Marta Kos mesazh Ramës: Nuk ka anëtarësim në BE, pa shfuqizuar ligjin për investimet strategjike
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka komentuar situatën në Shqipëri, duke u ndalur te protestat e zhvilluara në vend kun...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka komentuar situatën në Shqipëri, duke u ndalur te protestat e zhvilluara në vend kun...
Një prej aktivistëve të protestës që prej 45 ditësh mbahet para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ram&eum...
Një pankartë e veçantë ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës në sheshin “Skënderbej”, ku një...
France 24 i ka kushtuar vëmendje protestave në Shqipëri kundër projektit për ndërtimin e një resorti luksoz në nj&e...
Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur mbrëmjen e sotme banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime t&...
Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 45-të, ndërsa qytetarët kanë nisur të grumbullohen...
Sasia e ricinës që kishin konsumuar Antonella Di Ielsi dhe vajza e saj 15-vjeçare, Sara Di Vita ishte aq e madhe, sa ishte praktikisht e pamund...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër pas deklaratave të ministres serbe Snežana Paunović lidhur me Kosov...
Zejnulla Gashi është emëruar të martën kryeprokuror i Shtetit, pasi ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e n...
residenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se administrata e tij ka hequr dorë nga vendosja e tarifës 20% për anijet q&eum...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka komentuar situatën në Shqipëri, duke u ndalur te protestat e zhvilluara në vend kundër qeevrisë dhe te çështjet që lidhen me procesin e integrimit europian.
Kos theksoi se mbrojtja e mjedisit është pjesë e kritereve të anëtarësimit dhe se Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin me atë europian dhe se duhet të shfuqizojë amendamentet e vitit 2024 të ligjit për zonat e mbrojtura dhe për investimet strategjike.
“Përpara se të nisnin këto protesta, kishim rënë dakord me Shqipërinë që gjatë këtij viti të shfuqizoheshin amendamentet e vitit 2024 të ligjit për zonat e mbrojtura dhe të shfuqizohej ligji për investimet strategjike”, tha ajo, ndërsa theksoi se autoritetet shqiptare “duhet të veprojnë sa më shpejt të jetë e mundur”.
Sa i përket protestave, Kos tha se ato janë pjesë e proceseve demokratike dhe mënyra se si qeveritë reagojnë ndaj tyre është një element i rëndësishëm i funksionimit të demokracisë.
“Protestat janë pjesë e proceseve më të gjera demokratike dhe mënyra se si vendet i trajtojnë këto protesta është pjesë thelbësore e proceseve demokratike. Kështu që qeveria shqiptare duhet të marrë hapa përpara dhe të trajtojë shqetësimet e qytetarëve”, tha ajo.
Marta Kos: Lidhur me projektin, mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të anëtarësimit në BE, kritere shumë të rëndësishme. Aktualisht ka një sërë ligjesh që duhet të ndryshohen për të përmbushur këto kritere. Por edhe përpara se të nisnin këto protesta, kishim rënë dakord me Shqipërinë që gjatë këtij viti të shfuqizoheshin amendamentet e vitit 2024 të ligjit për zonat e mbrojtura dhe të shfuqizohej ligji për investimet strategjike. Këto ndryshime do të duheshin bërë për të mbyllur negociatat për kapitullin 27, që ka të bëjë me mjedisin dhe ndryshimet klimatike.
Inkurajoj autoritetet, siç dëgjuam që do ta bëjnë këtë gjë, që të veprojnë sa më shpejt të jetë e mundur. E dimë që kjo është një çështje shumë e rëndësishme në debatin publik shqiptar.
Protestat janë pjesë e proceseve më të gjera demokratike dhe mënyra se si vendet i trajtojnë këto protesta është pjesë thelbësore e proceseve demokratike. Kështu që qeveria shqiptare duhet të marrë hapa përpara dhe të trajtojë shqetësimet e qytetarëve.
Por, siç thashë, procesi i anëtarësimit është një proces në vazhdimësi. Kapitulli 27 është një kapitull kërkues, kështu që sigurisht jo vetëm për shkak të kësaj proteste, por mbi të gjitha që Shqipëria të harmonizojë legjislacionin për të cilin kemi rënë dakord kur çelëm grupkapitullin. Jemi të sigurt që asgjë nuk do të ndodhë në këtë fushë që nuk do të jetë e harmonizuar me legjislacionin evropian.
Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Administratës Publike...
Një pensionist i pranishëm në protestën para Kryeministrisë përdori gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, du...
Një protestues, gjatë tubimit para Kryeministrisë, i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të hetojë pasurin...
Presidenti i Demokratëve Studentë Europianë (EDS), Francesco Sismondini, iu bashkua protestës së shqiptarëve në Bruksel, e zh...
Procesi i integrimit europian të Shqipërisë po shoqërohet me skepticizëm të fortë në disa qarqe diplomatike të Bash...
Marta Kos: Për projektin në Zvernec, mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së dhe ka një sërë ...
Aktivistja Luçiana Kokaj në protestën para Kryeministrisë tha se një grup shqiptarësh janë duke protestuar në Brukesl ...
Një prej aktivistëve të protestës që prej 45 ditësh mbahet para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ram&eum...
Shqipëria hyn sot në ditën e 45-të të protestave qytetare, ndërsa organizatorët kanë bërë të qartë s...
Një pankartë e veçantë ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës në sheshin “Skënderbej”, ku një...