POLITIKE

Kuvendi miraton draftet për rritjen e pagave, kostoja totale 39 miliardë lekë. Ibrahimaj: Përfitojnë 130.330 punonjës!

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Maj 2023, 19:45
Kuvendi miraton draftet për rritjen e pagave, kostoja totale 39

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi sot dy projektligje, atë për disa ndryshime në ligjin nr.9584, datë 17.07.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, si dhe p/ligjin “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, që i hapin rrugë reformës së pagave që ka propozuar qeveria.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot reforma në sistemin e pagave që kërkohet të miratohet, synon bërjen më tërheqëse të administratës publike për ekspertët e kualifikuar, ndërsa kostoja vjetore është 39 miliardë lekë.

Gjatë prezantimit të projektligjit, Ibrahimaj theksoi se përfitues do të jenë 130 330 punonjës të administratës qendrore dhe vendore.

“Nga ligji përfitojnë 250 funksionarë politikë, që pagën e kanë të lidhur me atë të presidentit. Paga e presidentit propozohet të shkojë 425 000 lekë, nga 257 000 që është aktualisht. Nga ky projektligj janë përfitues punonjës të administratës qendrore dhe vendore. Reforma për rritjen e pagave do të shtrihet në dy vite. Kostoja totale e kësaj politike është 39 miliardë lekë në 1 janar 2025. Në total janë 130 330 punonjës përfitues”, bëri të ditur Ibrahimaj.

Sipas ministres, synimi kryesor është që përmes kësaj reforme paga mesatare në administratë të shkojë 900 euro, nga 530 euro që është aktualisht.

Objektivi që synohet të arrihet përmes amendimit të këtyre dy ligjeve është krijimi i një piramide të niveleve të pagave për disa institucione kushtetuese dhe të pavarura.

Me përcaktimin e pagës së Presidentit, si paga më e lartë në Republikën e Shqipërisë, janë të lidhura gjithashtu edhe disa funksione të tjera kushtetuese dhe të pavarura të krijuara me ligje specifike, duke krijuar kështu një hierarki mes këtyre funksioneve, por njëkohësisht duke u shkëputur ndjeshëm nga funksione të tjera të administratës publike

Përfituesit dhe efektet financiare janë si më poshtë:

Presidenti i Republikës, titullarët dhe anëtarët me kohë të plotë të organeve kolegjiale drejtuese të institucioneve të pavarura kushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj.

Praktikisht, përfitojnë 250 funksionarë politikë dhe funksionarë të tjerë, të cilët pagën e kanë të lidhur me pagën e Presidentit dhe efekti financiar vjetor vetëm për këto kategori përllogaritet në 20 milionë lekë.

Më konkretisht, paga e presidentit propozohet të rritet në nivelin 425 mijë lekë të reja nga 257 mijë lekë që është aktualisht. Për sa i përket koeficientëve të pagës për pozicionet që kanë të bëjnë me institucionin e Kuvendit dhe atë të Ekzekutivit, ato janë përshtatur pa ndryshuar nivelin aktual të pagave, për ta rikonsideruar në një moment të dytë. Kjo për shkak fokusimin fillimisht tek finalizimi i kësaj politike të re të rritjes së pagave për një kategori më të madhe përfituesish, sikurse janë të gjithë punonjësit e administratës publike qendrore dhe vendore.

Grupet e prekura indirekt janë të gjithë punonjësit e administratës publike qendrore dhe vendore. Politika e rritjes së pagave për administratën publike është parashikuar të shtrihet në dy vite.

Sa i takon efektit financiar, kostoja totale e kësaj politike më 1 janar 2025 shkon rreth 39 miliardë lekë. Nga kjo reformë përfitojnë në total 130 330 punonjës.

Projektligji “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”:

– krijon një panoramë të qartë të fushës së veprimit të projektligjit;

– përfshin përkufizimet për institucionet apo njësi të tjera organizative të administratës publike, në përputhje me legjislacionin në fuqi;

– përcakton qartësisht që me këtë projektligj të ri do të rregullohen kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe trajtimeve vetëm për të punësuarit në administratën publike, me përjashtim të pagës minimale në shkallë vendi, e cila do të jetë e detyrueshme edhe për sektorin privat;

– përfshin për herë të parë parimet mbi bazën e të cilave duhet të përcaktohen pagat, trajtimet e tjera financiare dhe përfitimet;

– qartëson kompetencat që kanë institucionet/organet që kanë të drejtë të përcaktojnë paga, trajtime të tjera financiare dhe përfitime për të punësuarit në administratën publike, duke përcaktuar njëkohësisht edhe aktin ligjor apo nënligjor për ushtrimin e këtyre kompetencave;

– përcakton institucionet që propozojnë për Këshillin e Ministrave projektvendimet në fushën e pagave, të trajtimeve të tjera financiare dhe të përfitimeve;

– përcaktohet procedura se si ndërmerret iniciativa për të hartuar një projektvendim të Këshillit të Ministrave për pagat, trajtimet e tjera financiare dhe përfitimet;

– parashikon kompetenca të reja, për të cilat kishte boshllëk ligjor, nëpërmjet të cilave përcaktohen që të punësuarit në administratën publike përveç pagës dhe shpërblimeve, do të kenë të drejtë edhe për trajtime financiare dhe përfitime të tjera

– parashikon kompetencën e Këshillit të Ministrave për të miratuar indeksimin e pagave.

Niveli i indeksimit, në çdo rast, nuk do të kalojë mbi një pikë përqindjeje mbi nivelin e targetuar të inflacionit nga Banka e Shqipërisë.

Nëpërmjet miratimit të këtij projektligji synohet të arrihet:

– krijimi i një kuadri rregullator të konsoliduar për kompetencat e caktimit të pagave, të trajtimeve të tjera financiare dhe të përfitimeve të tjera të të punësuarve në administratën publike;

– të punësuarve të administratës publike u njihet e drejta edhe për trajtime të tjera financiare dhe përfitime te tjera, përveç pagës dhe shpërblimit për rezultate në punë;

– i jepet zgjidhje nevojës për të siguruar pagesa konkurruese me tregun privat për disa kategori në fusha apo nënfusha prioritare të zhvillimit të vendit që do të përcaktohen rast pas rasti me vendim të Këshillit të Ministrave.

Kjo iniciativë, besojmë se do të krijojë kushtet e nevojshme që institucionet e administratës publike të mund të mbajnë apo të tërheqin disa kategori të punësuarish, sidomos në sektorin e IT, duke konkurruar denjësisht me tregun privat.

– i jepet zgjidhje të gjitha problematikave të evidentuara ndër vite.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan