Grushte e sende të forta/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë, 6 të shoqëruar
Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarand&eu...
Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarand&eu...
Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm p...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe alt...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë gjatë seancës plenare se po lejon bashkëpunim me grupe të mëdha të tregut të karburanteve, gjë që sipas saj mban të larta çmimet e naftës në Shqipëri dhe rëndon qytetarët.
Ajo u shpreh se propozimi i qeverisë për uljen e akcizës nuk sjell ndryshim të vërtetë në çmim, pasi problemi kryesor lidhet me mënyrën si është ndërtuar sistemi ekonomik dhe fiskal në vend. Tabaku tha se në Shqipëri një pjesë e madhe e çmimit të karburanteve vjen nga taksat, duke përmendur se mbi 60% e çmimit përbëhet nga detyrime fiskale.
Sipas saj, kjo situatë ka bërë që Shqipëria të ketë çmime më të larta të naftës në raport me pagat dhe standardin e jetesës.
Tabaku: Qeveria ka ardhur sot me një propozim për të ulur akcizën mbi karburantet si pasojë e krizës së krijuar nga lufta në Gjirin Persik dhe tensionet në ngushticën e Hormuzit.
Por përtej kësaj krize globale, ajo që mësojmë sa herë shpërthen një konflikt ndërkombëtar është tragjedia shqiptare. Tragjedia e një vendi që jeton në një sistem ekonomik dhe politik që i ka lënë qytetarët peng të monopoleve nga njëra anë dhe të një pushteti fiskal të pandershëm nga ana tjetër.
Një sistem që ledhaton të fortët dhe ndëshkon të dobëtit.
Çdo krizë ndërkombëtare ka nxjerrë zbuluar të njëjtën gjë: dështimin e modelit ekonomik që është ndërtuar në Shqipëri. Sepse në Shqipëri çmimi i naftës nuk përcaktohet vetëm nga tregu. Përcaktohet nga një kartel politiko-ekonomik që ka interes të mbajë çmimet lart.
Nafta mund të bjerë në bursat ndërkombëtare. Mund të bjerë në Mesdhe. Mund të bjerë në rajon. Por në Shqipëri ajo mbetet ndër më të shtrenjtat në Europë. Dhe mbetet e tillë sepse sistemi e favorizon. Mbi 60% e çmimit të karburantit janë taksa. Dhe një pjesë e madhe e tyre vijnë nga taksa e qarkullimit, e cila sot është 20 lekë më e lartë se në vitin 2013. Një taksë që mblidhet çdo ditë në pompë dhe që i kushton shqiptarëve mbi 200 milionë euro në vit.
Por çfarë marrin qytetarët në këmbim?
Rrugë me cilësinë më të dobët në rajon. Infrastrukturë që nuk justifikon as çmimin që paguhet dhe as propagandën që dëgjojmë çdo ditë.
Dhe më cinikët në këtë histori janë ata që predikojnë se “kush nuk përdor makinë nuk paguan taksën”.
Jo. Taksa e karburantit paguhet nga të gjithë.
E paguan pensionisti tek çmimi i ushqimeve.
E paguan familja tek transporti.
E paguan biznesi tek kostoja e prodhimit.
E paguan prindi tek çmimi i shkollës së fëmijëve.
E paguan çdo qytetar tek çdo produkt që hyn në këtë ekonomi.
Sepse karburanti është gjaku i ekonomisë. Dhe kur ai taksohet padrejtësisht, rritet kostoja e çdo gjëje.
Prandaj propaganda nuk e mbulon dot realitetin.
Realiteti është ky: shqiptarët paguajnë çmime europiane me paga ballkanike. Madje shpesh edhe më keq se Ballkani.
Sipas EUROSTAT, serbët kanë paga mesatare rreth 50% më të larta se shqiptarët. Boshnjakët rreth 45% më të larta. Edhe malazezët, edhe maqedonasit janë përpara nesh.
Por ndërkohë Shqipëria ka karburantin më të shtrenjtë në rajon sipas fuqisë blerëse.
60 litra karburant i kushtojnë një shqiptari rreth 25% të pagës mujore neto. Në Serbi, e njëjta sasi zë rreth 11%. Në Gjermani, vetëm 2.5%.
Ky nuk është treg i lirë. Kjo është ekonomi e deformuar.
Një ekonomi ku fitimi ndahet mes oligopoleve dhe qeverisë, ndërsa qytetarët paguajnë faturën.
Dhe ndërkohë Europa ka reaguar ndryshe. Bashkimi Europian ka angazhuar mbi 10 miliardë euro masa fiskale për të mbrojtur qytetarët nga kriza energjetike. Vendet e rajonit kanë ndërhyrë me ulje taksash, kontroll tregu apo masa mbrojtëse për ekonominë.
Serbia ndërhyri për të stabilizuar tregun.
Maqedonia shqyrtoi ulje të TVSH-së.
Kosova ndërhyri për të frenuar efektin mbi koston e jetesës.
Shqipëria mbetet në vend numëro.
Sa herë ka krizë, qeveria del me të njëjtën propagandë për rezervat e naftës. Por nuk ka asnjë strategji ekonomike. Nuk ka asnjë politikë reale për qytetarët. Nuk ka asnjë vizion për të ulur barrën fiskale.
Sepse ky sistem nuk është ndërtuar për qytetarët. Është ndërtuar për të mbajtur në këmbë një aleancë mes pushtetit dhe oligarkisë.
Shqiptarët shpenzojnë 43.6% të të ardhurave vetëm për ushqim. Në Bashkimin Europian mesatarja është rreth 13–15%.
Ky është përkufizimi klasik i varfërisë funksionale.
Një shoqëri që mbijeton, por nuk jeton.
Një ekonomi që konsumon, por nuk kursen.
Një vend që paguan si Europa, por paguhet si periferia më e varfër e saj.
Dhe kjo është tragjedia më e madhe e Shqipërisë sot. Jo vetëm kriza globale. Por fakti që ne hyjmë në çdo krizë më të dobët, më të pambrojtur dhe më të varfër se të tjerët — sepse për vite me radhë kemi ndërtuar një ekonomi në shërbim të pakicës dhe jo të qytetarëve shqiptarë.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për protestën e opozitës e cila do të zhvillohet ditën e nesërme në or&eum...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Rama është i plagosur politikisht për vdekje. Gjatë një...
Seanca e sotme në Kuvend u shoqërua me debate e akuza mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjithashtu ‘përplasje...
Kreu i PD-së, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur Erion Braçes, ndërsa pohoi se ky i fundit ishte mashtruesi më i ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama paraqitet në Kuvend vetëm për të bllokuar drejt&...
Kryedemokrati Sali Berisha komentoi Belinda Ballukun, e cila një ditë më parë në homazhet për Servet Pëllumbin nuk ishte me...
Trupa e re gjyqësore ka vendosur që më 26 maj, në orën 10:00, të zhvillohet seanca e parë ndaj Kryetarit të Bashkis&eu...
Deputeti Enno Bozdo deklaroi se Shqipëria sot ndodhet përballë krizës së naftës. Gjatë fjalës së tij në Kuve...
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ngriti tonet nga Kuvendi, ndërsa lëshoi akuza në drejtim të Niko Peleshit. Ai tha ...
Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi, ndërsa shkak është b&e...