Makina “Benz” del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, banorët shpëtojnë babë dhe bir!
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...

ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike Elbasan, Blendi Himçi ka njoftuar ditën e sotme se ka dhënë dorëheqjen. Himçi në një publikim në "Facebook", ku theksoi gjatë kësaj periudhe është përpjekur me mish e shpirt jo vetëm të përmbush detyrat e tij funksionale, por edhe të bëj gjithçka për të bashkuar e forcuar degën Elbasan. Ai shton se ka ardhur koha të hedh një hap tjetër.
Himçi shkruan se bazuar në udhëzimin e kryesisë së PDSH-së, funksioni i Kryetarit të degës bie ndesh me procesin e Primareve dhe për këtë arsye, ai njofton dorëheqen time si Kryetar i Partisë Demokratike Dega Elbasan. Ai thekson se parimet e tij janë të forta, ndaj e vlerëson procesin e Primareve si një mundësi për të marrë votëbesimin për listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit 2025.
Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike Elbasan! Rreth 3 vite më parë, në një kohë jo shumë të lehtë për familjen tonë politike, falë mbështetjes dhe besimit tuaj u zgjodha drejtues i degës së PD Elbasan. Në respekt të besimit tuaj, por edhe virtyteve që më karakterizojnë si individ, të gjithë energjinë time e vura në funksion të betejave që pasuan,të cilat për hir të vërtetës nuk kanë qënë aspak të lehta.
Gjatë kësaj periudhe jam përpjekur me mish e shpirt jo vetëm të përmbush detyrat e mia funksionale, por edhe të bëj gjithçka për të bashkuar e forcuar degën tonë. Mendoj se ka ardhur koha të hedh një hap tjetër. Ju e dini se bazuar në udhëzimin e kryesisë së PDSH-së, funksioni i Kryetarit të degës bie ndesh me procesin e Primareve dhe për këtë arsye, me përulësi njoftoj dorëheqen time si Kryetar i Partisë Demokratike Dega Elbasan. Parimet e mia janë të forta, ndaj e vlerësoj procesin e Primareve si një mundësi për të marrë votëbesimin tuaj për listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit 2025, për të cilën nuk mund ta realizoj pa mbështetjen tuaj!
E di që edhe në këtë betejë vlerësimi dhe mbështetja nga ju nuk do më mungojë, gjithësesi jam i përulur para jush. Vizioni im është vetëm një. Një Elbasan më i mirë për fëmijët tanë, që ata ta shohin këtu të ardhmen e tyre. Si biri i këtij qyteti plot halle, votëbesimin tuaj do ta përktheja më shumë punë, një zë kritik në Parlament, i cili lobon fort për qytetin, t‘ia kthejë atë bashkëqytetarëve të tij, por që edhe Partia Demokrtike të arrijë fitoren të cilën të gjithë ne e presim me padurim.
Kush më njeh e di që rrugëtimi im në politikë nuk ka qënë as i menjëhershëm,e as i thjeshtë. Askush nuk ma ka dhuruar atë, e as postet që më janë besuar ndër vite. Por besoj që tashmë ka ardhur koha për një tjetër kapitull. Kandidatura ime si deputet më shumë se një ambicie personale, është një detyrim moral për qytetin, fëmijët e mi, familjen, miqtë dhe për ata të cilët presin më shumë prej vizionit dhe përkushtimit tim sublim.
Këto 12 vite në opozitë nuk kanë qënë aspak të lehta,ndaj shqiptarët dhe qytetarët elbasanas meritojnë t‘i udhëheqim për të sjellë ndryshimin. Të dashur demokratë të qytetit tim, siç ju kam shtrirë dorën në këto 3 vite për bashkëpunim, për të qënë pjesë e aksionit opozitar dhe për këtë ju jam mirënjohës,pasi keni qenë gjithnjë aty, kërkoj mbështetjen tuaj edhe në këto Primare. Jam i bindur se sot, nesër dhe ditët që do të pasojnë do të jenë më të bardha për familjen tonë politike, qytetin e Elbasanit dhe Shqipërinë! Ju faleminderit për gjithçka demokratë! Blendi Himçi!
Berisha TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme hapin paraqitjen e programit të PD për kat...
TIRANË- Ambasada Gjermane në Shqipëri ka reaguar përmes një postimi në "Facebook" në lidhje me ndarjen nga jeta të...
Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta t...
TIRANË- Kryeparlamentarja, Elisa Spiropali ka reaguar përmes një postimi në "Facebook" në lidhje me ndarejn nga jeta të Kryepesh...
Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit të qeveri...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se sipas tij shëndetësia është...
ATHINA- Kuvendi grek mbajti sot një minutë heshtje në kujtim të kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatus. ...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nderoi ditën e sotme 80-vjetorin e Kryengritjes antikomuniste të Mal...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama në episodin e radhës të podcastit “Flasim” ka trajtuar temën e pavarësis&...
TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka raguar për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatus. Meta shprehet me ...