Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...

KOSOVË- Në një kohë kur çdo votë deputeti ka rëndësi vendimtare, nëntë votat e Listës Serbe në Kosovë nuk po merren parasysh nga askush. Deputetët e zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit nuk arritën ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës as në tentimin e tetë, më 29 prill, për shkak të mungesës së votave.
Ndërsa viteve të kaluara Lista Serbe ishte pjesë e rregullt e koalicioneve qeverisëse, këtë herë askush nuk i afrohet, dhe askush nuk pret bashkëpunim me të as Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, e as partitë që deri vonë ishin në opozitë.
Për këtë situatë është përgjegjës sulmi i armatosur dhe vrasja e një polici të Kosovës në Banjskë, në shtator të vitit 2023, thotë për Radion Evropa e Lirë, Miodrag Milliqeviq nga organizata joqeveritare Aktiv, me seli në Mitrovicën e Veriut. Ai shton se, pas këtij sulmi në veri të Kosovës, të kryer nga një grup serbësh dhe për të cilin përgjegjësinë e mori ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, kjo listë ka humbur “potencialin për koalicion”.
“Kjo paraqet një problem shtesë për komunitetin serb, kur bëhet fjalë për përfaqësimin e interesave të tyre, që zakonisht ndodh përmes Listës Serbe”, thekson Milliqeviq.
Lista Serbe nuk ka reaguar publikisht për sulmin në Banjskë, dhe nuk është distancuar nga Radoiçiq, të cilin më parë e kishte mbështetur hapur. Ai aktualisht është në arrati, dhe besohet se gjendet në Serbi. Në Kosovë, ndaj tij është ngritur aktakuzë për rastin Banjska, dhe është lëshuar urdhër arresti edhe për dyshimet për krime lufte ndaj popullatës civile.
Nga ana tjetër, politologu nga Beogradi, Ognjen Gogiq, thotë se si partitë shqiptare, ashtu edhe Lista Serbe, pajtohen që bashkëpunimi mes tyre nuk është i mundur. Ai shton se Lista Serbe as nuk e sheh veten si përfaqësuese të serbëve në institucionet e Kosovës.
Megjithatë, ai thekson se interesat e komunitetit serb nuk mund të mbrohen, nëse nuk marrin pjesë në institucione, pasi Qeveria e Kosovës merr vendime që i prekin drejtpërdrejt ata.
“Edhe nëse mbetet jashtë Qeverisë, Lista Serbe mund të marrë pjesë në punën e Kuvendit dhe të ketë ndikim në procesin legjislativ. Mundësisht, edhe të ndalojë miratimin e disa ligjeve”, thotë ai, duke kujtuar se votat e deputetëve serbë janë thelbësore për ndryshimin e Kushtetutës apo për miratimin e ligjeve të rëndësishme.
Megjithatë, sipas tij, një ndryshim i imazhit të saj mund të përbëjë një zgjidhje për bashkëpunim.
Lista Serbe, e vetmja parti serbe në Kosovë me mbështetje nga Beogradi zyrtar, tashmë prej muajsh nuk komunikon me mediat në Prishtinë, dhe nuk iu përgjigj as pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për mënyrën se si do të mbrojë interesat e komunitetit të saj nëse përjashtohet nga institucionet udhëheqëse.
Kjo parti ka bojkotuar institucionet e Kosovës për më shumë se dy vjet, pasi vetë e nisi largimin e serbëve nga institucionet në nëntor të vitit 2022, si reagim ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr targat serbe.
Megjithatë, Lista Serbe mori pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, por për herë të parë prej themelimit humbi njërin prej 10 mandateve të rezervuara për serbët. Ky mandat i shkoi Nenad Rashiqit, udhëheqës i partisë “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, dhe partner i deritashëm i koalicionit qeverisës të Albin Kurtit.
Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, që nga mesi i prillit nuk po arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, pasi partitë e tjera shqiptare – Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate – nuk po e mbështesin kandidaten e saj për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.
Pavarësisht kësaj, Vetëvendosje në mënyrë kategorike refuzon çdo bashkëpunim me Listën Serbe.
“Qëndrimi ynë për këtë çështje është i qartë, i njohur, dhe nuk ka ndryshuar”, tha për Radion Evropa e Lirë, Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë në detyrë.
Pas zgjedhjeve, Vetëvendosje bëri të ditur se do ta formojë Qeverinë e re me ndihmën e votave të komuniteteve joserbe, duke përjashtuar kështu Listën Serbe. Gjithashtu, kjo parti ishte përpjekur të pengonte pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, me arsyetimin se nuk e njeh Kosovën si shtet dhe nuk është distancuar nga “aktet terroriste që kanë ndodhur në Kosovë”, duke aluduar në sulmin e Banjskës.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh deputet i saj, Lutfi Haziri, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo parti e rrespekton vullnetin e qytetarëve, të cilët e kanë zgjedhur Listën Serbe t’i përfaqësojë. Por, sipas tij, aktualisht LDK-ja nuk ka kurrfarë komunikimi me Listën Serbe.
Ai thotë se LDK-ja u përmbahet parimeve që të mos bashkëpunojnë me elementë që bien ndesh me ligjin.
“Me elementë që kanë problem me krimin e organizuar, korrupsionin, terrorizmin dhe problemet tjera ligjore, ne nuk kemi bashkëpunuar asnjëherë. Kështu që krejt parametrat janë të vendosur. Për pjesën politike, ne nuk kemi problem. Por, gjithçka që nuk i prek këto parime, të cilat i përmenda më herët, është i mirëseardhur bashkëpunimi, por jo me elementë të tillë, në asnjë mënyrë”, thekson Haziri.
Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Radoiçiq, në Kosovë lidhet edhe me krimin e organizuar, korrupsionin, vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, dhe me sulmin në Banjskë të Zveçanit, të cilin autoritetet e Kosovës e konsiderojnë akt terrorist.
Këtë javë, ndaj tij është lëshuar edhe një tjetër fletarrestim, për dyshime për krime lufte ndaj popullatës civile. Ai ndodhet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Britanisë së Madhe për krim të organizuar ndërkombëtar.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo parti nuk ka ndonjë rol udhëheqës në procesin e formimit të qeverisë së re.
Siç thotë ajo, AAK-ja nuk ka mandatar për formimin e ekzekutivit të ri, dhe si rrjedhojë, ajo nuk ka ndonjë arsye që të ketë ndonjë bashkëpunim me Listën Serbe dhe deputetët e saj.
“Jemi partia më e vogël shqiptare [në Kuvend] dhe ne nuk kemi radhën për formimin e qeverisë. Ata që e formojnë qeverinë, ndoshta duhet të komunikojnë [me Listën Serbe]. Në çfarë forme duhet të bashkëpunojmë ne, kur ne nuk e kemi mandatarin për formimin e qeverisë?”, shprehet Kadrijaj.
Politologu Gogiq thotë se ende nuk është e qartë në publik se kush refuzon bashkëpunimin – Lista Serbe, partitë shqiptare apo të dyja palët. Sido që të jetë, sipas tij, mungesa e besimit mes përfaqësuesve politikë të serbëve dhe shqiptarëve nuk mund të zgjidhet së shpejti.
“E kemi të qartë qëndrimin e partive shqiptare se nuk do të kërkojnë bashkëpunim me Listën Serbe, edhe po të mos mund të formojnë qeverinë. Kjo vlen për Vetëvendosjen dhe për opozitën. Ata thonë se më mirë shkojnë në opozitë apo në zgjedhje të reja, sesa të qeverisin me votat e Listës Serbe”, thekson ai.
Ai shton se, për sa kohë nuk ndryshon perceptimi i publikut shqiptar për Listën Serbe, bashkëpunimi nuk do të jetë i mundur.
Zgjidhja, sipas tij, do të ishte që partitë shqiptare të ndryshojnë retorikën ndaj Listës Serbe, ose që vetë Lista Serbe të “ribrendohet, të ndërmarrë hapa të qartë për distancim nga e kaluara, që është problematike për shqiptarët”.
Edhe Milliqeviq, nga organizata Aktiv, thotë se ende nuk është e qartë nëse Lista Serbe dëshiron të marrë pjesë në jetën politike të Kosovës dhe të jetë zë i njerëzve që ia kanë besuar votën.
“Kjo është pyetja kryesore për përfaqësuesit e Listës Serbe, sepse interpretimi ynë i angazhimit të deritanishëm të tyre në Kuvend, veçanërisht gjatë një viti e gjysmë të fundit, nuk mund të konsiderohet as i kënaqshëm. Këtë e dëshmon edhe Analiza e Trendeve, një sondazh që kemi realizuar në mesin e komunitetit serb në gjithë Kosovën. Besimi në përfaqësuesit serbë në Kuvend është në nivelin më të ulët në dhjetë vjetët e fundit. Ky është realiteti thelbësor”, thotë Milliqeviq.
Organizata Aktiv prej vitesh ndjek dhe analizon qëndrimet e komunitetit serb në veri dhe jug të lumit Ibër, dhe i publikon ato çdo vit në një raport të veçantë.
Raporti për vitin 2024 u prezantua më 30 prill në Prishtinë. Ndër të tjera, thuhet se nuk ka asnjë politikan konkret në të cilin komuniteti serb ka besim – shumica refuzon të përgjigjet në pyetjen se kujt i beson.
Sipas këtij hulumtimi të Aktiv-it, vetëm 2.8 për qind e të anketuarve kanë besim te Lista Serbe.
Milliqeviq, megjithatë, thekson se aktualisht nuk ekziston një alternativë ndaj Listës Serbe sa i përket përfaqësimit politik të serbëve, duke pasur parasysh se kjo parti ka fituar bindshëm më së shumti vota në zgjedhje – rreth 38 mijë ose 4.26 për qind.
“Nëse kjo pyetje i referohet kontekstit më të gjerë, situata ndryshon ndjeshëm. Atje keni parti të tjera politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale në gjithë Kosovën, por gjithashtu edhe shoqëria civile dhe mediat luajnë rol të rëndësishëm në përfaqësimin e interesave të komunitetit serb”, shprehet ai.
Milliqeviq dhe Gogiq përfundojnë se mbetet të shihet se si do të veprojë Lista Serbe, nëse Kuvendi i Kosovës do të arrijë të konstituohet./REL
KOSOVA- Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka thënë të mërkurën se ia ka shprehur presidentes së K...
TIRANË- Kandidatja për deputete dhe drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, ka denoncuar degradimin ...
VALENCIA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i pranishëm prej dy ditësh në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (PP...
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 7 maj seancën për “Sterilizimin”. Mësohet se në sall&...
TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka sjellë në rikujtes&...
VLORË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me të rinjtë të angazhuar në fushën e teknologjisë dhe in...
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi konfirmoi dje se kishin mbërritur pak më shumë se 70 mijë...
PATOS- Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në takim me banorë të Patosit u shpreh se ky qytet nuk e ka kyrsyer asnjëher&e...
ELBASAN- Nënkryetarja e Bashkisë Elbasan, Aulona Bylykbashi në zgjedhjet e 11 majit do të kandidojë në listat e hapura të P...
TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në PD, Franc Nuri gjatë një deklarate për mediat ka reaguar në li...