Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
TIRANË- Zëdhënësja për Antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli në një deklaratë për mediat ka denoncuar një shkelje të kryebashkiakut të Beratit. Vangjeli tha se shkelja ishte e prokurorimit publik dhe jo vetëm. Sipas saj ndërtimi i Shkollës 9-vjeçare "22 Tetori", do t`i kushtojë shqiptarëve plot 4.2 milionë euro.
"Nuk do të merremi sot me kostot tejet të fryra të këtij projekti dhe as se projekti u fitua me 94% të fondit limit, por me faktin se të tria kompanitë fituese, në formën e bashkimit ekonomik (BOE), në kundërshtim me ligjin, kanë paralelisht koncesione dhe punë të tjera publike të fituara", u shpreh Vangjeli në deklaratën e saj të cilën e ka shoqëruar dhe me dokumente.
Deklarata e zëdhënëses për anikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli:
Korrupsioni dhe vjedhja janë plagë që po gjymton Shqipërinë në të gjitha nivelet e qeverisjes.
Në garën e hapur ‘kush të vjedh më shumë’, tenderat janë të mbyllur dhe fituesit të paracaktuar.
Këtë bën edhe bashkia Berat drejtuar nga Ervin Demo, qënë shkelje të ligjit të prokurimit publik dhe jo vetëm, na jep shembullin se si mund të grabitet paraja publike dhe tëshkelet ligji.

Ndërtimi i Shkollës 9-vjeçare 22 Tetori, do t`i kushtojë shqiptarëve plot 4.2 milionë euro.
Nuk do të merremi sot me kostot tejet të fryra të këtij projekti dhe as se projekti u fitua me 94% të fondit limit, por me faktin se të tria kompanitë fituese, në formën e bashkimit ekonomik (BOE), në kundërshtim me ligjin, kanë paralelisht koncesione dhe punë të tjera publike të fituara.

Dokumentet standarde të tenderit shtojca 8, Pjesa III: Kriteret e Përzgjedhjes/Kualifikimit pika D si dhe

VKM nr.42, datë 16.01.2008 “Për miratimin e rregullores për procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike, që ushtrojnë veprimtari ndërtimi”, Kreu III , pika 2, parashikon se asnjë nga këto të tria kompanitë nuk mund të jetë fituese nëqoftëse janë duke zbatuar kontrata të të tjera për punë civile.
Sipas kritereve të DST të vendosura nga vetë bashkia Berat
– Çdo vetëdeklarim i pavërtetë/pasaktë nga ana e operatorëve ekonomikë jo vetëm që përbën shkak për skualifikimin nga procedura konkrete, por përbën shkak edhe për përjashtimin e tyre nga e drejta për të fituar kontrata publike deri në 3 vjet, sipas parashikimeve të ligjit për prokurimin publik.
Tre kompanitë: Besta shpk, Arkonstudio shpk dhe Zeqillari shpk, janë të angazhuara paralelisht në këto punime publike:

Kontratë koncesionare dt.29.4.2022 e lidhur me MIE për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Vlorë, afati 35 vite

Kontratë dt. 25.05.2024 e lidhur me bashkinë Skrapar me objekt Rehabilitim urban në të dy anët e rrugës “Arkitekt Kasëmi”, afati 77 ditë,

Kontratë datë 31.12.2021 e lidhur me ARRSH me objekt Mirëmbajtje me performancë të rrugëve Rajoni Jugor : Loti IX : “Mirëmbajtje rutinë dhe dimërore me performancë rruga Berat – Corogjaf + rruga Corogjaf – k/Gllave – Antene+rruga Poshnje – Velemisht – k/Patos + rruga k/Marinez-Marinez, afati 48 muaj.
Arkonstudio shpk me pronar Erjon Kërit (djali i Pilo Kërit ) ish-kandidat i PS për qarkun Berat, denoncuar edhe më parë nga PD:
Kontratë koncesionare dt. 29. 4. 2022 e lidhur me MIE për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Vlorë, afati 35 vite

Kontratë dt. 27. 6. 2023, e lidhur me ARRSH, me objekt zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafe-Thane (Faza II), afati 24 muaj.

Njoftuar fitues nga FSHZH dt. 31. 07. 2023 për kontratën me objekt Ndërhyrje rigjeneruese ne blloqet e banimit, rigjenerimi i stokut të banesave në Rajonin 3&4, Afati 24 muaj.

Kontratë dt. 06.12.2023 e lidhur me bashkinë Kolonjë me objekt: Ndërtim palestre për kompleksin “Shkolla Qendër Komunitare” për shkollën 9 vjeçare “Petro Nini Luarasi” dhe “Papa Kristo Negovani”, Ersekë.
Faktet dhe ligji që i mbështet për këtë janë të qarta si drita e diellit.
Ligjin e lexon mirë Ervin Demo siç e lexojnë edhe zyrtarët e lartë të bashkisë Berat, por Ervin Demo dhe bashkia e tij kanë zgjedhur të shkelin haptazi ligjin, pasi anëtarët e bashkimit të operatorëve fitues të kësaj procedure janë investuar në kontrata paralele.
Ervin Demo, nuk ka frikë nga shkelja e ligjit sepse e sheh që edhe në Tiranë nuk i gjen gjë ata që abuzojnë.
‘Ervinët’ e Shqipërisë ekzistojnë se i mbron Edi Rama.
Pa Edi Ramën zinxhiri i korrupsionit për para dhe parave për vota, zbërthehet menjëherë.
bashkia e durresit DURRËS- Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Durrësit është shoqëruar me debate mes këshillt...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme se nuk ka guxuar të pyesë kryeministrin Edi Rama edhe pse n&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se, hetimi ndaj tij ka nisur nga Prokuroria e Posaçme pas d...
Kalaja TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme n&...
Balliu TIRANË- Koordinator i Rajonit të Tiranës dhe Shef i Organizimit në selinë blu, Klevis Balliu ka marrë pjesë ...
Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë ditën e sotme në ...
Teliti TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bshkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka marrë pjesë sot në protest&eu...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se, hetimi ndaj tij ka nisur nga Prokuroria e Posaçme pas denoncimit mashtr...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Gabriel Eskobar dhe Juri Kim si diplomatë të korruptuar amerikanë...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk do të paraqitet vetë fizikisht këtë të mërkurë n&...