POLITIKE

"Dumani u bë avokat i të keqes", Berisha: Sulmet e mia ndaj SPAK kanë filluar kur ky institucion amnistoi dosjet e krimit elektoral

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2025, 14:48

"Dumani u bë avokat i të keqes", Berisha: Sulmet e mia ndaj

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të gjatë për mediat, ku akuzoi qeverinë dhe institucionet e drejtësisë për goditje të qëllimshme ndaj opozitës dhe për shkatërrimin e pluralizmit politik në vend. Në një takim me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale, Berisha tha se regjimi aktual ka kaluar në atë që ai e cilësoi si autokraci elektorale, ku zgjedhjet, sipas tij, janë shndërruar në ffarsa dhe ku pluralizmi shtypet përmes përdorimit të institucioneve.

Kreu i PD akuzoi drejtues të SPAK, përfshirë Altin Dumanin, për mosveprim dhe përfshirje në “pazare politike”, duke ngritur pikëpyetje mbi burimin e pasurive të tyre.

Së pari, ju garantoj se, ato që quhen ato që quhen autokraci elektorale, dmth regjime që nuk bëjnë zgjedhje por zhvillojnë farsa, apo diktatura autoritare, pra regjime që pranojnë pluralizmin por e shtypin, siç bëri Edi Rama se, këtu njerëzit hutohen. Të arrestosh tre liderët e 3 partive kryesore opozitare, dy ti arrestosh dhe tjetrin ta vesh në ndjekje penale në vit elektoral, do të thotë defakto ti japësh një goditje tmerrësisht të rëndë, opozitës dhe opozitarizmit, të përdorësh institucionet për të shtypur pluralizimin.

Kështu që cila është zgjidhja? Zgjidhja është Nepali, zgjidhja është Bangladeshi, zgjidhja është Madagaskari, zgjidhja është njerëz të revoltuar kërkojnë të drejtën e votës së tyre, nëqoftëse duan të votojnë të lirë dhe ne do të bëjmë gjithçka që të bindim shqiptarët për këtë. Kjo është zgjidhja kryesore.

Dua të bëj një sqarim këtu. Personalisht gjithë jetën si njeri që ka për fe politike Kushtetutën dhe ligjin, kam patur dhe kam respektin më të madh për të gjithë ata që zbatojnë ligjin. Në kushte të vështira kërkon guxim, por është respekti më i madh për ta. Qofshin ata në SPAK, qofshin ata në çdo organ tjetër. Tani dua të sqaroj pak qëndrimin tim ndaj SPAK.

Ka njerëz dritëshkurtër të cilët për mungesë memorie apo konceptesh mendojnë se unë, sulmova SPAK për shkak të veprimeve që bëri ndaj meje. Absolutisht jo. Sulmet e mia ndaj SPAK kanë filluar në momentin dhe kohën kur ky institucion amnistoi dosjet 338 dhe 184, dosjet më flagrante të krimit elektoral. Të dashur miq, këto dy dosje janë bazuar në një procedurë ligjore të përsosur. Regjistrime të bëra me vendim gjykate dhe kërkesë prokurori. Dhe prokurorë SPAK në mënyrë më katastrofale i amnistuan këto.

Çfarë ishte kjo? Kjo ishte kazma në themelet e pluralizmit. Kjo ishte licenca për të shndërruar krimin në votë dhe votën në krim. Siç pak a shumë e tha një bashkëbisedues më parë. Kjo ishte licencë për Edi Ramën që bëj çtë duash me zgjedhjet se dua ti fitosh ti dhe jo opozita. Këtu nisi beteja ime me SPAK, dhe beteja ime ka nisur të paktën 1 vit para se ata të kërkonin masat ndaj meje.

Dhe për ta ditur ju të dashur qytetarë, gjatë atij viti ata bënë përpjekje të paftyra që të më rikatonin (shantazhonin), por morën atë që meritonin. Pra, çfarë është ai që merr dosjen e krimit elektoral dhe e amniston. A nuk është ai një kriminel i urryer, i demokracisë, pluralizmit, i vendit të tij. Dhe i tillë është Altin Dumani, Kraja që ishte para tij.

Së dyti, dua të sqaroj shqiptarët. Altin Dumani është një nga emrat më të lakuar siç e dini, por Altin Dumani ka 4 apartamente sot. Dhe unë ju them qytetarëve shqiptarë, është gabim shumë i rëndë të mos realizosh se çdo të thotë për një nënpunës të shtetit të kesh 4 apartamente pa asnjë burim tjetër të ardhurash, përveç rrogës së tij. Jam ish-president, ish-kryeministër dhe ua them unë ju, që me rrogën time, unë kam arritur që jo të blej një apartament, kredi nuk kam marrë, por të shes apartamentin që kam patur dhe të blej një tjetër 40 metra më të madh se, ai që kisha.

