
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në punimet e seancës së sotme, duke kërkuar përfshirjen e menjëhershme të 4 projektligjeve në procedurë parlamentare.
Në një deklaratë, PD thekson se në seancën e së martës mazhoranca ka refuzuar kërkesën për llogaridhënie nga kryeministri dhe zhvillimin e një debati parlamentar mbi protestat qytetare që po zhvillohen prej më shumë se një muaji, si edhe mbi rekomandimet e Rezolutës së Parlamentit Evropian.
Opozita akuzon gjithashtu se në Konferencën e Kryetarëve është miratuar kalendari i punimeve të Kuvendit deri në fund të sesionit parlamentar, pa përcaktuar shqyrtimin e katër projektligjeve të depozituara nga PD prej rreth një muaji.
Në deklaratë theksohet gjithashtu shqetësimi për praninë e shtuar të forcave të policisë rreth Kuvendit gjatë protestës qytetare, duke u argumentuar se kjo pengon të drejtën e qytetarëve për të protestuar.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me forcë sjelljen e mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, e cila vijon të pengojë opozitën në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese dhe në përmbushjen e detyrimit për të përfaqësuar interesin e qytetarëve.
Të martën duke përdorur forcën e kartonave, mazhoranca refuzoi kërkesën për llogaridhënie nga Kryeministri dhe zhvillimin e një debati parlamentar mbi kërkesat legjitime të qytetarëve, të cilët protestojnë prej më shumë se një muaji, si edhe mbi konstatimet dhe rekomandimet e Rezolutës së Parlamentit Europian të miratuar pak ditë më parë.
Në vijim të kësaj qasjeje bllokuese, dje, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, mazhoranca miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit deri në përfundim të këtij sesioni parlamentar, pa përcaktuar datën e shqyrtimit të katër projektligjeve të depozituara prej rreth një muaji nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për:
1. Projektligjin për shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;
2. Projektligjin për shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike;
3. Projektligjin për shfuqizimin e Paketës së Maleve;
4. Projektligjin për shfuqizimin e disa dispozitave të ligjit për trashëgiminë kulturore.
Këto iniciativa ligjore përputhen drejtpërdrejt me kërkesat e qytetarëve që protestojnë dhe me shqetësimet e ngritura në Rezolutën e Parlamentit Europian. Për këtë arsye, ato duhej të ishin përfshirë në rendin e ditës së seancës së sotme, pasi trajtojnë çështje me interes të lartë publik.
Për sa kohë mazhoranca refuzon të përfshijë këto projektligje në rendin e ditës ose të përcaktojë shqyrtimin e tyre brenda këtij sesioni parlamentar, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos marr pjesë në punimet e Kuvendit në seancën e sotme dhe kërkojmë me forcë përfshirjen në procedurë parlamemtare të katër projektligjeve për diskutim dhe miratim në Kuvend.
Nga ana tjetër, konstatojmë se godina e Parlamentit është rrethuar me qindra punonjës Policie për të penguar qytetarët të protestojnë. Nëse Parlamenti zhvillon punimet nën rrethimin e Policisë së Shtetit, vetëm me qëllim të shuarjes së zërit të qytetarëve, atëherë ai humbet misionin e tij të përfaqësimit të qytetarëve.
Në kushtet kur mazhoranca vijon të refuzojë shqyrtimin e nismave ligjore të opozitës dhe Kryeministri, së bashku me Qeverinë, shmang sistematikisht llogaridhënien për çështje që prekin drejtpërdrejt interesin publik, prania jonë në seancë plenare sot nuk do t’i shërbente mbrojtjes së interesave të qytetarëve, por vetëm do të legjitimonte një proces parlamentar që po zhvillohet në kundërshtim me parimet e demokracisë parlamentare.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
2 Korrik10:07
Përshkallëzohet situata para Parlamentit/ Protestuesit heqin kordonin e policisë, efektivët përplasen me qytetarët
Situata para Kuvendit është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë çarë kordonin e policisë, gjë e cila ka sjel...
POLITIKE
2 Korrik09:51
Deputeti i PS tenton të shkojë drejt Kuvendit nga qendra tregtare, por gjen dyert e mbyllura! Çfarë po ndodh në zonë
Masat e rrepta të sigurisë rreth Parlamentit kanë krijuar situata të pazakonta edhe për vetë deputetët e mazhorancës, ...
POLITIKE
2 Korrik09:35
Protesta para Parlamentit, deputetët e Partisë Socialiste mbërrijnë dy orë para nisjes së seancës
Deputetët e Partisë Socialiste kanë mbërritur në ambientet e Kuvendit rreth dy orë përpara nisjes së seancës plen...
POLITIKE
2 Korrik08:41
LISTA/ Zgjidhet mes risive Kryesia e re e Partisë Demokratike, ja anëtarët e zgjedhur
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zhvilloi mbledhjen e tij konstituese, gjatë së cilës u zgjodhën edhe dy prej organe...
POLITIKE
2 Korrik08:35
Paradite protestë para Parlamentit, pasdite para Kryeministrisë! Dorëheqje e panegociueshme e Ramës!
Revolta qytetare kundër qeverisë vazhdon prej 32 ditësh duke dëshmuar se do të jenë gjithnjë e më shumë në s...
POLITIKE
2 Korrik08:33
Sot kuvend/ Zbardhet axhenda! Protestuesit paralajmërojnë: Të pengojmë deputetët
Në protestën e 32-të para Kryeministrisë qyetarët bënë thirrje për bllokimin e hyrjes së deputetëve n&e...
POLITIKE
1 Korrik22:38
Ikën Paloka, Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD-së
TIRANË- Julia Emiri është zgjedhur Kryetare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Bëhet me dije se Juli...
POLITIKE
1 Korrik22:30
“Rama nuk e ha vitin”, paralajmëron gazetari Koka: Qeveria nuk mund të zgjasë më shumë se 6 muaj
Gazetari Bledian Koka paralajmëroi se qeveria e Edi Ramës do të rrëzohet brenda 6 muajve.
Koka u shpreh se panorama e sotme i përngjan...
POLITIKE
1 Korrik22:21
“Shqipëria po luan me zjarrin”/ The Guardian: Anëtarësimi në BE është në rrezik
Eurodeputetët kanë paralajmëruar Shqipërinë se bisedimet e pranimit në BE janë në rrezik nëse qeveria nuk “nd...