POLITIKE

Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë në nivel delikat/ Anulohet mbledhja mes dy qeverive, Kurti; Nuk di gjë, Rama: I kërkova takim më të ngushtë, por s'pranoi

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Qershor 2023, 22:37
Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë në nivel delikat/ Anulohet

Kur disa media në Kosovë njoftuan se qeveria e Tiranës kishte anuluar mbledhjen mes dy qeverive ku ishte parashikuar firmosja e 14 marrëveshjeve në Gjakove, zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu  mohoi raportimet.

“Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë. Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sontëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe uvertyrë për mbledhjen e nesërme... Për anulimin po dëgjojmë tani nga ju”, u shpreh ai për disa media.

Por vetëm pas 20 minutash, kryeministri Edi Rama që kishte lajmëruar më herët një konferencë për shtyp, tha se mbledhja ishte anuluar.

Ai argumentoi edhe arsyet se pse.

Rama deklaroi se i kishte kërkuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që të takohen nesër në një format më të ngushtë, me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të BE-së për të diskutuar një situatë që po çon në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë euroatlantike në një pikë të paimagjinueshme, por sipas tij homologu kosovar nuk kishte pranuar.

“Është një komunikim i jashtëzakonshëm i cili lidhet me takimin e nesërm të dy qeverive në Gjakovë. E kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar.

I kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në një format më të ngushtë, me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes për të diskutuar për këtë situatë që po çon në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë euroatlantike në një pikë të paimagjinueshme ku kjo e fundit ka vënë gishtin në butonin që do vërë në lëvizje planin e sanksioneve ndaj shtetit që e ka krijuar vetë.

Për fat të keq nuk kemi pasur dakordësi me kryeministrin Kurti për një ndryshim të formatit. Ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë dhe për këtë, por kjo nuk është e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot”, tha Rama.

Gjithsesi ai tha se shpreson që të takohen për të ballafaquar opinionet.

“Mbase nuk është një përgjigje përfundimtare nga ana e kryeministrit. Shpresoj shumë të takohemi për të ballafaquar opinionet kur jemi në prag të vënies në zbatim të planeve për masa shtrënguese të një shteti të krijuar nga ata që qartësisht janë në kushtet e sosjes së durimit.

Kam bërë një përpjekje për t’ju kërkuar edhe pak kohë, e kam marrë edhe pak kohë, por nëse nuk e shfrytëzojmë për një sens të përbashkët mes të gjithëve, atëherë kam shumë frikë se plani që është një plan realisht shumë i rëndë për Kosovën, do vihet në lëvizje”, tha Rama. Ai nënvizoi i pyetur disa herë nga mediat se marrëveshjet e planifikuara për tu firmosur mund të presin edhe pas një jave. Rama foli për negociata intensive në 72 orët e fundit për shkak të sanksioneve që mund të rrezikojë Kosova nga ndërkombëtarët.  

I pyetur nëse nga ana e Shqipërisë kjo mund të cilësohet si presion, Rama e mohoi duke shtuar se vendi ynë është pjesë e pandashme e botës euro-atlantike, ndërkohë që Kosova po digjet ngadalë në reputacionin e tyre që e kanë krijuar si shtet.

“Jo, fare. Sepse, thashë edhe njëherë kam disa ditë që kërkoj ta takoj, ka qenë i zënë e mirëkuptoj. Nuk jemi në kushtet kur mund të bëjmë mbledhje si UFO. Shqipëria të paktën s’është UFO, është pjesë e pandashme e botes euroatlantike. Nuk bëjmë dot teatër. Ndërkohë që Kosova po digjet ngadalë, por po digjet në reputacionin e saj ndërkombëtar, me ata që e krijuan si shtet. Unë i marr me mend, nënqeshjet dhe përqeshjet me bashkësinë euroatlantike, që krijoi Kosovën dhe atyre që nuk e deshën kurrë krijimin e një Kosovë të pavarur. Ne këtë gjë nuk duhet ta lejojmë. Për çfarë bëhet njëherë? Për një të ngujuar që nuk ushtron dot detyrën por as funksionet bazike të një njeriu normal që nuk del të marrë dot ajër jashtë godinës?

