Rama heq dorë nga karriget e dialogut, nxjerr tavolinën prej guri para Kryeministrisë
Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për dialog me studentët, të cilët prej dy javësh vijojnë protestat d...
Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për dialog me studentët, të cilët prej dy javësh vijojnë protestat d...
Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke thënë se pret që Lista Studentor...
Gjatë ditës së hënë, moti në vendin tonë pritet të karakterizohet nga reshje lokalisht të dobëta, ndërs...
Investimet kapitale nga buxheti i shtetit arritën në 62,7 miliardë lekë gjatë 9-mujorit, duke realizuar vetëm 35,6% të plan...
Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi, ato ju nxisin të bëni edhe më shum&eum...
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...

Zvarritja e qëllimshme e kërkesës së GJKKO-së nga Kuvendi i drejtuar nga Rama dhe Gjykata Kushtetuese,është një koordinim politik nën urdhrat e Edi Ramës për të bllokuar drejtësinë dhe për të mbrojtur Ballukun, shprehet Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela
Në një intervistë për SYRI TV me gazetarin Edvin Parruca, Lela denoncon këtë koordinim të hapur politik mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese nën urdhrat e kryeministrit Edi Rama, me qëllim bllokimin e drejtësisë dhe mbrojtjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Sipas Lelës, zvarritja e qëllimshme e kërkesës së GJKKO-së për arrestim nuk është një çështje procedurale, por një vendim politik që ekspozon kapjen e institucioneve dhe shkeljen flagrante të ndarjes së pushteteve.
Ai theksoi se kjo bllokadë institucionale po ushqen drejtpërdrejt revoltën qytetare dhe intensifikimin e protestave opozitare, që synojnë çlirimin e institucioneve nga kontrolli i kryeministrit dhe rikthimin e funksionimit të shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve.
Pjesë nga deklarata:
Ajo që është pikëlluese, mendoj unë, është përkimi i aksionit, i vendimeve ose i sjelljes që është e njëjtë mes Kuvendit, i cili udhëhiqet nga Rama, dhe Gjykatës Kushtetuese, e cila bën atë që bën Kuvendi.
Pra, pikëllimi është tek dyshimi nëse këto dy trupa udhëhiqen nga Rama, sepse shtyhen për të disatën herë dhe duket sikur, të paktën ky është dyshimi, ka një përpjekje të këtyre dy trupave, pra të Gjykatës Kushtetuese dhe të shumicës në Kuvend, që është e Partisë Socialiste dhe e qeverisë së Edi Ramës, për të tejkaluar afatet, për të shtyrë në kalendrat greke, pra sa më gjatë dhe sa më larg të jetë e mundur, atë që është një çështje e pastër të paktën në mënyrën se si është sjellë parlamenti me kërkesat e tjera të SPAK-ut apo të GJKKO-së për të hequr mandatet. Si me rastin e Tahirit, me Ahmetajn, apo sidomos zotin Berisha.
Pra, ka qenë një sjellje e qartë, e prerë dhe e shoqëruar edhe me deklarata politike nga kryetarët e grupeve parlamentare, nga Rama vetë, se si sillet kjo shumicë, e cila, sipas Ramës, deri dje ka bërë reformën në drejtësi, me kërkesat e drejtësisë së re për mandatin e deputetëve. Kjo sjellje është përmbysur kësaj here.
Ndryshimi është i katërcipët dhe është ajo që të gjithë po e shohim. Në thyerje dhe në rrezikim të afateve kushtetuese, Kuvendi sidomos po e tërheq zvarrë çështjen. Komisioni i mandateve nuk preferon të mblidhet dhe ja ku jemi: është hera e dytë që Gjykata Kushtetuese e shtyn kërkesën e GJKKO-së për të ndaluar me arrest zëvendëskryeministrin.
Kjo do të zgjidhet me të gjitha mënyrat që ia lejon vetes mazhoranca. Pra, ky është kuptimi i kësaj. Kjo nuk është procedurë në vetvete, nuk është një përpjekje e ligjvënësve apo e ligjzbatuesve për të gjetur thjesht të meta apo vrima në sistem, ato që quhen loopholes. Ky është një vendim politik. Sa kohë që vendimi politik është demonstrim i një politike që nuk është e herës së parë, por është e përhershme e qeverisë së kryeministrit Rama, po kështu do të jetë dhe, fatkeqësisht, mbetet konstatimi, vërejtja, kritika dhe habia se si sillet me këtë që ndodh secili në mënyrën e vet.
Por fakti është ky: jemi një republikë tashmë e provuar që nuk funksionon sipas zinxhirit dhe ndarjes së pushteteve, sipas ligjit, rregulloreve dhe Kushtetutës. Kushtetuta funksionon sipas orekseve dhe nevojave të kryeministrit. Kjo është e qartë dhe shembulli i Ballukut e ilustron më qartë se çdo gjë tjetër, për arsyen se pas Ballukut është Rama dhe pas Ramës është Balluku. Pra, fati i tyre është i lidhur me kërthizën e përbashkët të korrupsionit, që shtrihet sidomos te tuneli i Llogarasë, ku gjurma, firma dhe vendimi janë të të dyve. Madje, është e saktë të thuhet se përgjegjësi kryesor është Rama, sepse Rama është kryeministri dhe Balluku zëvendëskryeministrja.
