Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë për televizionin grek, MEGA ku është pyet për tema të ndryshme ndër të cilat edhe dhënien me koncesion për investim strategjik të ishullit të Sazanit tek dhëndri i presidentit amerikan Trump, Jared Kushner. Rama gjatë intervistës u shpreh se janë dy projekte në të cilat është përfshirë. Sipas tij njëri është tërësisht privat dhe tjetri së bashku me shtetin.
Kryeministri shtoi se qeveria shqiptare do të ketë aksionet e veta përmes Koorpatës Shqiptare të Investimeve. Ai theksoi se plani i parë ka avancuar. Rama theksoi se ata kanë marrë leje për gjithçka e u takon. Sa i përket planit të dytë ai e cilësoi si plan më të komplikuar. Rama shpjegoi edhe se çfarë i tha dhëndri i Trump kur u dakordësua marrëveshja, para zgjedhjeve në Amerikë, duke sqaruar edhe se në atë kohë si ish-president ndodhej nën akuza.
Pyetje: Kam dëgjuar që kemi dhënë statusin e investitorit strategjik dhëndrit të presidentit Trump?
Rama: Janë dy projekte në të cilat është përfshirë. Njëri tërësisht privat, tjetri së bashku me shtetin.
Pyetje: Është ishulli i Sazanit?
Rama: Po, qeveria shqiptare do të ketë aksionet e veta përmes Koorpatës Shqiptare të Investimeve. I pari ka avancuar. Kanë marrë leje gjithçka e u takon atyre të ndërtojnë. E dyta është më e komplikuar. Kur kjo gjë u materializua, kur vjehrri i tij nuk ishte president, por person i akuzuar në s’di sa shumë çështje por kjo është temë tjetër. Kishte njerëz që vinin bast se do vinte në pushtet të tjerët jo por në fund të ditës për mua nuk ishte politike.
Nuk ka qenë asnjëherë se ai ishte dhëndri apo vajza e dikujt. Por ka të bëjë me investues amerikan me interes të jashtëzakonshëm në këtë projekt dhe me një punë shumë rigoroze. Jared Kushner gjëja e parë që më tha: Kryeministër çdo gjë, çdo gjë duhet të jetë sipas rregullave. Dhe nëse ka diçka që mund të duket sikur nuk është shumë e qartë, në çdo aspekt më informo se duhet të jetë sipas rregullave’. Dhe ka ndjekur rregullat në çdo hap të procesit.
Rama foli edhe për marrëdhëniet me Greqinë ndërsa u shpreh se vijojmë të kemi probleme. Ai u shpreh se me Greqinë jemi fqinj shumë të vjetër por në të njëjtën kohë jemi edhe fqinj shumë të rinj sepse kishte ndërprerje prej 50 vitesh të rrugëve tona.
Ai theksoi se marrëdhëniet tani janë mirë ndërsa shtoi se mund të jenë shumë më mirë. Rama tha se për një farë kohe marrëdhëniet ishin keq por shtoi se tani jemi në rregull tani. Ai u pyet edhe për çështjen Beleri. Gazetarja e pyeti kryeministrin nese preket nga një vendim që mund të marrë Gjykata Europiane të Drejtësisë nëse Beleri e dërgon çështjen e tij. Rama theksoi se Europa është familje demokratike dhe Gjykata Europiane është e gjithkujt. Sipas tij Gjykata do të bëjnë atë që duhet të bëjnë.
Pyetje: Si do i përshkruanit marrëdhëniet shqiptaro-greke aktualisht, sepse dalim nga shumë muaj që kishte trazi të madhe nga Fredi Beleri ku jemi sot?
Rama: Mendoj se ne vijojmë të kemi problem që jemi fqinj shumë të vjetër por në të njëjtën kohë, fqinj shumë të rinj, sepse patëm ndërprerjen prej 50 vitesh e rrugët tona ishin krejt të ndara…. Në disa raste kemi qenë viktima të kësaj të shkuare, por sot më shumë sesa një herë kemi pasur provën që jemi shumë të ngjashëm. Kaq shumë ballkanikë, mesdhetarë, emocionalë, dhe pengje të historisë sonë. Por unë kam bërë të qartë se historia mund të jetë ose kurth i madh ose burim i madh për të ecur para. Sfida është ta shohësh historinë me sytë e të ardhmes.
Marrëdhëniet tani janë mirë, mund të jenë shumë më mirë. Për një farë kohe ishin keq, për një çështje që ishte shumë e rëndësishme për palën greke ndërsa për ne ishte një mes shumë çështjesh por jemi në rregull tani.
Pyetje: Për ta përmbyllur cështjen Beleri, kam dëgjuar që anëtari i PE-së do ta çojë në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, nëse do të ketë një vendim të mundshëm kundër vendit tuaj do ju prekte?
Edi Rama: Jo jetojmë në një vend demokratik. Europa është familje demokratike dhe Gjykata Europiane është e gjithkujt. Gjykata do të bëjnë atë që duhet të bëjnë.
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka rikujtuar se në datë 2 Mars do të hapen dyert e Panairit të Punës ...
TIRANA- Deputeti Lulzim Basha ka firmosur një kontratë me Sonoran Policy Group LLC, për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerik&e...
Edi Rama TIRANË- Gazeta e njohur austriake, ‘Der Standard’, i ka kushtuar një artikull ngjarjeve të fundit politike në Shq...
Belind Këlliçi TIRANË - Demokrati Belind Këlliçi, ka folur këtë të martë mbi largimin jashtë vendit t...
Andia Ulliri TIRANË - Deputetja e Partisë Demokratike, Andia Ulliri, është njëra nga kandidatet e primareve për qarkun Durr&e...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takimin me asambletë socialiste të disa nj&eu...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takimin me asambletë e PS në Tiranë, teksa po flist...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me asambletë socialiste të idsa njësive në Tiranë, është...
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar pasditen e sotme për 24 masat e sigurisë të lëshuara ndaj zyrt...
VLORA- Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak Vlorë është zhvilluar mes tensionesh. Një grup qytetarësh nga zona e Orikumit kan&e...