Protesta kombëtare për largimin e Ramës, mbërrijnë në Tiranë qindra makina me emigrantë nga diaspora
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, S...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua përsëri kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të shkurt&e...
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila n&...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret, duke thënë se ato shkojnë në protesta si trend për të reklamuar shal&...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...
Skandali në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka kapërcyer kufijtë, duke tërhequr vëmendjen e mediave prestigjioze si “New York Times” dhe së fundmi, gjigantit francez “Libération”. Në qendër të vëmendjes ndërkombëtare është “Diella”, asistentja virtuale e prezantuar si ministre me inteligjencë artificiale, krijuesit e së cilës akuzohen nga SPAK për krijimin e një grupi të strukturuar kriminal.
Sipas ekspertit të teknologjisë, Besmir Semanaj, problemi qëndron në thelbin e krijimit të saj. “Diella nuk është gjë tjetër veçse një krijesë njerëzore, e cila programohet nga njerëzit dhe do të sillet sipas mënyrës që programohet”, shpjegon ai në një intervistë në 'Edicionin e lajmeve', në SYRI TV. Kjo do të thotë se nëse krijuesit janë të korruptuar, edhe produkti i tyre, përfshirë inteligjencën artificiale, do të jetë i kompromentuar dhe problematik.
Semanaj: Diella nuk është asgjë tjetër vetëm se një krijesë njerëzore, e cila merr atribute dhe programohet nga njerëzit dhe do sillet sipas mënyrës që do programohej. Prandaj është bërë dhe lajm ndërkombëtar, sepse nuk di një vend tjetër në botë ku e gjithë struktura e qeverisë dixhitale, sepse është është është folur dhe flitet, është marketuar sikur Shqipëria ka një qeveri dixhitale.
Pra kemi qeverinë standarte normale, por nga ana tjetër kemi edhe 97% të proceseve, të cilat kryhen nga e-Albania dhe AKSHI. Dhe në momentin që kemi drejtuesit e këtij institucioni në arrest shtëpie dhe të akuzuar nga SPAK-u për një grup të strukturuar kriminal, kuptohet që dhe produktet që ky grup do na ofronte, të gjitha do ishin të korruptuara, të gjitha do ishin problematike. Dhe bëhet lajm ndërkombëtar jo thjesht se kemi korrupsion në një institucion të caktuar.
Nuk është një institucion i çfarëdoshëm. Pra, po flasim për një institucion ku pjesa më e madhe e tenderave janë të klasifikuar. Në mënyrë që ta kuptojnë qytetarët. Pse janë të klasifikuar? Janë të klasifikuar sepse quhen tendra, quhen implementime, quhen programe, quhen infrastrukturë kritike, e cila cenon drejtpërdrejtë sigurinë kombëtare. Pra, prandaj dhe bëhet lajm nga dy gjigantë të mediave botërore dhe kur qeveria, zoti Rama doli me deklaratën që do ishim shteti i parë në botë që do kishim ministër me inteligjencë artificiale dhe ne për shumë studio, komentues, opinionistë të ndryshëm e shikonin si një magji të PR-it qeveritar, sepse u bëmë lajm ndërkombëtar. Në atë kohë unë ju thashë që nga lajm ndërkombëtar do kalojmë dhe do bëhemi meme ndërkombëtare. Dhe fatkeqësisht nuk do doja një gjë të tillë. Dhe aktualisht ne jemi një meme ndërkombëtare.
Pra, të gjithë qytetarët, ekspertët, qeveritë, mediat ndërkombëtare po qeshin me realitetin shqiptar. Pra, ne donim të krijonim një agjent, sepse ministre nuk do mund të bëhej asnjëherë, me inteligjencë artificiale që të luftonte korrupsionin, në një kohë kur i gjithë ekosistemi që po merrej me ndërtimin e kësaj platforme ishte i korruptuar në vetvete. Jo thjesht i korruptuar, bazuar në deklaratat e SPAK-ut, kemi të bëjmë me një organizatë të krimit të organizuar.
Diella është thjesht krijesë e atyre personave të cilët do e programojnë, prandaj është bërë dhe lajm. Në momentin që ne kemi të korruptuar krijuesit e Diellës, Diella do jetë e korruptuar në nivel ekspert, sepse po flasim për inteligjencë artificiale. E para dhe e dyta, me anë të Diellës, me sa kuptoj unë, u munduan që të largohej përgjegjësia. Pra, do ishte inteligjenca artificiale ajo e cila do vendoste për tendrat e caktuar, sekret, por dhe ato jo sekret, bazuar në parametrat që personat e korruptuar do i vendosnin dhe në momentin që do kishim zbulim korrupsioni, faji do qëndronte tek inteligjenca artificiale, e cila do ishte një nonsens total, por do i mbronte ato para ligjit.
