Zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë Berat patën pjesëmarrjen më të ulët të viteve të fundit, me vetëm 19.84 për qind të qytetarëve të regjistruar që morën pjesë në votim, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërsa reshjet e shiut mbulonin rrugët e qeta të Beratit, në ambientet e KZAZ-së lokale u shpall rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të pjesshme vendore. Kandidati i Partisë Socialiste, Ervin Ceca, fitoi garën për kryebashkiak me një diferencë të thellë në përqindje, por me vetëm rreth trembëdhjetë mijë vota në total – në një proces ku mori pjesë më pak se një në pesë zgjedhës.
Në momentin e shpalljes së rezultatit në KZAZ-në e Beratit nuk pati brohoritje; pak persona ishin të pranishëm në ambientet e numërimit, ndërsa pjesa më e madhe e qytetit vijoi rutinën e zakonshme të mëngjesit. Rezultati i pritshëm, i dalë nga një proces pa rivalitet real dhe me një pjesëmarrje minimale, u perceptua si formalitet më shumë sesa garë.
Kjo mungesë reagimi publik, bashkë me shifrat e ulëta të votimit, dëshmon për largimin e qytetarëve nga procesi zgjedhor dhe mungesën e besimit te efektiviteti i zgjedhjeve lokale, veçanërisht në bashkitë ku njëra forcë politike dominoi pa sfidë reale.
Në total, në Bashkinë Berat ishin regjistruar 82.161 zgjedhës, ndërsa në votim morën pjesë 4.557 persona. Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët, kandidati i Partisë Socialiste, Ervin Ceca, siguroi një fitore të thellë me 13.050 vota, që përbëjnë 83.35 për qind të totalit, ndaj rivalit të pavarur të mbështetur nga opozita, Pavlo Shkarpa, i cili mori 2.607 vota ose 16.65 për qind.
Procesi i votimit u zhvillua në 116 qendra votimi, prej të cilave 72 në qytet dhe 44 në zonat rurale, ndërsa numërimi u krye në dy KZAZ: nr. 66, në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani”, dhe nr. 67, në Bibliotekën “Vexhi Buharaja”.
Dita e zgjedhjeve në Berat kaloi pa incidente, por u karakterizua nga mungesa e dukshme e vullnetit qytetar për të votuar.
Procesi u zhvillua si një formalitet, nën reshje shiu dhe pa gjallëri fushate në terren. Shumë prej banorëve zgjodhën të vijonin rutinën e përditshme, duke treguar më shumë interes për punën dhe jetën e përditshme sesa për garën elektorale. Në qytet dhe në zonat përreth, pjesëmarrësit kryesorë në votim ishin punonjës të administratës publike dhe institucioneve vendore, ndërsa të rinjtë dhe familjet e reja vijuan të qëndronin larg procesit.
Në këtë realitet social të tkurrur dhe pa energji politike, rezultati i zgjedhjeve vetëm sa konfirmoi mungesën e alternativës dhe distancimin e qytetarëve nga procesi politik.
Në Bashkinë Berat, 52.808 zgjedhës ishin të regjistruar në qytet dhe 26.515 në zonat rurale që përbëhen nga katër Njësitë Administrative. Rezultati në Berat konsolidon dominimin afatgjatë të socialistëve në këtë bashki, e cila drejtohet nga e majta që prej fillimit të viteve 2000. Megjithatë, pjesëmarrja e ulët tregon rënie të vazhdueshme të interesit qytetar për procesin zgjedhor, duke reflektuar lodhjen politike dhe mungesën e besimit te ndryshimi përmes votës.
Kjo përqindje e ulët është ndër më të ulëtat të regjistruara ndonjëherë në zgjedhje vendore pas vitit 1992.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
10 Nëntor12:35
“Aritmetika politike e korrupsionit!/ Bardhi reagon pasi Balluku u shfaq krah Ramës: Kryeministri është peng
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas shfaqjes së Kryeministrit Edi Rama në krah të t&eu...
POLITIKE
10 Nëntor11:40
VIDEO/ U shfaq krah Ramës për herë të parë pas marrjes e pandehur, Balluku hyn në Kryeministri me kreun e qeverisë
Kryeministri, Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku janë rikthyer në ambientet e Kryeministrisë, pasi morën pjes&eu...
POLITIKE
10 Nëntor12:11
Buxheti 2026/ Jorida Tabaku: Ky nuk është buxheti i shqiptarëve, por i pakicës! Bujqësia vijon të penalizohet
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se buxheti nuk ofron asnjë zgjidhje për krizën e ekonomisë...
POLITIKE
10 Nëntor11:23
E pandehur nga SPAK/ Belinda Balluku del në konferencë me kryeministrin Edi Rama
Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku po mban një konferencë për shtyp me kreun e qeverisë Edi Rama.
Ndërkohë që...
POLITIKE
10 Nëntor10:05
Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Rama fajëson ''motin e keq'' për pjesëmarrjen e ulët në votime
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve të pjesshme lokale, duke përgëzuar kandidatët fitues të Part...
POLITIKE
10 Nëntor10:03
Sulmet e Top Channel ndaj anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, reagon KED: Akuzat mbi të dhëna të rreme
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi reagoi këtë të hënë ndaj sulmeve të vazhdueshme të tv Top Channel ndaj a...
POLITIKE
10 Nëntor08:54
Asnjë surprizë/ Përfundon numërimi i votave, të pesë bashkitë do të qeverisen nga socialistët
Përfundon procesi i numërimit të votave në të pesë bashkitë, ku ditën e djeshme u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lo...
POLITIKE
10 Nëntor07:34
Altin Bojni i PS merr mbi 66% të votave në Mat, vetëm një kuti pa numëruar
Procesi i numërimit në Bashkinë e Matit është drejt përfundimit, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë një fitore ...
POLITIKE
10 Nëntor07:25
Gramos Sako merr mandatin në Bashkinë Tepelenë me 77% të votave
Gramos Sako do të jetë zyrtarisht Kryetari i ri i Bashkisë së Tepelenës, pas fitores në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 n...
POLITIKE
10 Nëntor07:13
Mbyllet numërimi i votave në Vlorë, fiton kandidatja Brunilda Mersini
Numërohen 231 kutitë në Bashkinë e Vlorës ku nga rezultatet fiton kandidatja e PS, Brunilda Mersini me 78.4 të votave.
Brunilda...