Edhe në hierarki, epërsia i takon Ramës që ta marrë peshën e madhe të asaj që ka ndodhur dhe prandaj po i vjen edhe mbrojtja kësaj here zonjës Balluku, ndryshe nga ç’ka ndodhur me Ahmetajn, Veliajn, Tahirin, Beqajn dhe shumë të tjerë. Këtë mbrojtje Ballukut ia siguron Rama, sepse Rama ka hallin e vet.
Nuk është lënë të shkohet te mbrojtja. Kjo duhej të ishte çështje e jurisprudencës, por nuk është lënë të jetë e tillë. Pushteti politik, Rama, nuk e ka lënë që kjo të bëhet çështje e jurisprudencës, të shkojë në kanalet përkatëse, në kanalet e duhura, ku të dëgjojmë prokurorinë, mbrojtjen, gjykatën dhe të presim vendimin. Është thyer rituali i jurisprudencës për shkelje politike dhe, sigurisht, kur çizmia e madhe e pushtetit është gjithandej mbi atë që ka ndodhur dhe ka ndërprerë atë që duhej të kishte ndodhur, pra të lihej jurisprudenca të fliste, debati do të jetë për thyerjen dhe për çizmën politike mbi këtë. Nuk mund të ishte ndryshe.
Nuk mund të shkonte shkelja në një krah dhe debati të ishte në krahun tjetër. Imagjinoni opozitën apo kritikët që të flisnin për çfarë ka në dosje. Opozita i ka thënë këto para se dosja të bëhej publike, madje para se të ngarkohej me akuzë nga prokuroria. Tani opozita po mbron çështjen aty ku ajo ka mbetur: te një vullnet politik ose te një uzurpim i të gjitha pushteteve nga pushteti kryeministror. Unë mendoj se nuk mund të ishte ndryshe. Sa kohë që bllokada është politike, edhe debati do të jetë politik.
Sigurisht, nëse e vutë re, edhe datat dhe kronologjia e protestave janë ngushtuar. Ishte 24 janari, më 10 është e radhës dhe shumë shpejt pas saj do të jetë edhe tjetra. Po ngushtohet kalendari i protestave dhe këto janë të lidhura. Jo vetëm mënyra se si u soll policia në protestën e fundit, por edhe fakti që te Kryeministria nuk janë hequr hekurishtet që mbulojnë dyert dhe fasadën. Përballja qeveri–opozitë ka hyrë në një fazë krejt tjetër, krejt të re, dhe kam përshtypjen se e përshkruan më së miri ajo që kryetari i opozitës, Berisha, tha në protestën e 24 janarit, kur foli për “kilometrin e fundit”. Kjo kronologji, ky përshpejtim dhe intensifikim i aksioneve opozitare e tregon pikërisht këtë. Gjithçka ka ndryshuar dhe gjithçka mund të pritet në këtë kontekst.
Sa i takon sjelljes së mazhorancës, ajo është ajo që ka qenë gjithmonë. Po marr shembullin e komisionit të mandateve: e njëjta sjellje si në komisionin e reformës territoriale. Kemi një instrument, bëjmë sikur kemi vullnetin për ta përdorur dhe, në të njëjtën kohë, me çdo mjet shmangim funksionimin e tij. Këtë lojë të mazhorancës e kemi parë të luhet sipas nevojave politike të kryeministrit. Parlamenti dhe komisionet e tij nuk janë gjë tjetër veçse leva të nevojave politike të Ramës. Edhe seancat parlamentare i keni parë si zhvillohen: kur hapen, kur mbyllen, sa zgjasin. Kur Rama është aty, me një lëvizje të vetullave apo të gishtit merren vendimet. Në këtë kuptim, parlamenti është një shtojcë e tekave dhe jo dhoma më e lartë përfaqësuese e vullnetit të sovranit. Kjo është e qartë. Dhe kjo teori, retorika e Taulant Ballës…
Taulant Balla ka postuar disa foto një ditë më parë, për të treguar se ata që parkojnë dyshe, do shkojnë në bu...
Politikat sociale në arsimin e lartë përbëjnë një shtyllë të rëndësishme të shtetit social, duke synuar g...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, Kryetarja e Komisionit të të Drejtave t&e...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët në dalje të Parlamentit, është shprehur se Ergys Agasi po k&eum...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat ndaj mazhorancës edhe pas seancës parlamentare, duke deklaruar për mediat jasht...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta në Kuvend ndaj kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Soc...
Kreu i Partisë Demokratike, në fjalën e tij në Kuvend ka deklaruar se Kuvendi po kryen grusht shteti me hedhjen poshtë të kë...
Deputeti i PL, Tedi Blushi në interpelancën e kërkuar me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka kërkuar sqarime për ...
Në seancën e sotme plenare po mbahet interpelanca me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, e kërkuar nga deputeti i Partisë...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa nga foltorja e Kuvendit deklaroi se Kuvendi po bëhet mburojë për të mbrojtur imunitetin e Belinda Balluk...