Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

KROACI- Marrëveshja e përbashkët e nënshkruar në mes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e bashkëpunimit ushtarak, ka nxitur reagime të shumta, sidomos nga Serbia. Ka pasur përfolje edhe për rritjen e numrit të shteteve që do t’i bashkohen kësaj iniciative. Më së shumti është folur për Bullgarinë, gjë që ka nxitur edhe polemika, megjithatë Sofja zyrtare e ka mohuar.
Lidhur me gjithë këtë situatë të krijuar, në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express kanë folur nga Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë. Nga Zagrebi zyrtar kanë thënë se iniciativa është hapur për të gjithë partnerët në BE dhe në NATO, veçanërisht ata që janë të interesuar të ndihmojnë Kosovën dhe Shqipërinë në rrugën e integrimeve. Ndihma mund të jepet sa i përket ekspertizave, zhvillimit të aftësive dhe ndërveprimeve mes forcave të armatosura dhe përpjekjeve në fushën e industrisë së mbrojtjes.
“Siç e ka komunikuar disa herë për publikun Ministria Kroate e Mbrojtjes, Deklarata e Përbashkët e nënshkruar nga Republika e Kroacisë, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës është e hapur për të gjithë aleatët dhe partnerët në mjedisin e BE-së dhe NATO-s, veçanërisht për ata që janë të interesuar të ofrojnë mbështetje aktive për Kosovën dhe Shqipërinë në rrugën e tyre euroatlantike, përmes transferimit të përvojës dhe ekspertizës, zhvillimit të aftësive dhe ndërveprimit të forcave të armatosura, dhe përmes sinergjisë së përpjekjeve në fushën e industrisë së mbrojtjes”, kanë thënë Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë.
Për shkak të reagimeve të shumta që ishin nxitur nga kjo marrëveshje dhe për shkak të deklarimeve që vinin nga Serbia, të tre shtetet, kanë publikuar të plotë tekstin e marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak.
1.Promovimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimi për industrinë përkatëse duke:
Eksploruar zhvillimin dhe blerjen e kapaciteteve mbrojtëse nëpërmjet zgjidhjeve të bashkëpunimit shumëkombësh për të rritur gatishmërinë e forcave tona ushtarake;
Identifikuar hapësira për bashkëpunimin industrial të mbrojtjes, duke nxitur aksesin në burime dhe zinxhirë furnizimi për të krijuar një industri konkurruese dhe të qëndrueshme të mbrojtjes;
Rritur përpjekjet për të investuar në teknologji dhe inovacione të reja për të përshpejtuar dhe siguruar një qasje të unifikuar ndaj transformimit të sigurisë dhe mbrojtjes.
Rritja e ndërveprueshmërisë nëpërmjet edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve duke:
Ndarë ekspertizën dhe praktikat më të mira në rekrutimin, zhvillimin dhe mbajtjen e personelit të kualifikuar, duke përfshirë shkëmbimin e koncepteve të forcave rezerviste, për të rritur kapacitetet tona parandaluese dhe mbrojtëse;
Rritur mundësitë e edukimit dhe trajnimit individual dhe kolektiv përmes akademive dhe kolegjeve ushtarake përkatëse, me qëllim që të ketë kuptueshmëri më të mirë nga ana strategjike të kërcënimeve dhe sfidave të përbashkëta;
Forcuar stërvitjet dypalëshe dhe/ose trepalëshe për të përmirësuar ndërveprueshmërinë, në përputhje me Politikat e NATO-s dhe BE-së për Trajnimet dhe Stërvitjet, për t’u siguruar që forcat të jenë të përgatitura në mënyrë adekuate.
Kundërpërgjigja ndaj kërcënimeve hibride dhe rritja e qëndrueshmërisë duke:
Forcuar hapat e përbashkët për t’iu kundërpërgjigjur kërcënimeve hibride, duke përfshirë kërcënimet kibernetike, fushatat e dezinformimit, si dhe ndikimin dashakeq të huaj që mund të komprometojë ose të ndikojë në sigurinë kombëtare dhe rajonale;
Shkëmbyer informacione dhe shërbime të inteligjencës për ndërgjegjësimin dhe koordinimin strategjik dhe operacional të situatës ndërmjet institucioneve të mbrojtjes për të parandaluar, zbuluar dhe reaguar në mënyrë efektive kundër sfidave që hasin vendet tona përkatëse;
Eksploruar opsione të reagimit që adresojnë një gamë të gjerë kërcënimesh të mundshme për infrastrukturën tonë kritike dhe rrjetet e komunikimit dhe që mbështesin kohezionin dhe ndihmën e ndërsjellë.
Ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin euroatlantik duke:
Përafruar politikat dhe pozicionet me institucionet dhe strukturat shumëpalëshe euroatlantike për sigurinë dhe mbrojtjen, për të çuar përpara interesat dhe objektivat tona kombëtare dhe të përbashkëta rajonale;
Treguar angazhim për bashkëpunim dhe koordinim më të ngushtë për integrimin e plotë të Kosovës në iniciativat rajonale për sigurinë mbrojtjen;
Mbështetur perspektivën euroatlantike të Kosovës duke ofruar mbështetje për statusin e saj në Partneritetin për Paqe të NATO-s.
Kjo Deklaratë e Përbashkët është bërë në frymën e miqësisë, solidaritetit dhe besimit të ndërsjellë. Ajo pasqyron vizionet e përbashkëta strategjike të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Kosovës. Ajo nuk krijon asnjë detyrim të ri ligjor ndërkombëtar ose ndërqeveritar ndërmjet shteteve, as nuk ndikon në detyrimet ekzistuese me shtetet e tjera.
KORÇË- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Korçë, Ivi Kaso ka paditur penalisht ish-nënkryetaren e Bashkisë...
TIRANA- Fushata zgjedhore e Partisë Demokratike ka hyrë në fazën më intensive të saj, ndërsa strategu amerikan Chris L...
BELSH- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një takimi me qytetarët në Belsh kritikoi ashpër qeverinë e krye...
BELSH- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim elektoral në Belsh. Berisha tha se Shqipëria do të...
TIRANA- Qeveria ka ndryshuar 10 ditë përpara zgjedhjeve, për herë të parë për këtë vit buxhetin e vitit...
BELSH- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim elektoral në Belsh. Berisha tha se dëshironte të p&eum...
DIMAL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Dimal të Beratit. Rama ka ironizuar partitë e reja në ...
DIMAL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Dimal të Beratit. Rama tha se çdo alternativë veç ...
LIBRAZHD- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit në Librazh në kuadër të zgjedhje të 11 majit e cilës...
LIBRAZHD- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit në Librazh në kuadër të zgjedhje të 11 majit u ka ga...