Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës tij në përfundim të shkollës politike të FRPD-së u shpreh se Lideri duhet të jetë guximtar dhe të jetë vetvetja. Berisha gjithashtu u shpreh se janë disa të vërteta të tjera që në këtë hierarki janë kurora e saj dhe këto të vërteta janë liritë, të drejtat e njeriut, vlerat universale të njeriut të lirë.
"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, por edhe një mirënjohje shumë të thellë, të pakufishme ndaj drejtuesve tuaj, Besartit, profesor Arjanit, të gjithë bordit drejtues, kryesisë së forumit për organizimin e kësaj shkolle, një ngjarje e madhe jo vetëm në jetën e gjithsecilit prej jush, por ju garantoj se është një ngjarje e madhe, e veçantë në jetën e PD dhe të kombit shqiptar. Një përshëndetje kam për deputetët e pranishëm në këtë takim, drejtuesit e PD, të cilët kanë ardhur tek ju për të ndarë këtë ngjarje shumë të rëndësishme. Sot ju përfundoni një shkollë kushtuar politikës dhe secili nga ju duhet të ndjehet krenar që ndoqi këtë shkollë.
Ju studioni në fusha të ndryshme ose punoni në sektorë të ndryshëm, keni një profesion, synoni një profesion, por nuk duhet kurrë të harroni se në hierarkinë e të vërtetave mbi të cilat njeriu punon, në filozofi në inxhinieri, në high-tech, në mjekësi, janë disa të vërteta të tjera më eprore. Janë disa të vërteta të tjera që në këtë hierarki janë kurora e saj dhe këto të vërteta janë liritë, të drejtat e njeriut, vlerat universale të njeriut të lirë. Pra, shkolla që ju përfundoni përbën një drejtim të ri nga ai i profesionit, përbën ama, do thosha drejtimin më të mirë që mund të merrni ju në jetë sepse sado e vështirë që është politika, dhe është arti i të vështirës, por nuk ka tjetër si ajo që të jetë Leva e Arkimedit për të ndryshuar shoqërinë dhe botë.
Por ju keni një fat të madh ndaj dhe unë e vlerësova sepse kjo shkollë iu pajis juve me nocionet dhe dijet më të rëndësishme në këtë betejë që kemi përpara. Unë kam përjetuar revolucionin e dhjetorit 1990. Këtu ka ish-studentë të asaj kohe. Duhet ta dini që ABC-ja e tyre politike ishte vetëm instinkti për lirinë. Mungonin në atë alfabet pothuajse shumica dërrmuese e njohurive, jo vetëm për ata, por për ne që u bashkuam me ta. Megjithë këtë, ata, mosha juaj ishin, me armën e guximit, dhe këtu duhet të dal, me një guxim epik dolën në rrugën dhe u përballën me diktaturën. Nga e gjetën ata këtë guxim? Si ka mundësi që ata djem dhe vajza, po qe se ishe student në atë kohë, po qe se ishe i privilegjuar, po qe se ishe pedagog, ishe i privilegjuar, sepse të persekutuari dhe të deklasuarit shumë rrallë mund të shkelnin në bankat e universitetit. Çfarë i shtyu ata?
Thashë instinkti për lirinë dhe guximi i tyre. Ata guxuan të jenë vetja e tyre. Ndaj dhe të jesh lider, kurrë mos harroni, duhet të guxoni të jeni vetja juaj. Duhet të guxoni të jeni vetja juaj, por kjo është vetëm një aspekt.
Për çfarë e përdor guximin? Cilat janë vendimet që merr? Lideri është vendimmarrës, një lider merr vendime, i peshon dhe vendos. Pra, ju në fakt keni dëshmuar dhe keni vendosur t’u dilni zot atyre vlerave që janë vlerat eprore për të gjithë konservatorët në Shqipëri dhe botë. Vlerat tona janë tradicionale, janë liria dhe dinjiteti njerëzor. Ju duhet ta dini se këto kanë qenë të garantuara në Magna Carta, në Deklaratën, por absolutisht kanë qenë të garantuara edhe në ligjin më të lashtë të shqiptarëve, në të cilin për fjalën e lirë, ishin të gjithë të barabartë, si ai që ulej në krye dhe të tjerët që ndoshta u binte fjala në fund, por për fjalën ishin të gjithë një," tha Berisha.
Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar nga seanca në Kuvend në lidhje me mbledhjen e Gjyqta...
Kuvend TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend...
Foto TIRANË- Gjykata e Posaçme ditën e sotme po zhvillon seancë paraprake të dosjes së Sterilizimit. Seanca ka nisur q...
Foto TIRANË- Kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Kuvend ka bërë një sqarim mbi opinion...
Balluku TIRANË- Zëvendëskryeministrja njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka r...
Beqaj TIRANË- Gjykata e Posaçme ditën e sotme po zhvillon seancë paraprake të dosjes së Sterilizimit. Seanca ka nisur q&eum...
ulsi manja TIRANË- Opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e deputetes Olta Xhaçka ka shkaktuar debat mes mazhorancës dh...
TIRANA- Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, Ajola Xoxa ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaç...
TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla mori fjalën në foltore për të kërkuar d...
TIRANA- Deputetja socialiste Klotilda Bushka ka folur sot në Kuvend lidhur me opinionin e Komisionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaç...