Kreshnik Çollaku, këshilltari i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ka dalë kundër letrës së përbashkët Rama-Vuçiç, drejtuar vendeve të Bashkimit Europian për procesin integrues të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në një prononcim për mediat shqiptare, Çollaku e ka cilësuar nismën e Ramës dhe Vuçiç, si “totalisht të pavend, të pamend dhe një gabim”, duke argumentuar se ajo dëmton drejtpërdrejt interesat e Kosovës dhe përsërit dështimet e së kaluarës.
‘Më duket, më duket totalisht e pavend, më duket e pamend, një gabim dhe rikthim në një rrobë të vjetër siç ishte Open Balkan-is, praktikisht kjo është një model, është e njëjta mendësi. Nuk e kuptoj pse zoti Rama nuk i reziston tundimit për t'u zhytur në të tilla marrëdhënie të paqarta me Beogradin dhe me Vuçiçin. Përpjekja e parë me Open Balkan, me Mini-Shengenin mori një përgjigje ai e pa se si përfundoi, na konsumoi kohën, katër vite, pesë vite duke e kritikuar. Komplikoi marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën. Por në fund rezultoi një nisëm, e kuptoi që rezultoi një nismë e dështuar, nuk pati mbështetje as evropiane, as amerikane kjo e fundit’, theksoi Çollaku.
Sipas tij, lëvizja e fundit diplomatike e Ramës është një rikthim tek modeli i dështuar i nismës “Open Balkan”, e cila për vite me radhë jo vetëm që konsumoi energji, kohë dhe komplikoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, por pa një rezultat konkret dhe pa marrë mbështetjen europiane apo amerikane.
‘Shqipëria, sido të jenë marrëdhëniet midis dy kryeministrave, presidentëve, kryetarëve të parlamenteve, kush, pavarësisht si do të jenë, duhen apo nuk duhen, jemi të detyruar të ecim të koordinuara në raport me, me interesat strategjike, në raport me kundërshtarët strategjikë, që është Serbia, me armiqtë strategjikë që është Serbia. Serbia pretendon territorin e Kosovës, sovranitetin e Kosovës. Si mundet Shqipëria të bëjë kauzë të përbashkët për në BE me Serbinë duke i hequr Kosovës një armë të mirë që ka në raport me Serbinë, që është procesi i integrimit dhe neni 35, që Serbia e ka detyrim ta plotësojë në Bruksel’.
Sipas këshilltarit të presidentes Osmani, kryeministri Rama duket se “nuk i reziston tundimit për t’u zhytur në marrëdhënie të paqarta me Beogradin dhe Vuçiçin”, duke përsëritur gabimet që kanë krijuar konflikte dhe keqkuptime në rajon.
‘Rama me atë letër duket sikur do t'i krijojë një shortcut, sikur do t'i krijojë një ashensor për t'ia, për ta kaluar pengesën. Më duket e pamend, irracionale. Dhe nuk e kuptoj pse, pse nuk e, pse, pse nuk vetë-frenohet kryeministri Rama. E provoi njëherë me Open Balkan-in, e pa që nuk funksionon. Krijoi konflikt me Kosovën, krijoi konflikt brenda vendit, krijoi keqkuptime me, me miqtë ndërkombëtarë. Ritenton prapë me këto skema. Nuk ka rëndësi fare letra, letra është një simbolikë mendoj. Po si mundet të mendosh të bësh një letër të tillë? Sikur, çfarë do të thuash? Është e pakuptimtë në rastin më të mirë, është e gabuar në mënyrë absolute dhe besoj do të ketë të njëjtin rezultat siç kishte nisma me Open Balkan apo ajo marrëdhënia e asaj kohe. Krijon marrëdhënie, distanca me Kosovën. Lë në aneks Kosovën’.
Nëse Brukseli do ta merrte seriozisht këtë letër, pala e vetme e humbur do të ishte Kosova, theksoi ndër të tjera Çollaku, pasi do të legjitimohej një qasje ku anëtarësimi i Serbisë në BE mund të ndodhë pa u zgjidhur problemi themelor në rajon.
