POLITIKE

“Kryebashkiakja pa vota, por me pushtet” – Manastirliu ndan buxhetin e Tiranës nga selia e PS

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2025, 15:46
“Kryebashkiakja pa vota, por me pushtet” – Manastirliu ndan

Një tjetër episod që ngre pikëpyetje serioze mbi respektimin e ligjit dhe autonomisë vendore po zhvillohet në Bashkinë e Tiranës. Të enjten në orën 12:00, Këshilli Bashkiak pritet të shqyrtojë dhe miratojë buxhetin e vitit 2026, por vetëm pak orë më parë, në orën 18:00 të së mërkurës, Ogerta Manastirliu ka thirrur këshilltarët bashkiakë të majtë në selinë e Partisë Socialiste për të diskutuar pikërisht buxhetin e kryeqytetit.

Ky veprim konsiderohet nga shumë si një ndërhyrje e drejtpërdrejtë politike në kompetencat e pushtetit vendor, në një kohë kur Manastirliu nuk mban asnjë funksion drejtues në Bashkinë e Tiranës dhe nuk është zgjedhur nga qytetarët si kryebashkiake.

Ogerta Manastirliu u shpall kandidate e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës pas vendimit të Këshillit Bashkiak për të propozuar shkarkimin e Erion Veliajt. Edhe pse ky propozim u miratua nga Këshilli i Ministrave dhe u hodhën hapat për zgjedhje të parakohshme, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi procesin, duke rikthyer Veliajn në detyrë dhe duke shfuqizuar zgjedhjet.

Pavarësisht këtij vendimi, Manastirliu - aktualisht deputete e PS-së - ka vijuar të sillet si kryetare “de facto” e Bashkisë së Tiranës. Në javët e fundit, ajo ka marrë pjesë aktive në takime për buxhetin, ka drejtuar diskutime me qytetarë dhe është prezantuar si figura politike që udhëheq procesin, duke u konfirmuar nga mazhoranca si kandidate në çdo moment që mund të zhvillohen zgjedhje.

Kjo sjellje nuk është e re. Që më 24 nëntor, Manastirliu ka udhëhequr publikisht dëgjesa për buxhetin në zona si Lapraka dhe Kashari, duke folur dhe vepruar sikur të ishte një kryebashkiake e zgjedhur, ndërsa përfaqësuesit zyrtarë të bashkisë qëndronin në plan të dytë. Kjo praktikë është legjitimuar politikisht edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka prezantuar Manastirliun si drejtuese politike të procesit.

Ekspertë të pushtetit vendor e kanë cilësuar këtë situatë si shkelje të hapur të Kushtetutës, ligjeve për vetëqeverisjen vendore dhe Kartës Europiane të Vetëqeverisjes Vendore.

Pavarësisht kritikave dhe pyetjeve publike, Ogerta Manastirliu nuk ka dhënë sqarime se mbi çfarë baze ligjore drejton këto takime dhe ndërhyn në procesin e buxhetimit të Bashkisë së Tiranës.

Ndërsa Këshilli Bashkiak pritet të votojë buxhetin 2026, përfshirja e drejtpërdrejtë e një kandidateje të pavotuar në këtë proces po shihet gjithnjë e më shumë si një precedent i rrezikshëm: një bashki e drejtuar politikisht nga jashtë, në kundërshtim me ligjin dhe vullnetin e qytetarëve të Tiranës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan