Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim në selinë blu me LDG me rastin e festave të fundvitit. Berisha gjatë fjalimit tij e ka quajtur regjimin e kryeministrit Edi Rama një Luçifer. Gjithashtu Lideri i opozitës u shpreh se nga kjo katastrofë e kanë pësuar më rëndë nënat dhe vajzat shqiptare. Më tej ai tha se sot në Shqipëri janë qindra e mijëra nëna që nuk i kanë në vatra fëmijët e tyre, por i kanë përcjellë në rrugët e dheut vetëm e vetëm për mbijetesë.
"Të dashura zonja, zonjushe, demokrate, nëna, motra, vajza, është një nder i veçantë për mua që t’u përshëndes ju sot në këtë ditë të bekuar dhe të përshëndes çdo nënë, motër, vajzë, grua shqiptare ditën e lindjes së hyjit, lindjes së Krishtit. Nuk duhet harruar se është profeti i të gjitha besimeve. Të përulem me nderimin më të thellë para kontributit tuaj, para sakrificave tuaja, para qëndresës tuaj. Zonjat dhe zonjushet demokrate, si në tërësi opozitarët, por këto më shumë se të gjithë të tjerët, kanë përjetuar një kalvar me regjimin e rilindjes. Mund t’i japim shumë epitete këtij regjimi, por kam arritur në përfundimin se më shumë se çdo gjë tjetër i përshtatet ta quajmë Luçifer.
Me këtë term të marrë nga mitologjia, ku u instalua për të bërë ndryshim dhe krijoi një katastrofë me fuqitë shkatërrimtare, të paparë në ndonjë komb tjetër. Dhe në këtë katastrofë, ato që e pësuan më rëndë dhe më shumë janë nënat shqiptare. Janë vajzat dhe familjet shqiptare. Sot në Shqipëri janë qindra e mijëra nëna që nuk i kanë në vatra fëmijët e tyre, por i kanë përcjellë në rrugët e dheut vetëm e vetëm për mbijetesë. Sot në Shqipëri më shumë se në çdo vend tjetër, janë qindra mijëra gjyshe që jetojnë në vetminë më të thellë, sepse ata që mund të tregonin kujdesin më minimal, janë larguar nga Shqipëria dhe kanë marrë rrugët e dheut.
Sot në Shqipëri janë qindra mijëra nëna, motra që përballen me egërsinë më të madhe me një varfëri të frikshme, e cila iu imponon atyre të numërojnë kafshatët, iu imponon atyre të mos mjekohen se ilaçet nuk mund t’i blejnë, iu imponon atyre të zhyten gjithnjë e më shumë në vetmi. Të pranojnë në njëfarë mënyrë fatin e tyre jo të mirë. Pse e thashë atë Luçifer unë? Nuk e thashë për të bërë një krahasim të pakrahasueshëm. Por të marrim pak këtë qeveri. Kur Edi Rama krijoi kabinetin me një prezencë të fuqishme grash dhe vajza, unë e përshëndeta me sinqeritet të plotë, pavarësisht se ai ishte një kundërshtar dhe ato ishin kundërshtare.
Por kur shoh dramën në të cilën përjeton sot nëna, motra, vajza shqiptare, dhe faktin që këto zonja të pushtetit nuk shqipërojnë një herë të vetme, qoftë dhe problemin më të vogël që kanë nënat dhe motrat shqiptare, nuk arrijnë të gjejnë forcën minimale morale për t’i dërguar një telegram ngushëllimi nënës së Martin Canit që u vra në gjirin e shkollës, por që meqenëse u vra në shkollë, ai për Edi Ramën është armik, sepse për të nuk kushton jeta e njeriut, por kushton akuza që i bëhet shkollës. Pra, në këtë aspekt kjo është një metamorfozë e frikshme, një metamorfozë njerëzore që as në romanet e Kafkës apo të Oruellit nuk e gjen dot," tha Berisha.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka folur për ngjarjet e protestës së 23 dhjetorit dhe për reprezalj...
Xhelal Svecla KOSOVË- Ministria e Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se Serbia i ka refuzuar kërkesën ministrit Xhe...
TIRANA- Deputeti i Partisë Socialishte, më parë sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca &eum...
LEZHA- Ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është arratisur, veprim ky që vjen pas faktit se ai duhej t&eu...
aldor nini TIRANË- Drejtuesi i Acromax, Aldor Nini, i ftuar në emisionin Open në News 24 tha se Tik Tok është i vetmi rrjet socia...
mustafa nano ZVICËR- Ambasadori shqiptar në Zvicër, Mustafa Nano ka dhënë dorëheqjen nga posti i diplomatit. Lajmin e ka kon...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar besimtarët e krishterë dhe ortodoksë për festën e Krishtldi...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni...
edi rama TIRANË- Edi Rama ia ka dalë të prodhojë një tjetër manovër mediatike për të bërë që t&...
edi rama KAVAJË- Kryeministri Edi Rama në darkën e fundvitit me ambasadorët e akredituar në vendin tonë komentoi mungesë...