Gjermania dhe Franca me “non-paper” për Ballkanin Perëndimor para samitit në Mal të Zi
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Një banore në Durrës ka ngritur shqetësimin për një situatë të pazakontë që, sipas saj, po vazhdon prej koh&...
Një banore ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news, një problem të rëndë higjieno-sanitar në banesën e saj n&eu...
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho,njëkohësisht deputetet e kësaj force politike, ka denoncuar ashpër lidhjet e kryeministrit Edi Rama me figura të lidhura me krimin e organizuar, duke marrë shkas nga sanksionet e Departamentit të Thesarit amerikan ndaj biznesmenit Luftar Hysa.
Në një intervistë për Syri Tv, në edicionin e pasdites, Xhixho e cilësoi si një ngjarje shumë të rëndë faktin që persona të lidhur me narkotrafikun, siç pretendohet për Hysën, "hyjnë dhe dalin në zyrën e kryeministrit".
Xhixho kujtoi se Rama jo vetëm që e ka takuar Hysën, por edhe krenohej me këto takime, duke bullizuar opozitën që denonconte këto lidhje. Ky rast, sipas saj, konfirmon akuzat se Shqipëria është kthyer në një "narkoshtet".
Xhixho argumentoi se ky fenomen ka transformuar Tiranën në një "lavatriçe" gjigante për paratë e krimit, ku bumi i ndërtimit me mijëra apartamente bosh, shërben si mekanizmi kryesor i pastrimit.
Ajo iu referua raporteve ndërkombëtare, përfshirë ato të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe medias ARTE, që e konfirmojnë këtë realitet të hidhur. Kjo situatë, theksoi deputetja, po shkatërron ekonominë reale dhe po dëmton qytetarët e ndershëm, ndërsa favorizon kriminelët, të cilëve u jepet statusi i "investitorit strategjik".
Kjo është një ngjarje shumë e rëndë në fakt. Se si persona apo familje të lidhura me narkotrafikun hyjnë dhe dalin në zyrën e kryeministrit. Në fakt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës që me ardhjen e zotit Trump e kanë thënë shumë qartë që prioriteti i tyre është lufta kundër narkotrafikut, drogës. Organizata terroriste. Pra, ata janë në vazhdën e një qasje politike, shumë të vendosur ndaj karteleve të drogës, që i kanë quajtur siç e thamë ë, si organizata terroriste. Por fakti që ky person, i cili edhe në videot që u publikuan për një rifreskim të memories për qytetarët se çfarë thoshte qoftë zoti Hysa, qoftë zoti, qoftë kryeministri Rama, që në fillim nëpërmjet disa kushërinjve e kishte njohur, më pas nëpërmjet deputetit gjerman, se si krenohej për këto takime dhe se si bullizonte opozitën, e cila denonconte pikërisht faktin ë që po bashkëpunohet dhe se si këta, kjo familje është e lidhur pikërisht me ë Sinaloan në Meksikë apo vetë mediat meksikane e kishin bërë mjaft publike ë faktin e kësaj familje të involvuar në në këtë situatë.
Dhe kryeministri e thoshte biles me krenari këtë gjë. Mburrej edhe bullizonte çdo lloj personi që merrej me këtë çështje. Vijmë pas disa vitesh ë dhe kemi një shpallje non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga thesari, pikërisht të kësaj familje e cila dyshohet gjithashtu edhe për pastrim parash. Ndërkohë që të njëjtët persona kanë ardhur këtu dhe kryeministri e thotë dhe me dhe tregon në fakt mënyrën se si funksionon shteti? Vjen dikush te zyra e kryeministrit dhe ndajnë licenca te kazinove, ndajnë licenca të caktuara si të jetë pronë e tyre gjithë territori shqiptar. Pra persona të cilët në vende të tjera edhe në Kanada di që kanë pasur ndërprerje të marrëdhënieve të tyre në Kanada apo në vende të tjera, vijnë këtu dhe kthehen në investitorë strategjik. Pra, ë kjo është një ngjarje shumë e rëndë absolutisht, se si arrijnë këto persona me këto lidhje kriminale të infiltrohen dhe të futen në zyrën e e kryeministrit duke treguar...
Në rastin e Mcgonigal është akoma, domethënë gjithë afera e funksionimit të rastit Mcgonigal në fakt është një ë gjë që rëndon shumë te kryeministri. Unë e kuptojmë të gjithë shqetësimin e tij. Kjo është arsyeja pse nuk lejohen komisionet hetimore për çështjen Mcgonigal. Kjo është arsyeja pse nuk hetohet nga Prokuroria e Posaçme çështja Mcgonigal, ku është përmendur kryeministri 14 herë në atë dosje dhe në dëshminë e fundit të Departamentit të Drejtësisë, tregohet mjaft qartë komunikimi i individëve duke thënë që reforma në drejtësi do na sillte shumë mundësi e të tjera me radhë. Pra ky është një fakt i radhës, kjo e e kësaj familjes Hysa ë në vazhdën e gjithë funksionimit të asaj që ne themi që jemi në një narkoshtet dhe ku Shqipëria, Tirana është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave, të gjithë atyre kullave dhe se si ndërtimi është bërë një mekanizëm pikërisht për pastrimin e parave, të cilat dëmtojnë absolutisht shumë ekonominë shqiptare.
Po ke media të shumta që e kanë analizuar, me edhe së fundmi gjithashtu. Pra, dhe kjo është për të ardhur keq në fakt, sepse dëmtohet absolutisht ekonomia. Në qoftë se ti ke sot një analizë të ekonomisë, ti jo vetëm që nuk prodhon më, jo vetëm që bujqësinë e ke në rënie, industrinë e ke në rënie, ti të vetmin sektor që ke në lulëzim ke ndërtimin, këto kullat që sheh që mbinë në dita ditës në në Tiranë, ke 70.000 apartamente bosh në Tiranë, ë ndërkohë që pamundësia ekonomike e qytetarëve për shkak se kanë pagat më të ulëta në rajon dhe në Europë, për shkak edhe të pamundësisë të çmimeve të cilat kanë shkuar nga 2.500 në 4.000 euro metri katror dhe pyetja që shtrojnë qytetarët shqiptarë si ndërtohen këto kulla dhe kush i blen këto apartamente? Dhe padyshim që në gjithë analizën që bëhet është që ka një ë infiltrim të pikërisht të parasë së drogës, së krimit dhe ë përdorimit të korrupsionit.
Gjatë një takimi me banorë të në Njësinë 2 në Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se do të ketë rritje paga...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikoi një pjesë nga intervista e prokurorit italian Nicola Gratteri, i cili e ka konsideruar Sh...
Kreu i opozitës sali Berisha tha sot se qeveria e Ramës është e lidhur me krimin. Berisha thekson se 23 deputetë kanë ard...
Kreu i opozitës gjatë konferencës për shtyp nxorri një video ku Rama pyetej për lidhjet me Luftar Hysën. Berisha e ci...
Kreu i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se sanksionet e shpallura një ditë më parë ndaj vëllezërve Hysa nga autoritetet nd&...
Deputeti Besart Xhaferri ka kërkuar në Komisonin e Ekonomisë miratimin e statusit për minatorët. Xhaferri shkruan se qeveria nuk e m...
Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar pas publikimit të detajeve të reja pas atentatit në Rinas ku u vra një person dhe një ...
Nënkreytari i Këshillit Bashkiak, dhe përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, ka ngritur akuza të forta ndaj Bashkis&...
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën Vjetore të Organizatës Botërore të Mbikëqyrësve të Sigurimev...
Analisti Paltor Nesturi ka bërë sot një deklaratë të fortë. Ai foli për lëvizje brenda PS dhe në qeverinë Ram...