POLITIKE

Mbyllja e kapitujve të anëtarësimit ka ngecur në Bruksel? Ministri Hoxha: Këshilli ka bërë disa pyetje

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Prill 2026, 12:29

Mbyllja e kapitujve të anëtarësimit ka ngecur në Bruksel?

Ministri për Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, foli në një konferencë sa i përket negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Ai i quajti tymnajë deklaratat se mbyllja e kapitujve të anëtarësimit ka ngecur në Bruksel, duke shtuar se Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në këto negociata.

“Kohët e fundit, javët e fundit kemi parë këndvështrime, deklarata, analiza, hamendësime, ato që do i quaja një tymnajë që është ushqyer nga diskursi i brendshëm. Ajo që është fakt, dhe jo vetëm sepse e themi ne, por sepse e konfirmojnë institucionet europiane dhe vendet anëtare, është se Shqipëria ka bërë një përparim të dukshëm, shembullor në avancimin e negociatave duke vijuar punën për përmbushjen e detyrimeve që kemi marrë bashkarisht me KE-në, që janë diskutuara nga vendet anëtare dhe që janë absolutisht përmbajtja e asaj që ne quajmë procesi negociues. Edhe në daljet publike, në angazhimin publik që kemi zhvilluar bashkë me disa kolegë në qeveri, për të diskutuar me rininë, me studentët, dhe kjo nuk është një shëtitje rruge, siç thuhet, por është të shkosh atje ku formohet brezi i ri, të shkojmë atje ku po formohen ata që duhet të jenë të parët ta shijojnë jetën e tyre profesionale si anëtarë dhe qytetarë të BE-së. Po mundohemi të theksojmë disa gjëra shumë të thjeshta, por përmbajtësore. Integrimi nuk është vetëm proces teknik, proces letrash, raportesh, procese email-esh, përgjigjesh, pyetjesh, por është një proces transformimi që ndodh në vend. E kam theksuar dhe kam dëshirë ta theksoj përsëri, vendimet bëhen në Bruksel, takimet bëhen në Bruksel, reformat merren këtu, impakti është këtu dhe do të mbesë këtu.

E para, nuk do më dëgjoni të flas për ish-ministra, për persona me të cilët kam punuar. Në lidhje me përmbajtjen, ajo që e quani ju mungesa e transparencës. Unë nuk mendoj se ka pasur mungesë transparence, por mendoj se ka pasur mungesë jo të mirë të komunikimit. Për këtë, sigurisht jam shumë i ndërgjegjshëm. Unë e kam parë procesin nga Brukseli. Mendoj se duhet të kishim komunikuar më mirë dhe është absolutisht ajo që po mundohemi të bëjmë tani. Mendoj se tani është momenti më i mirë për të barë, sepse kemi hapur gjithë këto kapituj. Në këtë ministri dhe me ekipin tim do të jemi të angazhuar për diskutime të pandërprera. Ajo që është thelbi i mungesës së transparencës ka të bëjë me pozicionet negociuese të Shqipërisë. Shqipëria për çdo hapje të grupkapitujve ka përgatitur pozicionin negociues. Ky është një dokument i përgatitur nga grupi negociator. Në çdo konferencë ndërqeveritare që kemi bërë, Shqipëria ka shkuar me pozicion negociues.

Ka një ligj të miratuar në vitin 2015 që ka vendosur se pozicioni negociues do të duhej të ishte një dokument i rezervuar. Por në paraqitjet e delegacionit shqiptar, në paraqitjet tona në konferencat ndërqeveritare, aty ky është elementi kryesor, që është elementi i punës. Ne sot po i bëjmë reformat. Po mundohemi të shkojmë në mbylljen e kapitujve bazuar në atë dokument që është i përbashkët. Natyrisht, është qëndrim i vendeve anëtare, por ato janë edhe angazhime për ne. Ne nuk i diskutojmë ato.

KE, pasi ka marrë gjithçka që i kemi çuar ne, 92 hapa konkretë, mbi këtë raport është hartuar IBAR, të cilin Komisioni ia ka paraqitur Këshillit. Vende të ndryshme kanë pyetje të ndryshme. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që 27 vendet anëtare të marrin një raport dhe të mos kenë pyetje. Ky është ushtrim klasik. Pyetjet mund të merrnin 4-8 javë, por nuk e kemi ne në dorë. Në bazë të pyetjeve, është Komisioni që jep përgjigje. Ne nuk jemi atje. Nëse do ketë fusha ku nuk kemi qenë bindës, do futen në procesin vijues që do jenë piketat përmbyllëse. Malit të Zi i janë dashur 8 vite për të hapur gjithë kapitujt, 13 muaj iu deshën Shqipërisë,” tha ndër të tjera ministri.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?