Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka bërë një postim në rrjetet sociale ku u drejtohet ambasadorëve të huaj në vend teksa kërkon reagim nga ta lidhur me dënimin e deputetit Ervin Salianji. Boçi shkruan se dosja e Salianjit është nisur me shpejtësi drejt selive të kancelarive dhe mediave perëndimore.
Ai thotë se heshtja e tyre për burgosjen e Salianjit kërcet, sepse ajo ndjek heshtjen tjetër, sipas tij, atë të pranimit të emërimit të Xhafajt në krye të komisionit anti-SPAK. Boçi shton se prej kohësh heshtja e ambasadorëve po mbështet dhe stimulon një regjim që ka shkelur liritë politike e sot liritë themelore të lidhura me fjalën.
Sipas tij, arma më e fortë e kryeministrit Edi Rama në këtë kurs antidemokratik është heshtja e ambasadorëve të cilin ai sot e përdor si dekorin e qeverisë së tij. Ai në fund të postimit u bën sërish thirrje diplomatëve të huaj për reagim.
Postimi:
Ku jeni ju zotërinj ambasadorë?
Dosja e Salianjit është nisur me shpejtësi drejt selive të kancelarive dhe mediave perëndimore. Ai është deputeti i vetëm i arrestuar politik në Evropë. Mekanizmi persekuetues i cili e realizoi burgosjen e tij është drejtësia 500 milionëshe e financuar nga ndërkombëtarët që sot heshtin. Hap i duhur ky i realizuar nga Partia Demokratike, por që natyrshëm nxit pyetjen:
Po pse heshtën përfaqësitë diplomatike tek shihnin se si burgosej një deputet i opozitës mu në mes të Evropës për arsyen e thjeshtë se kishte denoncuar me dokumenta, të vërtetën e narkotrafikut të lidhur ngushtësisht më qeverinë?!
Më saktë të lidhur me personin kyç të reformës së famshme të drejtësisë Fatmir Xhafajn, i emëruar në 2018 Ministër i brendshëm, vëllai i të cilit rezultonte i dënuar për trafik ndërkombëtar të drogës. Është e habitshme kur mendon se disa syresh, dikur dhe tani interesoheshin e reklamonin gjërat më banale si suksese qeveritare, ndërsa sot për një çështje politike me gati 50 procese gjyqësore, të shtrirë në gjashtë vite, nuk kanë një gjysëm fjale për të thënë, sepse nuk na ditkan gjë!? Së paku të dalin e të thonë se nuk i diskutojnë vendimet e gjykatave, sa për të larë gojën, siç vetëjustifikohen në rastin skandaloz Berisha, pavarësisht se e dinë shumë mirë se akuza ndaj Berishës është krejt politike e siç e dinë shumë më mirë se Ervin Salianji është dënuar pa bërë asnjë vepër penale dhe se termi “kallzim publik i rremë” ekziston vetëm në fjalorin personal të Ramës dhe ushtarëve të tij në drejtësi, por jo në kodin e procedurës penale.
Heshtja e tyre për burgosjen politike të Salianjit kërcet, sepse ajo ndjek heshtjen tjetër: Atë të pranimit të emërimit të Xhafajt në krye të komisionit anti-SPAK. Është ironike të mendosh që as vetë SPAK dhe as ndërkombëtarët nuk shohin traun në syrin e pushtetit, por kërkojnë qimen në syrin e opozitës. Nuk shohin e nuk pranojnë që njeriu që ka udhëhequr reformën dje e komisionin sot, është subjekt i ligjit antimafia. E ta mendosh që ishte vetë Xhafaj ai që parashtroi eleminimin me vetting të gjyqtarëve apo prokurorëve që kishin kontakte me persona të papërshtatshëm, me të kaluar kriminale, ndërsa vetë e kishte në shtëpi.
Ku ishit ju zotërinj ambasadorë tek aplikohej ky standart “bëni si them unë por mos bëni siç bëj unë?!
Por kur me fakte Ervini dëshmoi qartazi që policia e shtetit me në krye Ardi Veliun, sipas audiopërgjimeve veproi si grup i strukturuar kriminal bashkë me Nushin e Markon për të sajuar dëshmitarin e rremë Alizoti?
Pse heshtët ju zotërinj?! Së paku të flisnit në emër të mbrojtjes së taksave të qytetarëve tuaj, të harxhuara për policinë e drejtësinë shqiptare. Siç po vazhdoni të heshtni për mosveprimin e SPAK ndaj përgjimeve në Sky-Encro, ku del qartazi bashkëpunimi i qeverisë së Ramës dhe eksponentëve të lartë politikë me eksponentët e krimit të organizuar, për të deformuar rezultatin zgjedhor e për të ndarë interesa.
Po kur Rama e la vendin pesë vite pa gjykatë kushtetuese dhe sot vendimet e saj i trajton si letër higjenike, ku ishit e ku jeni?! Po tani që me trupa gjyqësore politike Rama dënon Ervinin e jo vetëm Ervinin, pse denoncohet e vërteta e krimit dhe korrupsionit, pse heshtni ju zotërinj ambasadorë?!
Të nderuar Ambasadorë! Detyra juaj kryesore është interesi i vendit që përfaqësoni. Por njëherazi dhe mbrojtja e parimeve dhe standarteve demokratike të lidhura ngushtë me liritë politike e liritë themelore në një vend partner të BE. Prej kohësh heshtja juaj po mbështet dhe stimulon një regjim që ka shkelur liritë politike e sot liritë themelore të lidhura me fjalën. Ka deformuar me metoda kriminale proceset zgjedhore, bashkëpunon me krimin hapur në të gjitha nivelet e format, ka grabitur pasuri, ka shpopulluar vendin e ka ndërtuar narkoshtet. Që kërkon të eleminojë opozitën, burgos deputetë dhe synon të burgosë kryetarin e PD dhe drejtuesit e opozitës.
Arma më e fortë e Edi Ramës në këtë kurs antidemokratik është heshtja juaj, të cilin ai sot e përdor si dekorin e qeverisë së tij. Flisni e reagoni zotërinj ambasadorë! E vërteta shëron!!!!
KAMZA- Anëtarët e degës së PD-së së Kamzës zgjedhin sot drejtuesin e degës. Në garë janë Alfred Ha...
NEW YORK- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një album me foto nga vizita e tij ë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kudër...
TIRANA- Media greke "Crisis Monitor" i ka kushtuar një artikull çështjes së anëtarësimit të Shqipërisë në ...
FIER- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar 24 orë pasi është futur në burgun e Fierit. Me anë të një postimi n&...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Xhorxh dhe Aleksis Soros si padronët e Ramës dhe Veliajt. Nisur nga një...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar, deklaroi se, Ervin Salianji tregoi me prova...
TIRANË- Shkrimi që gazeta prestigjoze gjermane 'Der Spiegel', ka bërë për kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe korrupsionin në ve...
TIRANË- Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji, Partia Demokratike ka nisur dosjen e plotë shpjeguese në kancelaritë dhe mediat kr...
silvio gonzato TIRANË- Shqipëria duhet të kapërcejë disa pengesa madhore para se të bëhet pjesë e Bashkimit E...
edi rama SHBA- Në fjalimin e tij, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për muxhahedinët e strehuar në Manëz të Durrësit, ...