Diplomacia rrallë flet me deklarata të drejtpërdrejta. Ajo komunikon me simbole, me kohën kur zgjedh të flasë dhe me mesazhet që duhen lexuar mes rreshtave. Pikërisht për këtë arsye, postimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i publikuar në kulmin e protestave më të mëdha (e sot më të tensionuar) kundër qeverisë Rama, ka ngritur një pyetje që nuk mund të anashkalohet.

Teksa Tirana përjetoi sot protestën më të fortë qytetare të javëve të fundit, me përplasje të forta para Parlamentit dhe të paktën 20 protestues të arrestuar në mënyrë të dhunshme nga policia, Ambasada Gjermane publikoi një postim, simbolika e të cilit është e vështirë të injorohet.
Sot, në përvjetorin e 36-të të 2 korrikut 1990, ambasada e Gjermanisë kujtoi ditën kur mijëra shqiptarë hynë në ambasadat e huaja në Tiranë, duke e cilësuar atë si një “hap të guximshëm" Sipas postimit, ato ngjarje mbeten simbol i guximit të njerëzve që zgjedhin lirinë.
"Të shtyrë nga dëshira për liri, demokraci dhe kushte më të mira jetese, ata ndërmorën një hap të guximshëm drejt të panjohurës. Ngjarjet e korrikut 1990 u bënë një pikë kthese në historinë e Shqipërisë dhe kontribuan në rënien e sistemit komunist. Ato mbeten edhe sot simbol i guximit të njerëzve që zgjodhën një jetë në liri." - thuhet në postimin e ambasadës Gjermane (i plotë poshtë).
Koha e publikimit ngre pikëpyetje. Pikërisht në ditën kur qytetarët u përplasën me policinë në protestën më të madhe kundër qeverisë së Edi Ramës, diplomacia gjermane rikthen në kujtesë një nga momentet më domethënëse të rezistencës qytetare në historinë moderne të Shqipërisë.
A është kjo një rastësi kalendarike apo një kujtesë me domethënie politike? Zyrtarisht, ambasada nuk bën asnjë lidhje mes ngjarjeve të vitit 1990 dhe protestave të sotme. Megjithatë, simbolika është e vështirë të kalojë pa u vënë re.
Postimi vjen në një moment kur në qarqet diplomatike flitet gjithnjë e më shpesh për pakënaqësi të partnerëve europianë ndaj mënyrës së qeverisjes në Shqipëri, ndonëse Berlini nuk ka shprehur publikisht një qëndrim të hapur që ta lidhë këtë postim me zhvillimet e ditës.
Por, diplomacia rrallë flet me deklarata të drejtpërdrejta. Ajo komunikon me simbole, me kohën kur zgjedh të flasë dhe me mesazhet që duhen lexuar mes rreshtave. Pikërisht për këtë arsye, postimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i publikuar në kulmin e protestave më të mëdha (e sot më të tensionuar) kundër qeverisë Rama, ka ngritur një pyetje që nuk mund të anashkalohet. Nëse Berlini do të donte të shmangte çdo interpretim politik, a nuk do të kishte zgjedhur ta mbante në sirtar këtë postim? Apo duhej publikuar me patjetër?
Për shumë kritikë të qeverisë, beteja që zhvillohet sot në rrugët e Tiranës rezonon me frymën e 2 Korrikut 1990, kur mijëra shqiptarë sfiduan regjimin në kërkim të lirisë dhe një të ardhmeje më të mirë./ LAPSI

Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
2 Korrik19:24
33 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen në Sheshin “Skënderbej”
Këtë të enjte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 33 ditësh në ...
POLITIKE
2 Korrik19:17
Shqipëria zien nga protestat/ Rama për DW: Akuzat janë gënjeshtra! Nuk iki
Edi Rama ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e dorëheqjes, pavarësisht protestave që prej javësh po zhvillohen në ven...
POLITIKE
2 Korrik18:52
'Dhunës do t’i përgjigjemi me qytetari'/ Tepelena: Policia përdori forcë të tepruar, na tërhoqën zvarrë
Gjatë një interviste në emisionin “TASK FORCE” në Syri TV, aktivisti Andi Tepelena ka folur për zhvillimet e fundit pas pro...
POLITIKE
2 Korrik18:37
Nga AP te Reuters, mediat ndërkombëtare raportojnë dhunën policore në protestë: Përdori gaz lotsjellës
Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës së zhvilluar sot para Parlamentit, përplasjeve mes qytetarëv...
POLITIKE
2 Korrik18:09
Gjermanët tjetër "shuplakë" Ramës: Zemërimi qytetar jo ndaj Kushnerit, por kundër keqqeverisjes!
Gjermanët i kanë dhënë një tjetër goditje të fortë Edi Ramës.
Pas raportimeve se Berlini nuk e mbështet Samit...
POLITIKE
2 Korrik18:03
Zv/Presidenti i PE reagon për dhunën e policore ndaj qytetarëve: E papranueshme
Zëvendës presidenti i Parlamentit Europian Nicolae Ștefănută, njëherashi edhe eurodeputet ka reaguar ashpër ndaj dhunës policore me urd...
POLITIKE
2 Korrik18:02
VIDEO/ Aktivistja 'tërbon' deputetin e PS, Ceno Klosin: O ushtari i Ballukut, iken si miush
Një prej aktivisteve “iu qep”, Ceno Klosit, teksa ky i fundit u largua nga parlamenti dhe për t’i shpëtuar turmës u fut ...
POLITIKE
2 Korrik18:01
Teliti zgjidhet anëtar i Kryesisë së PD: Falënderim për besimin, përgjegjësi për të ardhmen
Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka bërë të ditur se është zgj...
POLITIKE
2 Korrik17:55
Dhuna e policisë ndaj protestuesve/ Koçeku: Kur argumentet i mbarojnë një shteti, mbesin vetëm shkopi i gomës, prangat dhe çizmja e policit
Deputetja e larguar nga radhët e socialistëve Marjana Koçeku ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me dhunën e ushtruar sot nga polici...
POLITIKE
2 Korrik17:18
“Policia merr urdhra politikë”/ Avokati-Ramës: Liro protestuesit, ose do të shkaktosh revoltë!
Avokati Alban Duraj foli nga Komisariati nr.4 në kryeqytet, ku po mbahen disa prej aktivistëve të arrestuar sot gjatë përplasjeve te pa...