Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...
Kryeministri Edi Rama, gjatë edicionit të 8-të të podcastit “Flasim” foli për çështjen e pezullimit të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila është dërguar për shqyrtim në gjykatën Kushtetuese.
Rama e cilësoi një precedent të rrezikshëm atë që ndodhi në GJKKO, ku sipas tij, një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë duke shkarkuar një ministër dhe zv/kryeministre.
Duke iu referuar Komisionit të Venecias dhe Gjykatës Evropiane të Strasburgut, tha se këto institucione e quajnë cënim të balancës së pushteteve shkarkimin e një ministri.
Sipas këtyre organeve të drejtësisë, ministrat kanë funksione politike dhe jo administrative.
Fjala:
Një debat i hatashëm ka mbushur boshllëkun e klubeve mediatike e të pasqyrave sociale të javës, pasi një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë, kokë më kokë e pezulluan një anëtar të kabinetit qeveritar.
Unë nuk dua të hyj në asnjë debat për një absurditet kaq të rrezikshëm sa ky dhe pres me durim që Gjykata Kushtetuese t’i japë drejtim çështjes së kësaj rruge të pashkelur askund në Europë, po mesa jemi informuar deri tani, askund edhe në botë.
Por thashë të ndaj me ju sot se çfarë thonë Komisioni i Venecias dhe Gjykata Europiane e Strasburgut për këtë çështje.
Qëndrimi i Venecias është në fakt shumë i prerë.
Gjykatat NUK duhet të pezullojnë anëtarë të qeverisë, sepse duke bërë këtë:
Së pari, cënojnë balancën e pushteteve.
Për sa kohë një ministër është figurë politike, pjesë e ekzekutivit, përgjegjës para Parlamentit dhe Kryeministrit, nëse gjykata e pezullon, ajo praktikisht:
• ndërhyn në punën e qeverisë,
• ndërron përbërjen e ekzekutivit,
• merr kompetenca që i takojnë Kryeministrit dhe Presidentit.
Dhe kjo konsiderohet nga Venecia shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve.
Së dyti, duke e bërë këtë, gjykatat krijojnë mundësinë e instrumentalizimit të drejtësisë dhe Venecia paralajmëron shpesh kundër “judicial overreach”, ose shqip, shtrirjes së krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me politikën, sepse kjo për pasojë i hap rrugë:
• presioneve politike ndaj qeverisë,
• destabilizimit institucional,
• manipulimit të ekzekutivit përmes proceseve penale.
Së treti, ministrat kanë funksione politike, jo administrative, dhe Venecia e ka thënë shumë herë:
Masat e pezullimit vlejnë për nëpunësit, jo për anëtarët e qeverisë, sepse ministri nuk është “zyrtar administrativ”, por autoritet politik.
Së fundi, pezullimi gjyqësor i ministrit është de facto presion për shkarkimin e tij, duke qenë se kur pezullohet një ministër, nuk pezullohet një individ, por paralizohet krejt vendimmarrja për një apo më shumë sektorë që ministri mund të mbulojë. Dhe kjo është këmbë e krye jokushtetuese.
Komisioni i Venecias e ka theksuar shprehimisht:
“Një prej parimeve të demokracisë parlamentare është që qeveria mund të shkarkohet vetëm nga organet politike, jo nga organet gjyqësore.”
Po Gjykata Europiane e Strasburgut çfarë thotë për këtë çështje?
Kjo është interesante. Gjykata Europiane nuk është ndeshur kurrë me këtë absurd dhe prandaj nuk ka dhënë asnjëherë, asnjë vendim specifik ku të përmendet fjala “pezullim i ministrit nga gjykata”!
Pse? Sepse në asnjë shtet europian nuk ka ndodhur ndonjëherë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen bashkë, kokë më kokë në errësirë e të pezullojnë një ministër.
Pra, edhe njëherë, kjo që kanë bërë në Shqipëri një prokuror e një gjykatës, duke pezulluar një anëtar të kabinetit qeveritar, është një tentativë e padëgjuar, një eksperiment i paparë, një ide e pazhvilluar asnjëherë më parë dhe mesa duket, një rrugë e paimagjinuar askund tjetër se mund të shkelet nga gjyqësori, për të marrë kompetencat e Kryeministrit, të Presidentit e të Parlamentit bashkë.