Ne sikur e zvogëlojmë çështjen. Nuk kemi të bëjmë thjesht me AKSHI-n e korruptuar dhe tre kompani të korruptuara. Këtu kemi të bëjmë me një ekosistem totalisht të korruptuar. Nëse shikojmë se si ka funksionuar ekosistemi i teknologjisë dhe IT-së në Shqipëri në pesë deri në 10 vitet e fundit, janë të njëjtët persona të cilët organizonin konferencat ndërkombëtare, të cilat përpunonin, kontrollonin, bënin dizajnin e të gjitha politikave se si duhet të ishte teknologjia në Shqipëri. Të njëjtët persona investonin në podkaste në mënyrë që të sensibilizonin dhe kolegët e tjerë të IT, por dhe median se po bëhet një punë e madhe.
Së fundmi, siç e dini, kemi dhe një hetim tjetër, përveç se AKSHI-t, kemi parkun teknologjik Durana, i cili dhe ai është një skandal në vetvete. Pra, nuk u ngopën thjesht duke marrë tendra abuziv, por dhe këtyre tendrave abuziv nuk donin t'i paguanin tatim fitimin. Pra, krijuan dhe një park, u regjistruan te parku në mënyrë që të shmangnin dhe taksat. E kupton derin në çfarë pike arrin? Dhe prandaj unë them që nuk është thjesht AKSHI, nuk është thjesht tre, katër, pesë, gjashtë biznesmenë, por kemi të bëjmë me korruptim të ekosistemit.
Pra, qeveria dhe personat e caktuar që merren me këto institucione kanë korruptuar ekosistemin dhe kjo është gjëja më e rëndë. Pra, aktualisht sistemet qeveritare, duke nisur nga tatim taksat, e-Albania, gjela në vetvete si asistent, kanë probleme. Normal që kanë probleme, sepse krijuesit e saj, pjesa më e madhe janë ose në kërkim, ose në arrest shtëpie. Unë nuk e di se kush po merret aktualisht me mirëmbajtjen e këtyre sistemeve, e para dhe e dyta, personat që po merren me mirëmbajtjen e këtyre sistemeve, pra këto kompani të caktuara, janë në një hetim nga SPAK-u.
Dhe a është normale që këto kompani vazhdojnë të kenë akses në të dhënat personale?
Bazuar në akuzat që ka ngritur SPAK-u, kemi të bëjmë me një organizatë kriminale. Dhe, akoma ne nuk e dimë ose nuk e dimë në çfarë pike janë hetimet e SPAK-ut. Nëse të dhënat e qytetarëve shqiptarë janë marrë nga sistemet, sepse nuk do ishte një risi. Fatkeqësisht nuk do ishte një risi. Ne kemi, kishim pothuajse të njëjtën situatë, le të heqim pjesën e hakerimit nga iranianët që dhe aty kemi një pikëpyetje të madhe, por kemi të dhënat e TIMS-it, ku punonjësit e institucioneve, në bashkëpunim me kompani të jashtme, u akuzuan për downloadimin dhe marrjen e të gjitha të dhënave të TIMS-it.
Kishim një komision parlamentar për këtë gjë, kemi persona të vendosur para drejtësisë po për këtë, po për këtë situatë. Dhe do ishte mirë të dinim, ka ndodhur e njëjta gjë dhe me të gjitha të dhënat që ndodhen tek e-Albania?
Sepse siç e dimë, këtu nuk kemi të bëjmë thjesht me TIMS-in, por kemi të bëjmë që nga të dhënat personale, të dhënat dhe të dhënat sekrete shtetërore. Pra, një ndër sistemet e mirëmbajtura është sistemi i thesarit, e para. E dyta, një sistem tjetër është sistemi i hedhjes së shortit për gjyqtarët.
Pra, kemi pasur ndërhyrje në këto sisteme, se si janë caktuar shortet e ndryshme për gjykatat duke nisur nga shkalla më e ulët deri tek shkallat më të larta të gjyqësorit në Shqipëri. Këtë informacion nuk e kemi.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka paralajmëruar intensifikimin e protestave kundër qeverisë, duke theksu...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta p&e...
Berisha deklaroi se koalicioni opozitar mbështet plotësisht nismën e një grupi intelektualësh për bashkimin e të gjith...
Pasi Apeli i GJKKO i ka rrëzuar kërkesën ku kishte ankimuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ka reaguar nga qelia ...
Për të rrëzuar një dikaturë mënyrë e vetme është revolta dhe vetëm revolta, tha kryetari i Partisë...
Kreu i PD, Sali Berisha komentoi gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, deklaratën e reporterit për Shqipërinë në ...
Kreu i PD-së Sali Berisha në një dalje për mediat, reagoi pas shfaqjes së kryeministrit Edi Rama sot gjatë një takimi me fe...
Kreu i PD-së, Sali Berisha i ka mbyllur derën opsioneve për bashkëpunim me PS për t’u ulur për reformën territoriale ...
Kreu i PD-së, sali Berisha gjatë konferencës së sotme me gazetarët njoftoi datën e protestës kombtare. Ai ftoi qytetar&eum...
“Kemi gjetur vullnet të përbashkët… Jemi në rrugën e duhur.’ Kjo është deklarata e Ermal Hasimes nj...