
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për mediat lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, 4 janar, përpara godinës së Kryeministrisë, ku drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, mbeti i plagosur në kokë gjatë ndërhyrjes së Policisë së Shtetit për shpërndarjen e protestuesve.
Ministria bën me dije se Adriatik Lapaj, pas ekzaminimeve të kryera, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por vijon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve.
Sipas njoftimit zyrtar, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur mbrëmjen e djeshme gjithsej pesë persona, dy prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit. Njëri nga efektivët ka lënë spitalin pas marrjes së ndihmës mjekësore, ndërsa tjetri vijon të jetë i shtruar.
Po ashtu, për ndihmë mjekësore janë paraqitur edhe dy protestues të tjerë, të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe kanë lënë ambientet e spitalit.
Protesta përpara Kryeministrisë zhvillohej prej rreth një muaji në mënyrë të pandërprerë. Gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit për shpërndarjen e protestuesve, dyshohet se Lapaj ka pësuar dëmtime në kokë nga një bombol gazi.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë
Në Spitalin Universitar të Traumës, mbrëmjen e djeshme janë paraqitur 5 persona, dy prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit. Njëri prej tyre ka lënë Spitalin ndërsa tjetri vijon i hospitalizuar nën kujdesin e mjekëve.
Adriatik Lapaj pas ekzaminimeve të kryera ndodhet jashtë rrezikut për jetën por po vijon të jetë në spital në kujdesin e ekipit mjekësor.
Gjithashtu, për ndihmë mjekësore në spital janë paraqitur edhe dy protestues të cilët gjithashtu ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë lënë ambientet e spitalit pasi kanë marrë ndihmën mjekësore.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
5 Janar09:24
Vasili: Rama si Maduro, sovraniteti nuk mund të jetë në duart e kriminelëve
Ish-deputeti Petrit Vasili, ka bërë një paralele të fortë mes qeverisjes në Shqipëri dhe situatës në Venezuel&eum...
POLITIKE
5 Janar07:53
Si reagoi Ballkani Perëndimor ndaj arrestimit të Maduros?
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shprehur reagime të përziera për sulmin e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë të...
POLITIKE
4 Janar23:09
Berisha: Mbështetja ndërkombëtare për opozitën shqiptare një thirrje për revoltë kundër narko-regjimit
Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka shpërndarë një video nga k...
POLITIKE
4 Janar18:01
Erisa Xhixho fton qytetarët në foltoren e opozitës: Së bashku nesër para Kryeministrisë
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke bërë thirrje p&eum...
POLITIKE
4 Janar17:38
PD i rikthehet protestave/ Bardhi: Vendos qytetari, jo pushteti, më 5 janar në shesh para Kryeministrisë
Partia Demokratika do t’i rikthehet protestave sic e kishte lajmëruar kreu i saj, Sali Berisha.
Në një postim në facebook, kryetari...
POLITIKE
4 Janar16:42
“Stop terrorit ndaj protestuesve paqësor”/ Berisha mbështet protestën e Lapajt para Kryeministrisë
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me tensionet e krijuara në protestën e lëvizjes “Shqipëria B&...
POLITIKE
4 Janar16:15
VIDEO/ Berisha: Një fund i merituar i Maduros!
Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar sërish, lidhur me kapjen dhe arrestimin e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, gjatë një...
POLITIKE
4 Janar14:38
Arrestimi i Maduros/ Berisha: Podcasti i Ramës ‘Flasim’, të pagëzohet me emrin e ri ‘Heshtim’
Kryetari i PD, Sali Berisha ka ironizuar heshtjen e kryeministrit Edi Rama, lidhur me operacionin e forcave amerikane për kapjen e Presidentit të Ve...
POLITIKE
4 Janar14:24
Pse nuk reagon Rama për kapjen e Maduros?
Ndërkohë që e gjithë bota politike ka reaguar për kapjen nga SHBA të diktatorit të Venezuelës, vetëm dy personazh...
POLITIKE
4 Janar14:06
Ilir Beqaj: Koha për t’i dhënë fund proceseve që gjykojnë dikë pa e lejuar të lexojë dosjen e vet
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj përmes avokatit të tij, Ermal Yzeiraj ka ndarë një reagim lidhur me leximin e dosje...