Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
KOSOVË- Ministria e Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se Serbia i ka refuzuar kërkesën ministrit Xhelal Sveçla për të vizituar Luginën e Preshevës. Sipas njoftmit, vizita ishte paralajmëruar të zhvillohej më 23 dhe 24 dhjetor.
Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme, bëhet me dije se qeveria e Serbisë e ka refuzuar kërkesën e kësaj vizite, duke argumentuar se qëndrimet e Sveçlës janë të drejtuara kundër komunitetit serb si dhe kundër normalizimit të paqes dhe stabilitetit.
MPJ ka theksuar se në dy vitet e fundit janë refuzuar vazhdimisht kërkesat e vizitave të zyrtarëve të lartë të shtetit për në Luginë.
Më tej, në deklaratë thuhet gjithashtu se Serbia ka refuzuar kërkesën për vizitë edhe ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, më 27 shkurt. Theksohet se refuzimi ishte bërë pa asnjë arsyetim të vlefshëm dhe disa orë para se Gërvalla të arrinte në pikën kufitare.
MPJ thotë se veprime të tilla nga Serbia kanë për qëllim tensionet në Republikën e Kosovës, e janë pjesë e provokimeve të vazhdueshme me qëllim të shkaktimit të konflikteve.
Njoftimi i plotë nga Ministria e Brendshme e Kosovës:
Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, z. Xhelal Sveçla, më datën 23 dhe 24 dhjetor 2024 ka paralajmëruar vizitë zyrtare njëditore në Luginën e Preshevës, Medvegjë dhe Bujanoc. Në kuadër të kësaj vizite, ministri z. Sveçla kishte paraparë takime me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës (KKSH), duke filluar me përfaqësuesit e Zyrës së KKSH-së në Medvegjë, për të vazhduar në Bujanoc, në selinë e KKSH-së, si dhe më pas në Preshevë, në selinë e degës së KKSH-së për këtë komunë.
Përkundër faktit që janë ndjekur të gjitha procedurat e parapara për vizita të tilla zyrtare të përfaqësuesve qeveritarë dhe shtetërorë të Republikës së Kosovës në Serbi sipas Marrëveshjes së Brukselit për Vizita Zyrtare, Qeveria e Serbisë e ka refuzuar kërkesën për lejimin e kësaj vizite. Si pretekst për refuzim janë theksuar qëndrimet dhe veprimet e ministrit Sveçla, të cilat, sipas Qeverisë së Serbisë, janë të drejtuara kundër komunitetit serb në Republikën e Kosovës si dhe kundër normalizimit, paqes dhe stabilitetit.
Qeveria e Serbisë gjatë këtyre dy viteve të fundit ka refuzuar rregullisht vizitat e zyrtarëve të lartë qeveritarë të Republikës së Kosovës, posaçërisht kur bëhet fjalë për vizitat në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Përveç vizitave të ministrit Sveçla, janë refuzuar rregullisht edhe vizitat e ministrave të tjerë të kabinetit qeveritar të Republikës së Kosovës, e fundit nga të cilat ka qenë vizita e Ministrit për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Hajrulla Çeku, e paralajmëruar ditë më parë, më 19 dhjetor 2024.
Për më tepër, edhe vizita e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, e paralajmëruar në fillim të këtij viti, respektivisht, më 27 shkurt 2024, për të marrë pjesë në Pritjen për Përvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e organizuar nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi, ishte refuzuar pa asnjë arsyetim të vlefshëm dhe disa orë para se znj. Gërvalla të arrinte në pikën kufitare.
Veprime të tilla të Qeverisë së Serbisë kanë për qëllim të qartë mbajtjen e tensioneve me Republikën e Kosovës në shkallë të lartë. Janë pjesë e provokimeve të vazhdueshme, të cilat Serbia i bën në baza të rregullta dhe me qëllim të shkaktimit të konflikteve, ku aktet terroriste në Banjska dhe Ibër-Lepenc janë manifestimi më i dukshëm i këtyre synimeve nga ana e Serbisë.
TIRANA- Deputeti i Partisë Socialishte, më parë sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca &eum...
LEZHA- Ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është arratisur, veprim ky që vjen pas faktit se ai duhej t&eu...
aldor nini TIRANË- Drejtuesi i Acromax, Aldor Nini, i ftuar në emisionin Open në News 24 tha se Tik Tok është i vetmi rrjet socia...
mustafa nano ZVICËR- Ambasadori shqiptar në Zvicër, Mustafa Nano ka dhënë dorëheqjen nga posti i diplomatit. Lajmin e ka kon...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar besimtarët e krishterë dhe ortodoksë për festën e Krishtldi...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni...
edi rama TIRANË- Edi Rama ia ka dalë të prodhojë një tjetër manovër mediatike për të bërë që t&...
edi rama KAVAJË- Kryeministri Edi Rama në darkën e fundvitit me ambasadorët e akredituar në vendin tonë komentoi mungesë...
edi rama KAVAJË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në darkën tradicionale të fundvitit me Trupin Diplomatik t&eum...
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa tha se kryeministri Edi Rama zgjodhi tre mënyra për tu marrë me TikTok. Zhupa ...