POLITIKE

"Mbyllja e shumë degëve do të çojë në zhdukjen tragjike të universiteteve"/ Boçi jep alarmin në Kuvend

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Mars 2026, 17:49
"Mbyllja e shumë degëve do të çojë në

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka denoncuar në Kuvend një situatë të paprecedentë në arsimin e lartë, duke akuzuar qeverinë për braktisje dhe diskriminim të universiteteve të rretheve. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai u shpreh se politikat e mazhorancës po e lënë Shqipërinë jashtë standardeve ndërkombëtare, ndërsa universitetet e rajonit avancojnë.

Boçi: Në këtë parlament është folur shpesh për diskriminimin e veriut. Janë sjellë fakte për diskriminim ekonomik, social dhe në shumë fusha, por nuk ma merrte mendja që ky diskriminim të shtrihej edhe në arsimin universitar. Ju e dini shumë mirë që Shkodra është kryeqendra e veriut, por universiteti i saj nuk ka përfituar këtë profilizim nga politikat tuaja. Sot ai ka vetëm një godinë të përfunduar, ndërsa pjesa tjetër e infrastrukturës është e amortizuar. Megjithëse kam parashtruar një sërë kërkesash, as pedagogët e as drejtuesit nuk kanë marrë zgjidhje. Sot Shkodra duhet të kishte një kampus universitar të mirëorganizuar, duke marrë parasysh rëndësinë dhe rolin e universitetit. Së paku, Shkodra duhet të ishte qendër e licencimit akademik për mësuesit, për gjuhët e huaja dhe për promovimin e turizmit, si dhe të luante një rol rajonal në përgatitjen e mësuesve të diasporës, kërkesa këto të shprehura edhe nga vetë komuniteti akademik.

Gjithashtu, është kërkuar integrimi i një godine të re në infrastrukturën e universitetit, që aktualisht nuk funksionon – senatoriumi. Pse nuk mund t’i jepet kjo mundësi? Ka edhe kërkesa të tjera: godina e rektoratit është nga viti 1994 dhe nuk është restauruar. Universitetet kanë nevojë për kërkim shkencor, por edhe për infrastrukturë, ndërkombëtarizim dhe mbështetje financiare, gjëra që nuk janë bërë deri tani.

Sa i përket ndërkombëtarizimit dhe statusit të pedagogëve, ju keni diskriminuar të gjithë pedagogët, si të Shkodrës, ashtu edhe të Shqipërisë, duke mos indeksuar pagat e tyre në përputhje me inflacionin. Sa i përket ndërkombëtarizimit, klasifikimi i fundit QS Ranking tregon se asnjë universitet shqiptar nuk renditet mes 1500 më të mirëve, ndërkohë që rajoni ka universitetet e tij.

Më e keqja është se në këtë rangim, universitetet që janë renditur më mirë janë në Afrikë, si Sudani dhe Etiopia, pavarësisht të ardhurave për frymë shumë më të ulëta se në Shqipëri. Kjo tregon qartë se niveli i dobët i universiteteve shqiptare nuk është vetëm për shkak të mungesës së financimit, por edhe për shkak të politikave që i braktisin dhe i diskriminojnë ato.

Sot ekziston një ndarje shumë e qartë midis Universitetit të Tiranës dhe universiteteve të rretheve, gjë që, në perspektivë, do të çojë në humbjen e autoritetit të tyre, mbylljen e shumë degëve dhe, pse jo, zhdukjen tragjike të këtyre universiteteve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?