‘Në rast se do të merret parasysh kjo letër nga Brukseli, nuk do të merret besoj unë, po në rast se do të merret parasysh, e humbura është Kosova, sepse Serbisë i lejohej, i hiqet ajo nyja e nenit 35, kapitulli 35 i negociatave të saj, që është detyrimi i Serbisë për të njohur Kosovën. Si mund t'ia hapësh këtë pistë kësaj pike të pistë Serbisë duke mos, mos llogaritur çfarë, çfarë lë mbrapa? Kuptoj fryma e bashkëpunimit, e nevoja e të gjitha. Po do e kuptoj edhe frymën e protagonizmit e këtij liderizmit të ndërkombëtar. Po çështja e Kosovës në mes, nuk, nuk mundet të, nuk mundet Edi Rama, asnjë lider i Shqipërisë të krijojë këtë marrëdhënie me, me Beogradin për sa kohë Kosova është në mes si problem i madh kombëtar i pazgjidhur ende në raport me Serbinë’, u shpreh këshilltari i Osmanit.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
17 Mars18:57
"Rezoluta për Iranin, show i Ramës", Nesho: Rrezikon diplomacinë e vendit
Agim Nesho, Ekpsert i Çështjeve ndërkombëtare u shpreh se rezoluta e fundit parlamentare e nxitur nga Partia Socialiste nuk është...
POLITIKE
17 Mars18:26
"Të ngrihemi pa frikë për dinjitetin", Blushi thirrje qytetarëve: Më 22 mars të shpërthejë revolta
Deputeti i Partisë së Lirisë, njëkohësisht dhe sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, ka bërë thirrje për mobi...
POLITIKE
17 Mars17:46
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Një vendim i drejtë, goditje fatale për dyshen famëzezë Rama-Vuçiç
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Europian për heqjen e të gjitha sanksioneve ndaj Kos...
POLITIKE
17 Mars17:43
'Një njeri kaq i destabilizuar mendërisht, s'mund të qëndrojë në detyrë’, Abilekaj: Rama tallet me integrimin
Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian ka hasur në një pengesë të papritur dhe serioze, pasi disa vende anëtare kanë...
POLITIKE
17 Mars17:25
VIDEO/ Anëtarët e KPK-së u kapën duke e “djegur”, shpërthen Murrizi: Këta “b*thpërdredhurit” janë pasuruar nga gjobat
Ish-deputeti i PD-së Muslim Murrizi ka reaguar pasi në rrjetet sociale është publikuar një video ku shfaqen disa prej anëtar&eum...
POLITIKE
17 Mars16:19
Aksion në Fushë-Krujë për kapjen e Ylli Zallës, ‘mjeshtri’ i prodhimit të bombave artizanale i shpëton policisë
I shumëkërkuari Ylli Zalla ka arritur t’i shpëtojë një operacioni policor në Fushë Krujë, pavarësisht se isht...
POLITIKE
17 Mars15:59
Nga ndryshimet në statut, te zgjedhja e kreut të ri të PD dhe zërat për kandidimin e Salianjit/ Boçi: Është i vetëpërjashtuar!
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka komentuar zhvillimet brenda kampit demokrat, që nga ndryshimet në statut ap...
POLITIKE
17 Mars15:52
Shkelja me tenderin 700 mijë euro, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit
Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen ndaj Kryebashkiakut Socialist të Shkodrës, ...
POLITIKE
17 Mars15:37
Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së. PD: Agjendë intensive me liderët europianë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është nisur drejt Brukselit për të marrë pjesë në 50-vjetorin e Partis&eu...
POLITIKE
17 Mars14:00
Berisha: Raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë, Rama është pengmarrësi më i madh i Shqipërisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi edhe njëherë tjetër se raporti i IBAR për integrimin e Shqipërisë n&eu...