Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Në fjalimin e tij, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për muxhahedinët e strehuar në Manëz të Durrësit, për të cilët tha i pranoi në vendin tonë se në Irak iu rrezikohej jeta çdo ditë "nga vrasësit e Teheranit".
Sipas tij sulmi kibernetik ishte një hakmarrje për shkak të strehimit të refugjatëve iranianë. Rama i bëri thirrje Teheranit se do "i duhet ta flejë mendjen, se nuk ka shanse që t’i dorëzojmë ndonjë prej tyre regjimit". Kryeministri po ashtu nuk la pa përmendur edhe strehimin e afganëve në Shqipëri, pas rënies së Kabulit.
PJESË NGA FJALA E RAMËS:
Të parët tanë na mësuan vlerën e të qëndruarit krah hebrenjve duke vënë jetët e tyre në rrezik për t’i mbrojtur nga kasapët e Luftës së Dytë Botërore dhe, po ashtu, i mësuan botës se ishte veç nder të ishe mysliman e të strehoje në shtëpi hebrenjtë, të ishe i krishterë e të bëje të njëjtën gjë, të jesh thjesht njeri kur të tjerë njerëz në rrezik kanë nevojë për ndihmën tënde. Me çfarëdo çmimi.
Me të njëjtën frymë iu dhamë strehë mijëra refugjatëve iranianë, jeta e të cilëve rrezikohej çdo ditë në Kampin “Liberty” në Irak, ku sulmoheshin e iu merrej jeta nga vrasësit e Teheranit. Vende më të mëdha e më të forta europiane nuk deshën t’i ndihmonim dhe ne paguam një çmim të shtrenjtë mikpritjen për ta, pasi regjimi totalitar i Teheranit u angazhua në një agresion kibernetik masiv kundër Shqipërisë, i cili synonte të zhdukte gjithë infrastrukturën tonë digjitale të shërbimeve publike. Po ne nuk u hoqëm dorë dhe nuk do të heqim dorë nga zotimi për t’i strehuar ata njerëz në vendin tonë për aq kohë sa është e nevojshme, sepse mikpritja jonë nuk ishte dhe as është e lidhur me ndonjë qëndrim politik kundër Iranit, por vetëm me bindjen humanitare të gdhendur në shpirtin tonë si komb.
U detyruam t’i përgjigjeshim sulmit brutal të regjimit iranian duke ndërprerë marrëdhëniet tona diplomatike dhe duke përzënë personelin e tij diplomatik nga vendi ynë, por e përsëris se iranianët në Shqipëri janë në besën tonë, ashtu siç qenë hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Teheranit do i duhet ta flejë mendjen, se nuk ka shanse që t’i dorëzojmë ndonjë prej tyre regjimit. Nga ana tjetër, ne nuk i inkurajojmë miqtë e strehuar tek ne në asnjë aksion politik që përdor si platformë Shqipërinë.
Së fundi, u desh t’u hapnim dyert edhe mijëra afganëve, jetët e të cilëve u gjendën befasisht në rrezik nga rënia e Kabulit. Ishte vërtet e sikletshme të shihje si më të mëdhenjtë e të pasurit mes anëtarëve europianë të NATO iu shmangën detyrimit më të natyrshëm njerëzor për t’i shpëtuar ata pasi ne lamë vendin e tyre.
Ata i besuan ëndrrës që iu shitëm me plot fjalë të bukura, liri, demokraci, të drejtat e grave, media e lirë e kështu me radhe dhe u ekspozuan me gjithë zemër duke punuar me ne në Afganistan si qytetarë të lirë dhe për ne si shoferë, pastrues, përkthyes, teknikë. Por, befas, ne ndryshuam mendje. I lamë armiqtë e tyre të rimerrnin pushtetin dhe premtimet tona të bukura nuk kishin më asnjë vlerë në errësirën e vetmisë së tyre tmerruese. Në fakt, nuk i takon Shqipërisë të thotë nëse duhej të qëndronim apo të iknim. Jemi shumë të vegjël për vendimet e mëdha të aleancës sonë. Por shpirtin e kemi shumë të madh për të mos e parë dëshpërimin e atyre afganëve si dëshpërimin tonë kur ishim nën sundimin e talebanëve tanë të kuq.
Kështu, në bashkëpunim me një sërë organizatash humanitare në Shtetet e Bashkuara dhe me ndihmën e Departamentit të Shtetit, i strehuam dhe iu dhamë shansin të nisnin një jetë të re, në vend se të ekzekutoheshin apo të harroheshin deri në vdekje në burgjet e ferrit të talebanëve. Dhe jemi shumë krenarë kur shohim që ata marrin frymë lirisht këtu, në Shtetet e Bashkuara, në Kanada dhe edhe në Shqipëri. Shqipëria qëndron sot në skenën botërore krenare pas kalimit nga një e shkuar e errët diktatoriale në një rrugëtim të gjatë tranzicioni, gjatë të cilit kemi vuajtur shumë paragjykime nga bota jashtë nën damkën e kriminelëve të varfër.
edi rama SHBA- Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit të organizuar në New York për kontributin dhe vlerësimin e Shqipë...
edi rama SHBA- Ditën e sotme në New York po zhvillohet një aktivitet për kontributin dhe vlerësimin e Shqipërisë dh...
ervin salianji TIRANË- Mbrëmjen e djeshme deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u transferua në burgun e Fierit, ku do të...
genta vangjeli TIRANË- Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli në një deklaratë për mediat ...
ervin salianji FIER- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar nga burgu i Fierit përmes një postimi në rrjetet social...
Edi Rama NEW YORK- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, bëri th...
Edi Rama NEW YORK- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshm...
edi rama SHBA- Në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në New York, kryeministri Edi Rama ka folur...
foto e postuar nga bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka bërë një reagim pas deklaratës s...
burgu i fierit FIER- Deputeti Ervin Salianji ka mbërritur në IEVP Fier, ku do të vuajë dënimin me 1 vit burg për ka...