Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
NGA ANDI BUSHATI:
Përpjekja e zv/kryeministres për të blerë heshtjen e mediave shërben për të mprehur shqisat e publikut për të lexuar përmes të pathënave dhe asaj që i fshihet
Nëse dikush do të merrte mundimin të hartonte një manual për të zbuluar se cilat janë mediat që e kanë nxjerrë në treg profesionin e tyre do ta kishte shumë të lehtë të bazohej vetëm në dy raste: mënyrën si ato janë sjellë, fillimisht me problemet që ka pasur Erion Veliaj e tani së fundi, Belinda Balluku, në raport me drejtësinë.
Edhe i pari edhe kjo e fundit kanë si karakteristikë të përbashkët një heshtje përkëdhelëse të pjesës më të madhe të televizioneve dhe faqeve online ndaj tyre.
Fillimisht, kur u zbulua skandali i drejtorëve të 5D, askush nuk bëri emision mbrëmjeje, madje as nuk e raportoi lajmin. E njëjta situatë u përsërit edhe kur u mor vesh se Belinda Balluku do kapërcente derën e SPAK-ut. Ndonëse të gjithë e dinin vendimin e pakthyeshëm, pjesa më e madhe fshiheshin pas gishtit deri sa doli komunikata e marrjes si e pandehur të zv/kryeministres.
Po ashtu edhe faza e ndërmjetme, ajo nga parakalimi i parë i Veliajt tek dera e prokurorisë së posaçme e deri tek prangosja e tij, ngjan si dy pika uji me atë që po ndodh tani me Ballukun. Në vend që të flasin për dosjen, akuzat, dyshimet për abuzim apo qoftë edhe për kundërshtimet që ka rreth tyre, një pjesë e madhe e ekraneve i paraqisnin ata në takime zyrtare me Ramën, në aktivitete ndërkombëtare, për të krijuar iluzionin e rremë të normalitetit. Sot të njëjtat media që tentojnë ta varrosin dosjen e Belës propagandojnë me tituj të mëdhenj një udhëtim të saj me tren në Zvicër, një takim ndërkombëtar në Athinë, një aktivitet të përbashkët me kryeministrin.
Në një mjedis normal do të duhej të ndodhte krejt e kundërta. Të gjitha faktet e dala duhej të kalonin në sitën e pushtetit të katërt. Do duhej të analizohej se si është e mundur që numri dy i qeverisë, ka qenë prezente në çdo hap të manipulimit të një tenderi, se si ajo kontrollon anulimin, rritjen marramendëse të shumës me 50 milionë euro, përzgjedhjen e fituesve, hilen e futjes së një konkurenti sa për letra fallco e më pas tërheqjen ‘de facto’ të tij.
Së fundi, BIRN ka publikuar një investigim ku vihet në pikëpyetje siguria e punimeve në tunelin e Llogorasë, që nëse rezulton i vërtetë, mund të prodhojë një skenar të ngjashëm me atë të shembjes së strehës së stacionit të trenit në Novi Sad të Serbisë, i cili gjithashtu duhet të prodhonte një debat mes atyre që kanë fakte alarmuese dhe të tjerëve që japin garanci se gjithçka është OK.
Pra, thënë këtë, askush nuk pretendon se Belinda Ballukut do duhej ti mungonte mbrojtja dhe angazhimi i atyre që rreshtohen në favor të saj. Për sa kohë ajo ende prezumohet e pafajshme do të qe normale që të kishte gazetarë dhe media që do të paraqisnin versionin e saj.
Por këtu nuk po ndodh kjo, në vend të një diskutimi demokratik, me pro dhe kundër, Belinda ka vendosur të blejë heshtjen. Pikërisht pranimi i këtij kushti përbën njollën më të errët të një pjese të madhe të mediave tona. Duke zgjedhur me vullnet të lirë, që të transmetojë pamje të Veliajt duke inaguruar një shkollë, ndërkohë që atij i ishin vënë prangat, apo Ballukun në një tren shpejtësie, ndërkohë që asaj i kishte mbërritur thirrja për në SPAK, ato vetëm sa ulërasin në sy të ndjekësve se nuk janë shtëpi informimi, po kioska shitblerjeje. Ato dëshmojnë se deri në ç’pikë ka degraduar besueshmëria e pushtetit të katërt në vend.
Por sa do e zymtë apo e trishtë të duket kjo situatë, ashtu siç ndodh me thellimin e ç’do të keqeje, ajo prodhon vetvetiu edhe efektin e kundërt. Ky fenomen absurd shërben për të mprehur shqisat e publikut për të lexuar përmes të pathënave dhe asaj që i fshihet.
ga mënyra se si mediat po sillen me Belinda Ballukun mund të nxirren dy konkuzione të thjeshta. E para, se ajo ndihet e fajshme prandaj po tenton të blejë shtrenjtë heshtjen. Dhe tjetra për të zbuluar më lehtë ato TV dhe gazeta online që e kanë shndërruar në pazar misionin e tyre.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, bëri të ditur se opozita do të vendosë &ld...
Duke komentuar hetimet e SPAK ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku për aferën prej 50 mln eurosh për tunelin e Llogarasë, ministrja e Jasht...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pasi SPAK i ka dërguar një fletëthirrje për t’u paraqitur në kuad...
Sekretariati i Etikës ka vendosur të rrëzojë kërkesën e PD-së për përjashtimin e Taulant Ballës. PD në ...
Kreu i opozitës Sali Berisha bëri sot me dije bisedat që ndodhën në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. ...
Kreu i opozitës Sali Berisha tha se dy ministrat e Ramës, Gjiknuri dhe Ahmetaj nuk kanë pranuar të firmosin për Aeroportin e Vlor&eum...
Sali Berisha në një konferencë për shtyp në selinë blu hodhi dritë mbi një kërcënim që i është...
Nga Adrian Thano Një grua nga periferia del në rrugë për të protestuar, me fotografinë e burrit të vdekur në minier&eum...
Zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë Berat patën pjesëmarrjen më të ulët të viteve të fundit, me vetëm 19....
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas shfaqjes së Kryeministrit Edi Rama në krah të t&eu...