Ajo që u bë me zgjedhjet ishte e duhur, ajo s’u bë që të qeverisnin shqiptarë. Ajo u bë për t’u thënë serbëve: I bojkotuam? Okay, ne si lëmë institucionet bosh.

Në momentin që thua je gati të bësh zgjedhje të parakohshme e çliron të ngujuarin e vetëvendosur të rrethuar me policisë. I vetëvendosuri rri aty si simboli i absurdit” tha Rama. I pyetur nga media se zoti i “hallit” është në këtë rast Albin Kurti dhe pse Rama e kishte anuluar mbledhjen, ai u përgjigj:

“Nuk është fjala për të zotin e hallit sepse halli është i Kosovës por është edhe i shqiptarëve, i kombit që rrezikon të dalë në një dritë jo të mirë në sytë e atyre që e kanë bërë këtë komb të jetë në ditët e veta më të mira në historinë e tij mijëravjeçare. Halli nuk është i Kurtit, por i qytetarëve të Kosovës, Kosovës e të gjithë shqiptarëve”.

Rama tha gjithashtu se ai nuk ishte prekur nga komentet e kryeministrit të Kosovës për draftin që ai kishte propozuar për Asociacionin në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

“Zero. Përpjekja ime për tu takuar me kryeministrin e Kosovës nuk ka filluar sot por ka disa ditë. Albini mund të thotë atë që mendon. Për mua nuk ka gjëra të panjohura me Albinin pasi siç më njeh ai mua e njoh dhe unë atë. Ai është i sinqertë në atë që thotë. Beson vërtetë se thotë diçka të rëndësishme dhe që unë duhet ta marr në Konsideratë. Zero sepse ka dy njerëz që janë të pa interesuar për asociacionin dhe në këtë pik janë bashkë, jo në kuptimin që janë marrë vesh, pro janë të interesuar që asociacioni të mos krijohet dhe këta janë Vuçiç dhe Kurti. Pse? Për mënyrën si e kanë të ndërtuar politikën e tyre të brendshme ju duhet armiku i jashtëm. Pse i çon presidenti ushtarët në veri të Kosovës. Mendoni ju se në cepin më të largët, ai mendon se mund të futet një ushtar serb një metër në kufirin e Kosovës, as që e imagjinon. Pse i çon, nuk i çon për të mbrojtur me armë serbët që janë në Kosovë por për të ndezur shpirtin nacionalist të serbëve që janë në Beograd. Pse i çojnë policët në Kosovë. Këngë mitingu për ata që i dëgjojnë në Serbi. Ça i duhet Kosovës ky konfrontim me Serbinë. Serbia e ka humbur në 1999 dhe nuk është më kërcënim për Kosovës. S’ka se çfarë i bën fare. Aty është Amerika. Aty është kjo Amerikë e cila sot është në acarimin maksimal në qeverinë e Kosovës, për çfarë duhet kjo histori konfrontimi permanente, duhet për histori të brendshme. Asociacioni mbyll përfundimisht mundësinë për të vazhduar luftën që këta nuk na lënë të zgjedhim.

Më vjen mirë dhe është pjesë e marrëdhënies së shëndetshme pasi themi atë që mendojmë. Qëllimin e kemi 1 njohja e plotë përfundimtare ndërkombëtare e Kosovës, edhe nga Serbia dhe kërkimi i Faljes që Serbia duhet t’i bëjë Kosovës. Unë nuk di ndonjë rast kur dy palë që kanë bërë luftë qoftë dhe agresori me viktimën kur kanë bërë një proces paqja të ketë filluar nga falja dhe poshtërimi” tha Rama. Megjithatë, i pyetur disa herë për këtë cështje, Rama nuk e fshehu paksa zhgënjimin.

“Mund të jetë kot por ju siguroj se është top se nuk e kam shkruar unë por ekspertët më të lartë botërorë”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan