Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
ITALI - Mediat e huaja kanë komentuar sërish marrveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët, si dhe vizitën e kryeministres italiane Giorgia Meloni pak ditë më parë në dy kampet në Shëngjin dhe Gjadër.
Në një artikull të "Il Manifesto", thuhet se vizita e Melonit ishte një propagandë elektorale, në prag të zgjedhjeve europiane. Më tej në artikull shkruhet ndër të tjera se dëshira për të transferuar riatdhesimet e emigrantëve po bëhet gjithnjë e më popullore në Evropë, aq sa tërheq vëmendjen e shumë kancelarive, pavarësisht nga ngjyra politike. Sipas artikullit pas marrvëshjes për emigrantët gjysma e Europës tashmë ëndërron 'Shqipërinë e saj'.
Rasti është ai që është dhe prandaj vetëkuptohet që Giorgia Meloni, në Shqipëri për vizitën në pikën e Shëngjinit, nuk kursehet në propagandë, aq më tepër kur kishin mbetur vetëm pak orë deri në votën europiane. “Nëse ajo që kemi imagjinuar këtu funksionon dhe do të funksionojë, – siguroi kryeministrja – atëherë do të kemi inauguruar një fazë krejtësisht të re në menaxhimin e problemit të migracionit. Marrëveshja mund të përsëritet në shumë vende, mund të bëhet pjesë e zgjidhjes strukturore të Bashkimit Evropian”.
Sigurisht, një tjetër reklamë elektorale, por këtë herë mund të jetë më afër realitetit nga sa mund të shpresonte vetë kryeministrja italiane. E pranishme prej vitesh, por gjithmonë nën radar, dëshira për të transferuar riatdhesimet e emigrantëve po bëhet gjithnjë e më popullore në Evropë, aq sa tërheq vëmendjen e shumë kancelarive, pavarësisht nga ngjyra politike. Dhe jo vetëm. E para që foli për paktin mes Italisë dhe Shqipërisë si “model” ishte në fakt Ursula von der Leyen, duke i hapur në mënyrë efektive rrugën e një dritë jeshile nga Brukseli. Për presidenten e Komisionit Evropian, burime të BE-së njoftuan më 13 dhjetor se marrëveshja e arritur mes Melonit dhe Edi Ramës do të ishte “një shembull i të menduarit jashtë kornizës bazuar në një ndarje të drejtë të përgjegjësive me vendet e treta”.
Ishte njoftimi i shumëpritur nga Palazzo Chigi, edhe sepse për Brukselin mekanizmi i zhvilluar nga Roma dhe Tirana, mbi bazën e të cilit juridiksioni italian do të jetë i vlefshëm në qendrat shqiptare të pritjes, është “në përputhje me detyrimet e përcaktuara nga ligji i BE-së dhe e drejta ndërkombëtare”. Fjalë të cilat, për shembull, në Gjermani kanë efekte tek SPD-ja e Olaf Scholz-it, i cili nuk e ka fshehur asnjëherë interesimin për eksperimentin italo-shqiptar.
Për më tepër: deri më 20 qershor qeveria federale gjermane do të duhet të paraqesë në rajone rezultatet e një studimi të kryer nga Ministria e Brendshme mbi mundësinë e shqyrtimit të kërkesave për azil të emigrantëve “në tranzit ose në vende të treta”, siç do të bëjë Italia në Shqipëri.
“Është një model interesant me të cilin po përballem me kolegun tim italian” Matteo Piantedosi, tha pak ditë më parë ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser.
Por diapazoni i atyre që ëndërrojnë të kopjojnë modelin e tyre shqiptar është shumë më i gjerë. Këtë tregon edhe letra që 15 vende i drejtuan Komisionit të BE-së më 16 maj duke kërkuar transferimin e migrantëve të parregullt në vendet e treta. Italia, Danimarka, Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Greqia, Qiproja, Letonia, Lituania, Malta, Holanda, Austria, Polonia, Rumania dhe Finlanda i kanë kërkuar Komisionit “të shqyrtojë bashkëpunimin e mundshëm me vendet e treta për mekanizmat e qendrat e riatdhesimit, ku të kthyerit mund të transferohen në pritje të largimit të tyre përfundimtar”.
Ndërkohë, ka nga ata që e bëjnë të vetëm. Ashtu si qeveria e re e djathtë holandeze e cila ka njoftuar se synon të kërkojë daljen e vendit nga politika evropiane e azilit dhe migracionit “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Ajo që do të ndodhë në të ardhmen e afërt me emigrantët që mbërrijnë në Kontinentin e Vjetër do të varet gjithashtu shumë nga lloji i Evropës që do të dalë nga zgjedhjet e së dielës. Presidenca e radhës së BE-së, nga 1 korriku do t’i takojë Hungarisë dhe do të forcojë frontin e vendeve që mbështesin një linjë edhe më të ashpër ndaj emigrantëve. Por presidenti i ri i Komisionit të BE-së do të ketë gjithashtu një peshë vendimtare, megjithëse mbi emrin e tij ende mbretëron shumë pasiguri.
Ahmetaj TIRANË- Teksa prej shumë muajsh ndodhet në kërkim ndërkombëtar në lidhje me akuzat ndaj tij për ç&eu...
Jorida Tabalu TIRANË - Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku akuzoi shumicën socialiste në pushtet se ka dështuar me luft&...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza drejt kryeministrit Rama se ky i fundit ka urdhëruar të arrestohe...
sali berisha TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve ka...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar mbrëmjen e sotme Ministrin e Brendshëm Taulant Balla se ky i fundit ës...
Sali Berisha TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme në tubimin e përditshëm qytetar se protesta e mb...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar protestën që u mbajt paraditen e kësaj të enjte te Kuvendi, pas...
Kuvend TIRANË - Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme plenare me 86 vota pro dhe 1 abstenim Ratifikimin e marrëveshjes së huas, n...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përmendur dhe një herë personat që u morën në intervistë apo u p&eum...
Ervin Salianji TIRANË - Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur pasditen e sotme mbi investigimin e RAI 3 dhe vizitën e kryeministres italiane ...