Në shtator të vitit 2022 Shqipëria ndodhej në kulmin e krizës energjetike. Qeveria kishte shpallur emergjencën dhe qytetarët përballeshin me paralajmërime për rritje të faturave të energjisë.
Në të njëjtën kohë, kryeministri Edi Rama i kishte hapur rrugën një projekti prej 410 milionë lekësh në oborrin e Kryeministrisë: “Parkut Eden”. Vendimi ndezi debat publik dhe shkaktoi një lumë akuzash nga opozita. Rama u përpoq ta shuante polemikën duke mohuar kategorikisht se qeveria kishte shpenzuar para për këtë instalacion.
Por tre vite më vonë, kryeministri ndryshoi qëndrim.
Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, ai pranoi se ndërtimi i “Parkut Eden” ishte një “investim shtetëror”. Pa përmendur shifra konkrete, Rama u kujdes të theksonte se “shpenzimet ishin të papërfillshme krahasuar me vlerën e shtuar që krijojnë”. “Ky nuk është oborri i shtëpisë time, është një park inovativ i cili do t’i shërbejë të gjithë kryeministrave më pas dhe do të jetë një vlerë e kësaj godine, shumë e shtuar”, deklaroi ai.
Kjo deklaratë bie ndesh me qëndrimin e tij të shtatorit 2022. “Qeveria nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për asnjë lloj instalacioni në mjediset e Këshillit të Ministrave,” shprehej Rama.
Nëse atëherë “Parku Eden” ishte një shpenzim i mohuar, në vitin 2025 është shndërruar në simbol krenarie për Kryeministrin.
Si duket sot ‘Parku Eden’?
Për herë të parë, pamjet e “Parkut Eden” u publikuan këtë fillimviti nga vetë kryeministri Edi Rama. Ai zgjodhi që urimin për Vitin e Ri 2025 ta përcillte nga instalacioni prej druri i ndërtuar në oborrin e Kryeministrisë, i cili ishte pjesërisht i përfunduar.
Në videon e shpërndarë nga Rama, kamera ndjek kryeministrin teksa përshkon hapësirat e reja. Pamjet nisin me akuariumin që rrethon strukturën vertikale prej druri, ku shfaqen peshq të shumtë. Më pas, Rama ngjitet në çdo kat të parkut duke treguar ambientet e mbushura me gjelbërim, lule dhe pemë të vendosura në mënyrë dekorative.
Në fund të videos, kryeministri ngjitet shkallëve spirale që çojnë në tarracë, nga ku ofrohet një panoramë mbi Tiranën, përpara se të zbresë sërish dhe të japë urimin për shqiptarët.
‘Parku Eden’ u inagurua në muajin qershor.
“Ky ishte kulmi i jetës sime arkitekturore. Hapja e Kopshtit tonë ishte e mbushur me heronj, mentorë dhe miq.
Nuk mund të mos ndihem pak si një fëmijë që i tregon prindërve një vizatim dhe thotë: “Shiko çfarë bëra.”- shkruante arkitekti austriak Chris Precht teksa ndante pamjet e inagurimit të ‘Parkut Eden’.
Përgënjështrimi nga Faktoje
Edhe tre vite më parë, Faktoje përgënjeshtroi deklaratat e Ramës duke sjellë prova të kundërta. Nga verifikimi i bërë në shtator 2022 rezultoi se qeveria kishte ngarkuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit për zbatimin e instalacionit prej druri në oborrin e Kryeministrisë, të quajtur “Parku Eden”. Projekti parashikonte edhe prodhimin e energjisë përmes paneleve diellore, me një kosto totale prej 410 milionë lekësh ose rreth 3.7 milionë euro me kursin e kohës. Projekti ishte hartuar nga studio austriake Precht, e specializuar në ndërtim ekologjik me materiale natyrale nën drejtimin e arkitektit Chris Precht.
Objekti parashikonte, ngritjen e një parku të gjelbër vertikal, me mjedise pune, hapësira për takime dhe eventesh publike, në funksion të aktivitetit të Kryeministrisë, të institucioneve të tjera apo edhe shoqërisë civile.
Po ashtu, mbulimin e tarracës së kryeministrisë me 1,700 m² panele fotovoltaike si dhe sisteme të riciklimit të ujit të shiut.
Asokohe FSHZH e përshkruante projektin si “unik” dhe “model të qëndrueshmërisë mjedisore”.
Përfundim
Nisur nga verifikimi i kryer dhe informacionet e mbledhura, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se “qeveria nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për asnjë lloj instalacioni në mjediset e Këshillit të Ministrave” e kategorizojmë të pavërtetë. /Faktoje/
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
19 Shtator18:13
Ndërron jetë ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe ish-themeluesi i PD, Abdi Baleta
Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe një nga ish-themeluesit e PD, Abdi Baleta ka ndërruar jetë.
Abdi Baleta lindur në fsh...
POLITIKE
19 Shtator18:02
Një listë ndërtuesish abuzivë që qarkullojnë nëpër Tiranë/ "Edi Rama kërcënon Mand Lilon e kullës "Eye of Tirana": S'do e gëzosh dot
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme foli për kritikat ndaj ndërtimeve pa leje, duke ia lënë fajin inspektorëve që nuk arrij...
POLITIKE
19 Shtator17:57
Socialistët i “presin biletën” si kryebashkiak, Veliaj ankohet nga qelia për antikushtetutshmëri
Bazuar në një udhëzim publik të kryeministrit Edi Rama, anëtarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të...
POLITIKE
19 Shtator17:28
Video/ Braçe përplaset me Anuela Ristanin për mbeturinat në Selitë: Turp të kesh për arrogancën tënde!
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj kryetares së komanduar në Tiranë, Anuela Ristani pasi nuk ka marrë p&eum...
POLITIKE
19 Shtator17:11
“‘Diella’ një model centralist pushteti që Rama ka ndërtuar”, Kathimerini: Pse në Shqipëri, teknologjia merr një karakter thuajse teatral
Në mesin e shtatorit, Shqipëria u bë vendi i parë në Evropë që prezantoi në Parlamentin e saj një “minist&eum...
POLITIKE
19 Shtator16:44
GJKKO nuk liroi Metën nga burgu, reagon avokati: Beteja vijon në Apel
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hedhur poshtë kërkesën e avokatëve të ish-presiden...
POLITIKE
19 Shtator16:22
Emërimi i qeverisë/ Moment epik, Spiropali sposton Mirela Kumbaron për tu fotografuar krah Ramës
Në Presidencë është zhvilluar sot ceremonia e betimit të qeverisë së re, ku kryeministri Edi Rama dhe 16 anëtarët...
POLITIKE
19 Shtator16:12
Bardhi dënon vendosjen e tritolit pranë banesës së Mziut: Akte të tilla janë të paimagjinueshme në një shoqëri demokratike
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka dënuar vendosjen e tritolit pranë banesës së deputetit ...
POLITIKE
19 Shtator15:58
Gjyqtarja Irena Gjoka kërkon të hiqet nga çështja e Metës, kreu i GJKKO-së refuzon
Sot në GJKKO shqyrtohet kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir M...
POLITIKE
19 Shtator15:26
Këshilli Bashkiak vendos të martën për shkarkimin e tij/ Veliaj kërkesë për të marrë pjesë në mbledhje: Dua të dëgjohem
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka drejtuar sot një kërkesë anëtarëve të Këshillit Bashkiak t...