Këto kanë qenë kursimet e mia. Unë pa kredi në bankë nuk mund të bleja kurrë një apartament, që isha një nga rrogëlartit më të lartë të këtij shteti. Nga erdhën burimet e parave të Altin Dumanit. Nga erdhën. Së dyti, dua të qartësoj. Unë nuk mund të sulmoj kurrë, një gjykatës, prokuror, një hetues, një polic që zbaton ligjin.

Përkundrazi nderimin më të madh për të, por nuk mund të pranoj kur shoh dosjen. Po marr dosjen ‘Toyota Yaris’ në të cilën rezultoi Taulant Balla, ministër kriminel që bën pazare me bandën e Suel Çelës për të ja rikthyer automjetet.
Që u kërkon gjykatësve që kalojani policisë që unë ti vonoj dhe të dalin jashtë afatit. Nuk mund të pranoj kurrë. Po marr vetëm këtë dosje, por po të doni kaloj dhe në dosje të tjera. Dosja në të cilën prokurorët e SPAK bëjnë pazare për dhjetëra mijëra euro pagesa dhe janë bashkëpunëtor.

Më thoni mua. Në rast se ti merr e arreston një qytetar se, në mënyrë të paligjshme ka kryer një vepër dëmi prej 40-50 mijë euro, po një prokuror që ka kërkuar 70 mijë euro, që nuk ka pranuar 30 mijë se ka kërkuar 45 mijë etj., çfarë është? A nuk janë këto vepra krimi. Ku janë këto? Këto janë në sirtarin e Altin Dumanit. Atëherë më thoni mua, nuk duhet të ju them të vërtetën shqiptarëve? Absolutisht çdo gjë të ndodhë, unë do ju them të vërtetën. Sikur çdo çmim të paguaj kurrë nuk do të tërhiqem nga e vërteta.

A ka aty, a janë të tjerë Dumanër? Ka dhe të tjerë, por nuk janë të gjithë. Ka prej tyre, dhe secili prej tyre që zbaton ligjin, ndaj cilido qoftë do të ketë mbështetjen, nderimin dhe vlerësimin tim më të madh.
Kam bindje, e kam thënë dhe tek dera e atij institucioni, se aty ka njerëz të ndershëm, hetues të ndershëm në BKH. Ka prokurorë të ndershëm, të rinj të ndershëm, por çfarë ndodhi?

Unë u tregoj të vërtetën shqiptarë dhe nuk janë përgënjeshtruar të vërtetat e mia.
Në rast se, Altin Troplini mban në xhep urdhër-arrestin e Elvis Doçit, të paktën nga data 26 prill deri në datën 22 maj, sa u arratis ai. A nuk meriton të quhet ky, Poja i SPAK-ut. A duhet të pranojmë ne një gjë të tillë.

Në rastin e fundit, para 3 ditësh italianët gjetën se, Elvis Doçi ishte i implikuar në dërgimin 1 mijë e 300 kilogramëve kokainë në Itali. Përsëri është i lirë ai, udhëheq organizatën. Pra sigurisht midis asaj që të hesht para këtyre të vërtetave dhe të ja them publikut, unë zgjedh këtë të dytën. Detyrimi im është të ja them publikut dhe nuk kam asgjë.

E kam thënë dhe them, se ndihem i nderuar për faktin se, nga ata jam sot politikani i parë dhe i vetëm në Shqipëri politikani i parë dhe i vetëm në Shqipëri me veting të pasurive dhe të ardhurave të 33 viteve të fundit. Ua di shumë për nder këtë nisëm që morën. Dhe rezulton atë që kam deklaruar dhe asnjë thyerje ligji, asnjë shkelje nga unë dhe familjarët e mi.
Në këtë kontekst unë mbroj interesin publik. Unë nuk besoj kurrë se shqiptarët meritojnë prokurorë që bashkëpunojnë me krimin. Jo.

Nuk besoj kurrë se shqiptarët meritojnë prokurorë që blejnë apartamente me para të paligjshme. Që mashtrojnë. Ata duhet të jenë para ligjit. Merrni raportin që ka me Irena Gjokën.

Dje një ministër në Rumani dha dorëheqjen sepse unë tha, në përmbushjen e formularit e keqkuptova një moment dhe më shpëtoi pa deklaruar diçka që e kam patur. Irena Gjoka në të gjithë formularët ka mashtruar. Dhe kush e mbron sot? E mbron Altin Troplini i cili për ta mbrojtur edhe pse ekzistonin gjithë dokumentet që ajo është e dënuar dhe si e tillë ajo nuk mund të jetë kurrë gjykatës.

Ekzistojnë gjithë dokumentet se ajo ka mashtruar zyrtarisht në formular dhe ajo nuk mund të jetë kurrë gjykatës, i doli në fund për zot, pikërisht Altin Troplini. I hapi hetim paraprak për të mos e shkarkuar dot kush, se e kam në hetim unë.

Pra u bë avokat i të keqes. Ndaj dhe këto janë qëndrimet e mia, unë as nuk mund të hesht, as nuk mund të tërhiqem para këtyre të vërtetave.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan