologjik në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë, se do të ndërmarrim çdo nismë për të vënë para përgjegjësisë institucionet dhe titullarët e tyre që e kanë përkeqësuar ndër vite këtë shërbim, si dhe do të kërkojmë që e drejta e jetës dhe për shëndet të garantohet për çdo qytetar.
Po ashtu, Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend një kërkesë për mocion me debat me Ministren e Shëndetësisë për situatën në shërbimin Onkologjik.
Ju faleminderit.
Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një deklaratë për mediat ka ngritur shqetësimin mbi rritjen e pe...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Ombra”, ku është arrestuar 38-vjeçari Adjol Kushtaj, i shpallur në...
Kryeministri Edi Rama mesa duket ka nisur përgatitjet se çfarë do të bëjë pasi të largohet nga politika. Shpesh në i...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur një tjetër akuzë të fortë në drejtim të qeverisë, duke deklaruar se ish-kryeb...
Ish-kryeministri Sali Berisha përshëndeti deklaratën në mbështetje të kandidatit të pavarur për Bashkinë e Tiran&...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sërish në një dalje në media për dosjen “Aruba”. Berisha theksoi ...
Kreu i Partisë Demokratike në një konferencë për gazetarë, ka deklaruar se sipas tij, Edi Rama e eleminoi Erion Veliajn nga Bash...
Për kreun e PD-së sjellja e Ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari dhe ajo e Ministres së Brendshme, Albana Koçiu ish...
Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi këtë të premte se Erion Veliajn e arrestoi kryeministri Edi Rama për shkak të projektit të h...
Kryedemokrati Sali Berisha, në një dalje për mediat sot, ka hedhur akuza të frota ndaj kryeministrit Edi Rama, ku sipas tij me avionin cha...