Por ama ka disa parime shumë të qarta të Gjykatës Europiane që e ndalojnë parimësisht këtë aventurë antidemokratike:
Së pari, Strasburgu thotë se masat e sigurisë nuk mund të përdoren:
• për qëllime politike,
• jashtë proporcionalitetit,
• dhe për të ndikuar ekzekutivin.
Pezullimi i një ministri nga detyra është minimalisht joproporcional dhe ndikon drejtpërdrejt ekzekutivin.
Së dyti, për Strasburgun ministrat janë shprehje e vullnetit demokratik: qeveria buron nga shumica parlamentare dhe Strasburgu ka shkruar se: Çdo masë që ndërpret apo cënon funksionimin të institucioneve të zgjedhura duhet të justifikohet me standardin më të lartë demokratik.
Si përfundim, edhe sipas Venecias, edhe sipas Strasburgut:
Gjyqësori NUK duhet të pezullojë ministra.
Në standardet europiane—ku nuk besoj se ka mbetur ndonjë standard për ta shpikur Shqipëria—kjo është:
-joproporcionale në thelb
-antidemokratike në frymë
-antikushtetuese në përmbajtje
-nënshtrim i ekzekutivit
-kërcënim i paprekshmërisë së vullnetit demokratik
-kundër ndarjes së pushteteve
-kundër standardeve të Venecias
-kundër jurisprudencës së Gjykatës Europiane të Strasburgut
E pra, përfundimisht:
Pezullimi i një ministri është në vetvete absurd si koncept, sepse të pezullosh një ministër nuk do të thotë të pezullosh thjesht një individ -një funksionar publik të cilitdo nivel - por do të thotë të pezullosh një autoritet me fuqi ekskluzive vendimmarrëse në një a më shumë sektorë dhe kësisoj t’i pamundësosh ministrisë përkatëse të përfaqësohet në Këshillin e Ministrave e t’i propozojë qeverisë vendimet e përjavshme për ecurinë e sektorit. Kjo është një nonsens absolut.
Prandaj ministri ose rri në detyrë, ose largohet nga detyra:
• me dorëheqje,
• nga Kryeministri,
• apo in extremis me dënim të formës së prerë sipas ligjit.
Tjetër nuk ka. Prokuroritë e Gjykatat nuk hyjnë fare në këtë mes dhe nuk e bëjnë kurrësesi këtë. Asnjëherë. Askund në Europë.
E nëse Shqipëria do të hynte në analet e historisë së drejtësisë europiane me një shpikje të tillë, kjo do të ishte, largqoftë, një shfaqje ulëritëse papjekurie demokratike dhe institucionale.
Uroj që Gjykata Kushtetuese t’ia kursejë këtë shfaqje Shqipërisë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të gjatë për mediat, ku akuzoi qeverinë dhe insti...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi se këtë javë do të nisin aktivitetin e foltoreve jashtë Tiranës dhe do...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi takimin e Ilir Alimehmetit dhe Ervin Salianjit me më të votuarit e primareve dhe 11 majit. Berisha tha...
Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese nga qeveria të vendimit të GJKKO-së për pezullimin...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha u pyet nga një qytetar nëse do të jepte dorëheqjen për shkak të humbjes së zgjedhjeve. ...
Kryetari i Partisë Demokratike akuzoi sot qeverinë e Edi Ramës se është shkaktarja e largimit masiv të shqiptarëve nga vend...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar për mediat takimin e zhvilluar dje nga një sërë eksponentësh t&eu...
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka analizuar dosjen e hetimit të SPAK ndaj zv/krye...
Analisti Andi Bushati, duke folur për pezullimin e Belinda Ballukut dhe çështjen që pritet të shqyrtojë Gjykata Kushtetuese, dek...
Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka komentuar takimin e Ervin Salianjit me disa prej figurave të selisë blu, përfshirë dhe...