POLITIKE

“Loja” e Marsida Xhaferllarit me afatet e “dosjes Balluku”/ Cili është halli i kryetares në detyrë të Gjykatës Kushtetuese. Faktet hap pas hapi

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2025, 13:25

“Loja” e Marsida Xhaferllarit me afatet e “dosjes

Gjykata Kushtetuese ndryshoi dy herë njoftimin publik për shtyrjen e seancës për rastin “Belinda Balluku”. Ky veprim, në pamje të parë duket i parëndësishëm. Por, në detajet e vogla tregon pështjellimin që ka krijuar brenda Kushtetueses kërkesa e kryeministrit Edi Ram për të mbrojtur zëvendësen e tij nga masa e pezullimit nga detyra.

Mesditën e së Enjtes (27 nëntor 2025), Gjykata Kushtetuese njoftoi se ankimi i kryeministrit kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit (GJKKO) që pezulloi nga detyra zv.kryeministren dhe njëkohësisht Ministren e Energjitikës, Belinda Balluku, “do të shqyrtohet në datën 2 dhjetor 2025”.

Në njoftimin fillestar thuhej se “më 26.11.2025, ora 11.00, Mbledhja e Gjyqtarëve ka vendosur plotësimin e kolegjit me gjyqtaren Marsida Xhaferllari. Kolegji u mblodh ditën e sotme sipas planifikimit. Me kërkesë të gjyqtares Marsida Xhaferllari, e cila kishte marrë njoftim për aktet pasditen e datës 26.11.2025 dhe në përputhje me nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore, i cili parashikon se gjyqtarët duhet të kenë në dispozicion kërkesën dhe aktet e kërkesës të paktën dy ditë përpara mbledhjes së Kolegjit, u caktua që shqyrtimi i çështjes do të bëhet nga Kolegji ditën e parë të punës, pas festave zyrtare të nëntorit, konkretisht në datën 02.12.2025”.

“Loja” e Marsida Xhaferllarit me afatet e “dosjes

Një ditë më parë, në 25 nëntor 2025, ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, njëkohësisht edhe pjesë e kolegjit që do të shqyrtonte kërkesën paraprake të kryeministrit për pezullimin e vendimit të GJKKO-së për Ballukun, u largua nga detyra. Në atë ditë, Presidenti i Republikës, organizoi ceremoninë e betimit të gjyqtarit të ri, Asim Vokshi.

Një ditë më pas, pra në 26 nëntor, trupa e Gjykatës Kushtetuese vendosi që Marsida Xhaferllari të ishte pjesë e kolegjit prej 3-anëtarësh, që do të shqyrtonte paraprakisht kërkesën e kryeministrit.

Falë këtyre zhvillimeve, dukej një situatë normale, ku Xhaferllari, për shkak të përfshirjes me vonesë në këtë kolegj, nuk kishte pasur kohë që të shqyrtonte aktet, duke lënë të kuptohet se dy gjyqtarët e tjerë tashmë ishin të “familjarizuar” me rastin.

Por, mbrëmjen e së Enjtes së 27 nëntorit, vetëm disa orë pas publikimit të njoftimit fillestar, teksti i publikuar në faqen e Gjykatës Kushtetuese pëson një “modifikim”.

“Loja” e Marsida Xhaferllarit me afatet e “dosjes

“Në datë 26.11.2025 anëtarëve të kolegjit iu janë shpërndarë aktet e çështjes nga Njësia e Shërbimit Ligjor. Me kërkesë të gjyqtares Marsida Xhaferllari, e cila kishte marrë njoftim për aktet pasditen e datës 26.11.2025 dhe në përputhje me nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore, i cili parashikon se gjyqtarët duhet të kenë në dispozicion kërkesën dhe aktet e kërkesës të paktën dy ditë përpara mbledhjes së Kolegjit, u caktua që shqyrtimi i çështjes do të bëhet nga Kolegji ditën e parë të punës, pas festave zyrtare të nëntorit, konkretisht në datën 02.12.2025”.

Pikëpyetja e parë

Pra, në tekstin e ri të njoftimit, të miratuar nga Marsida Xhaferllari që po kryen edhe funksionin e kryetares në detyrë deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri, është shtuar fjalia: “Në datë 26.11.2025 anëtarëve të kolegjit iu janë shpërndarë aktet e çështjes nga Njësia e Shërbimit Ligjor”.

“Loja” e Marsida Xhaferllarit me afatet e “dosjes

Kjo do të thotë se materialet u kanë shkuar në të njëjtën ditë si Xhaferllarit, ashtu edhe dy anëtarëve të tjerë të Kolegjit. Ky është momenti ku mund të ngrihet pikëpyetje e parë se “përse gjyqtarja me funksion kryetare, Marsida Xhaferllari, në njoftimin e parë, ka justifikuar shtyrjen e seancën për Ballukun me faktin që ajo personalisht kishte marrë aktet në dt.26 nëntor, kur, në fakt, edhe dy anëtarët e tjerë të Kolegjit i kishin marrë njëkohësisht materialet me atë”?

Një përgjigje paraprake në këtë situatë mund të jetë që Marsida Xhaferllari, për situata ende të paqarta, ka gjetur një justifikim për të shtyrë seancën për Ballukun.

Ky dyshim përfocohet edhe më tej.

Pikëpyetja e dytë

Gjyqtarja Xhaferllari ka argumentuar kërkesën e saj për shtyrjen e seancës për Belinda Ballukun në mbështetje të nenit 24 të Rregullores së Gjykatës Kushtetuese, “i cili parashikon se gjyqtarët duhet të kenë në dispozicion kërkesën dhe aktet e kërkesës të paktën dy ditë përpara mbledhjes së Kolegjit”.

Në parim, çdo gjë duket në rregull dhe brenda kornizave administrative në letër të Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë, në të dy njoftimet (parapraku dhe ai i modifikuari), Gjykata Kushtetuese thekson: “Kjo çështje, për shkak të interesit publik që paraqet, është konsideruar nga Gjykata për t’u shqyrtuar me përparësi, sipas praktikës së ndjekur në raste të ngjashme”.

E drejtë. Pezullimi i zv.kryeministres është çështje me përparësi për Shtetin dhe Gjykata Kushtetuese duhet ta trajtojë në një kohë sa më të shpejtë, për t’i dhënë një përgjigje “konfliktit” të krijuar mes Kryeministrit e Gjykatës së Posaçme, për të përcaktuar në mënyrë përfundimtare se cila palë ka të drejtë.


Por, përtej vullnetit të shprehur publikisht, Gjykata Kushtetuese nuk duket se e ka me aq përparësi çështjen “Balluku”. Për shkak të “kërkesës për shtyrje” të Xhaferllarit, seanca paraprake pritet të zhvillohet në 2 dhjetor, pas fundjavës së gjatë, të shoqëruar me pushimet zyrtare për Festat e Nëntorit.

Në situata të ngjashme, kur vërtetë rastet kanë pasur përparësi, Gjykata Kushtetuese është treguar shumë operative, duke mos u kapur fort pas nenit 24 të Rregullores, që thotë se “gjyqtarët duhet të kenë aktet të paktën dy ditë para mbledhjes së Kolegjit”.

Një rast i kohëve të fundit, që trupa gjyqësore kushteuese shqyrtoi me përparësi, ishte ankimi i Naureda Llagamit për vendimin e Gjykatës së Lartë që e shpalli humbëse në garën me Asim Vokshin për në Gjykatën Kushtetuese.

“Loja” e Marsida Xhaferllarit me afatet e “dosjes

Nga aktet e bëra publike, rezulton se Llagami i është drejtuar Kushtetueses në 14 Tetor 2025. Një ditë më pas, në 15 Tetor 2025, aktet i kanë kaluar relatorit dhe, ky i fundit, po në atë ditë, ia ka përcjellë dokumentacionin edhe anëtarëve të tjerë të trupës.

Në 16 Tetor, pra vetëm një ditë pasi ishte përcjellë aktet (pra, më pak se dy ditë), Mbledhja e Gjyqtarëve vendosi që ta kalojë çështjen në seancë plenare. Në të njëjtën ditë, Mbledhja e Gjyqtarëve kishte shqyrtuar më herët edhe një kërkesë paraprake të Llagamit, në të cilën kërkonte përjashtimin e një anëtari të trupës gjykuese.

Pra, në rastin e Llagamit, e gjithë trupa e Gjykatës Kushtetuese, brenda 24 orëve nga marrja e akteve, u mblodh dy herë, duke i dhënë kuptimin e duhur termit “me përparësi”.

Kush fiton nga “shtyrja”

Krahasimi mes rastit “Llagami” dhe rastin “Balluku” forcon akoma më tej dyshimin se gjyqtarja Marsida Xhaferllari ka shfrytëzuar një nen të Rregullores për të justifikuar shtyrjen e shqyrtimit të ankimit të Kryeministrit. Dhe kjo shtyrje është jo pak, por katër ditë, një afat i bollshëm, i cili mund të shfrytëzohet nga palë të interesuara për “ndikime” apo “ndërhyrje”.

Ajo që mbetet e paqartë në të gjithë këtë histori është fakti se përse kishte nevojë Xhaferllari për të zgjatje afati.

Në datën 2 dhjetor 2025, Kolegji prej 3 anëtarësh i Gjykatës Kushtetuese ka në dorë të marrë disa vendime, njëri më i rëndësishëm se tjetri për faktin e karrierës qeveritare të Belinda Ballukut.

Varianti i parë është që ankimi i Ramës të mos pranohet të shqyrtohet dhe, në këtë pikë, Belinda Balluku del përfundimisht jashtë qeverisë.

“Loja” e Marsida Xhaferllarit me afatet e “dosjes

Varianti i dytë është që ankimi i Ramës t’i kalojë për shqyrtim Mbledhjes së Gjyqtarëve, po pa pranuar pezullimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme.

Varianti i tretë është që ankimi i Ramës t’i kalojë për shqyrtim Mbledhjes së Posaçme, duke pranuar njëkohësisht edhe heqjen e masës ndaluese “pezullim nga detyra” për Belinda Ballukun, të vendosur nga Gjykata e Posaçme.

Duket qartë që, secili nga variantet ka impakt të fuqishëm në jetën qeveritare dhe të drejtësisë.

Ndaj, një shtyrje afati për shqyrtimin e rastit mund të jetë një mundësi e mirë për të “kristalizuar idetë”, aq më tepër që “sebepi” i shtyrjes, Marsida Xhaferllari, është momentalisht kryetare në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, një pozicion që pritet të plotësohet me një kryetar definitiv, pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçaj.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?