Rregullorja e FIFA-s për Botërorin bën gjithçka lëmsh, vendi i katërt mund të kualifikohet në fazën tjetër
FIFA ka bërë ndryshime në rregulloret e saj për t’u përshtatur me Botërorin me 48 skuadra dhe faktin se jo të gjitha ...
FIFA ka bërë ndryshime në rregulloret e saj për t’u përshtatur me Botërorin me 48 skuadra dhe faktin se jo të gjitha ...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Dritan Goxhajn ish-luftëtar i UÇK-së, i cili një ditë më parë shpalosi k&eum...
Janë zbuluar detaje të reja nga dosja penale Nr.4099 që flet për një grup Call-Centerash të pozicionuar tek kompleksi “Del...
Në Gjykatën e Posaçme u mbajt seanca e radhës në ngarkim të Dritan Rexhepit dhe 6 të pandehurve të tjerë, t&eum...
Shtyhet për në datën 7 korrik seanca në GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Shkak për shtyrjen e seancës...
Simon Zereci është emëruar drejtor i përgjithshëm i Gardës së Republikës. Pas largimit të Ermal Onuzit në qe...
I lindur si “Revolucioni i Flamingove” kundër një resorti luksoz të lidhur me Kushnerin, protestat në Tiranë janë sh...
Teksa vendi është përfshirë në protesta masive antiqeveritare prej 24 ditësh, një mesazh i fortë ka ardhur nga preside...
Armand Shakaj, i dyshuar për vrasjen e mikut të tij Eglant Koçi dhe fshehjen e trupit në majën e Korrës, vijon të jet&eum...
Për më shumë se tre javë, në bulevardin përballë Kryeministrisë kanë dalë çdo mbrëmje mijër...

I lindur si “Revolucioni i Flamingove” kundër një resorti luksoz të lidhur me Kushnerin, protestat në Tiranë janë shndërruar në një enë që mbledh një pakënaqësi shumë më të gjerë.
Nga Marzia Baldari, IL FATTO QUOTIDIANO
I lindur si mobilizim i të rinjve të “Revolucionit të Flamingove” kundër një resorti luksoz të lidhur me interesa pranë dhëndrit dhe vajzës së Donald Trump-it, protestat në Shqipëri janë bërë shprehja e një pakënaqësie më të gjerë: paga dhe pensione të ulëta, korrupsion dhe kosto në rritje e jetesës.
“Jam më shumë se i zemëruar. Jam i tërbuar. Punoj si bojaxhi makinash, por me 500 euro në muaj çfarë mund të bëj?”
Kështu shprehet Gjergji, 63 vjeç, me flamurin shqiptar mbi supe, pak hapa larg nga Sheshi Skënderbej, qendra e protestave.
Ai ka jetuar njëzet vjet në Itali para se të kthehej në Shqipëri. Ashtu si shumë punëtorë të tjerë, ai fiton mes 400 dhe 500 euro në muaj, ndërsa çmimet vazhdojnë të rriten.
“Të bësh pazarin këtu kushton më shumë se në Itali”, tregon i revoltuar banori.
Pagat e mjerueshme dhe pensionet minimale po ushqejnë zemërimin në rrugët e Tiranës.
“Në vitin 1991 pashë protestat pas rënies së komunizmit, por jo si këto. Kjo është e jashtëzakonshme”, shton ai.
Prej javësh, çdo mbrëmje, dhjetëra mijëra njerëz kthehen për të protestuar paqësisht në qendër të Tiranës.
“Pas 22 ditësh jemi ende këtu dhe jemi më shumë se më parë”, thotë nga skena një i ri organizator.
Shumë protestues vijnë nga diaspora dhe po i japin energji të re lëvizjes.
Kur e pyesim Gjergjin se cili është ndryshimi me të kaluarën, ai përgjigjet:
“Të rinjtë. Ne kemi besim tek ata. Ata që janë në qeveri janë të korruptuar”.
Nga skena flitet gjithashtu për Bashkimin Evropian dhe për pengesat që e ndalojnë Shqipërinë të bëhet pjesë e saj, ndër të cilat korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Hyrja në Evropë mbetet një objektiv qendror, por për shumë njerëz hapi i parë është i qartë: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
“Duhet të jemi gjithnjë e më shumë”, përsërisin protestuesit duke brohoritur “Revolucion”.
Mes rrugëve të ndriçuara të qendrës, çdo ditë të rritur, të rinj dhe të moshuar mblidhen në orën shtatë të mbrëmjes për të marshuar sërish.
Një prani e vazhdueshme që e ka shndërruar protestën në një takim të përditshëm, me pjesëmarrje gjithnjë e më të madhe.
Mes zhurmës së thirrjeve dhe flamujve, mesazhi mbetet i njëjtë: një ndryshim i thellë që, sipas atyre që janë në shesh, nuk mund të presë më.
Për më shumë se tre javë, në bulevardin përballë Kryeministrisë kanë dalë çdo mbrëmje mijër...
Sindikatat e Pavarura ashtu siç u njoftua një ditë më parë, këtë të martë po zhvillojnë një protest&e...
Kostandin Foni, përfaqësues i Shoqatës së Transportit Publik Tiranë, i ftuar në “Kafe Shqeto”, u shpreh se transport...
Në një postim të gjatë në rrjetet sociale ditën e sotme, Rama i ka quajtur protestuesit të përdorur nga interesat e pe...
Sipas ekspertëve të komunikimit, kryeministri Edi Rama i është drejtuar manualit të vjetër të propagandës për t&r...
I ftuar në studion e “Kafe Shqeto”, ish-deputeti Petrit Vasili u shpreh se situata ekonomike dhe politike në vend është rezult...
Ish-ambasadori Agim Nesho, i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, të moderuar nga Flavio Qarri, deklaroi se kryeministri Ed...
Si çdo ditë në orën 19:00 mijëra qytetarë mblidhen sheshin “Skënderbej” më më pas marshojnë dr...
Edi Rama ka sulmuar sot sërish protestuesit, të cilët prej më shumë se dy javësh kanë mbushur sheshin duke kërkuar dor...
Studiuesi dhe historiani Auron Tare ka dalë në mbrojtje të Dritan Goxhajt, i cili një ditë më parë lexoi deklaratën e ...