Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso në një deklaratë para mediave ka folur në lidhje me zgjedhjet e pjesshme në Himarë. Kaso gjatë fjalës së tij u shpreh se kryeministri Edi Rama dhe Vangjel Tavo po importojnë nga Tirana, Vlora dhe Fieri banorë dhe votues part time për të manipuluar, edhe njëherë tjetër, zgjedhjet në bashkinë e Himarës.
Sipas tij lista përfundimtare e zgjedhësve, e prillit 2023 është fryrë duke e shtuar me 311 votues listën përfundimtare të korrikut 2024. Kaso shtoi se këta alienë nga planeti patronazhist i Ramës, pa lidhje me Himarën, janë regjistruar për të mundësuar një rezultat të favorshëm, për t’ja dhënë në tavë zgjedhjet Tavos së Ramës.
Ai theksoi se ndërkohë në harkun kohor të dy vjetëve 2021-2023, numri i zgjedhësve ne këtë bashki është ulur me 8 zgjedhës. Sipas tij janë 157 raste të zgjedhësve me të njëjtin kod vendbanimi që votojnë në QV te ndryshme, ndërkohë që ky numër ka qenë 32 për zgjedhjet e 14 majit.
Kaso shoti se PD i bën thirrje Komisionerit të Zgjedhjeve të monitorojë dhe raportojë për situatën dhe organizatave partnere ndërkombëtare të mbajnë shënim dhe të reagojnë për këtë shtrembërim të hartës elektorale dhe vullnetit të votuesve himarjotë.
Deklarata e Sekretarit për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso:
Të dashur qytetarë: Edi Rama dhe Vangjel Tavo po importojnë nga Tirana, Vlora dhe Fieri banorë dhe votues part time për të manipuluar, edhe njëherë tjetër, zgjedhjet në bashkinë e Himarës. Duam t’i bëjmë me dije publikut dhe autoriteteve përkatëse se lista përfundimtare e zgjedhësve, e prillit 2023, është fryrë duke e shtuar me 311 votues listën përfundimtare të korrikut 2024.
Këta alienë nga planeti patronazhist i Ramës, pa lidhje me Himarën, janë regjistruar për të mundësuar një rezultat të favorshëm, për t’ja dhënë në tavë zgjedhjet Tavos së Ramës.
Këta 311 të transferuar në Bashkinë Himarë janë si më poshtë:
Në total, duke pasur parasysh (i) transferimet, (ii) votuesit për here te pare, (iii) ndarjet nga jeta, diferenca e numrit te zgjedhësve, nga lista e prill 2023 ne listen korrik 2024 është 252, ne harkun kohor te një viti.
Ndërkohë, në harkun kohor të dy vjetëve 2021-2023, numri i zgjedhësve ne këtë bashki është ulur me 8 zgjedhës. Janë 157 raste të zgjedhësve me të njëjtin kod vendbanimi (brenda trungut familjar) që votojnë në QV te ndryshme, ndërkohë që ky numër ka qenë 32 për zgjedhjet e 14 majit (lista e prill 2023).
Ky krahasim mjafton për të kuptuar se shtimi është artificial dhe është bërë me synime të manipulimit paraprak të rezultatit të zgjedhjeve në Himarë. I trembur nga pësimi i vitit të shkuar me Fredi Belerin dhe më shumë pas alternativës së Petro Gjikurisë që koalicioni opozitar u ofron zgjedhësve të Himarës, një shqiptaro-amerikan të ndershëm, Edi Rama ka porositur oligarkët e tij në rezortet e Jonit që të regjistrojnë kë të mundin si votues në Himarë.
Pas ‘investitorëve strategjikë’ të shpikur nga rrethi i ngushtë për të betonizuar Bregun, Rama po dërgon në Himarë ‘votues strategjikë’, të dalë nga rrethi i oligarkëve të tij. Biznesmenë shakaxhinj dhe gaztorë të oborrit të Ramës që jetojnë në Palasë apo Dhërmi për disa javë në verë, do të vendosin se kush e qeveris Himarën. Dhe, kush më mirë se Tavo i Edit mund t’i mbajë ata në tavën e benefiteve, nga të cilat përfitojnë ata dhe humbasin himarjotët.
I bëjmë thirrje Komisionerit të Zgjedhjeve të monitorojë dhe raportojë për situatën dhe organizatave partnere ndërkombëtare të mbajnë shënim dhe të reagojnë për këtë shtrembërim të hartës elektorale dhe vullnetit të votuesve himarjotë.
Partia Demokratike dhe koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, janë të sigurt në fitoren e Petro Gjikurisë, një kandidati për Himarën e himarjotëve, jo oborrtarëve të Ramës, pushtues të vijë së parë të bregdetit jonian.
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka nxjerr detaje të reja nga skandalet e qeverisë Rama gjatë kës...
Rama DURRËS- Ditën e sotme është hapur gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. I pranishëm ka qen&e...
gjykata adminstrative TIRANË- Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për pezullim të dekretit të pre...
jona suli, ilir beqaj TIRANË- Pas arrestimit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt me urdhër të SPAK, ...
kryeministria TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet e reja në qeveri të propozuara nga kryeministri Edi Rama në Kongr...
Berisha TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet seanca e radhës për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Mësohet se sea...
Tavo HIMARË- Edhe pak ditë dhe himariotët do të shkojnë drejt qendrave të votimit në zgjedhjet e pjeseshme për...
kuvendi TIRANË- Pasditen e sotme në orën 18:00 pritet të mbahet seanca e posaçme plenare për ndryshimet në qeveri t&e...
Rama TIRANË- Ndryshimet e fundit në qeverinë “Rama 3” prekën përsëri një ndër ministritë që d...
ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë me dije se dy TEC-et lundruese në Vlorë janë një aferë e vërtet...