Protesta masive në Tiranë, një grup protestuesish kaluan natën përpara Kryeministrisë
Një grup protestuesish vijon të qëndrojë përpara Kryeministrisë edhe mëngjesin e kësaj të hëne. Protestuesi...
Një grup protestuesish vijon të qëndrojë përpara Kryeministrisë edhe mëngjesin e kësaj të hëne. Protestuesi...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me 82.5 lekë. Euro do të blihet me 93...
Ditën e sotme do të mbahet protesta e 23-të radhazi e qytetareve, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Mbr...
Në një Grup G më të ngushtë se kurrë, pas barazimit të tretë radhazi (0-0) të Belgjikës dhe Iranit, Egj...
Teksa hapësira për të parkuar në kryeqytet sa vjen e po zvogëlohet, me ndërtimet e shumta dhe mbylljen e parkimeve të Bashk...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik U...
Për më shumë se tre javë, protestuesit janë mbledhur paqësisht në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, nën...
Dashi Ditë pozitive për dashurinë. Nëse doni të takoni njerëz ose të shoqëroheni me ta, kjo është koha e du...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një lajm të denoncuar në media, ku gazetari Osman Stafa ësht...
Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit. Për herë të parë ata ecën në këmbë mbrëmje...
Në protestën e opozitës para kryeministrisë mbajti një fjalë edhe arsimtarja Eva Metaj, e cila theksoi se ishte në protestë për dinjitetin, për drejtësinë, për të ardhmen. Sot jam këtu për t'i dhënë shuplakën e merituar shtetit që i kthen shpinën qytetarit të ndershëm dhe i hap rrugën padrejtësisë”, deklaroi Metaj.
Ajo theksoi se nuk ishte as e frikësuar dhe as e dorëzuar, duke sjellë në vëmendje një mësim historik: “Kur populli çohet në këmbë, asnjë pushtet nuk është i përjetshëm.”
Metaj kritikoi ashpër sistemin arsimor dhe qeverinë. “Ju na kërkoni rezultate europiane, por na ofroni kushte afrikane”, tha ajo, duke iu drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama. Ajo argumentoi se një shtet që e detyron një mësues të mendojë për mbijetesë, nuk mund t’i kërkojë atij të ndërtojë të ardhmen. “Mësuesit nuk rrisin vetëm nxënës, ata rrisin ndërgjegje. Dhe kur ndërgjegja zgjohet, asnjë pushtet nuk e ndal dot”, pohoi aktivistja, duke shtuar se “historia ka treguar se librat kanë rrëzuar më shumë diktatura sesa armët”.
Në mbyllje, Eva Metaj theksoi se protesta e saj dhe e qytetarëve nuk buron nga urrejtja, por nga dashuria për Shqipërinë, një dashuri që, sipas saj, “nuk shuhet, nuk shitet dhe nuk dorëzohet”.
Fjala e Eva Metajt:
Të nderuar qytetarë, të nderuar demokratë dhe demokrate, i nderuar lider historik i Partisë Demokratike, profesor doktor Sali Berisha.
Unë jam Eva Metaj dhe pse besoj se ju të gjithë më njihni, sepse në këtë shesh kam dalë për herë të parë kur kam qenë 17 vjeç dhe sot jam 27. Unë i kushtova vitet më të bukura të jetës time luftës për të drejtën dhe të vërtetën.
Dhe me vitet kuptova sa betejë e vështirë që ishte. Sa betejë e vështirë ishte të ishe një e re plot ëndrra dhe vizion dhe të luftoje për të drejtën dhe të vërtetën. Sa e vështirë ishte dhe është të jesh një i ri opozitar, por që vitet nuk të kanë lodhur.
Por ëndrrat nuk t'i kanë ndalur, por të kanë forcuar dhe të kanë bërë të ëndërrosh më shumë dhe të kërkosh akoma më shumë. Unë jam Eva e Partisë Demokratike, që selinë blu e kam etiketuar gjithmonë si shtëpinë time të dytë.
Por sot nuk jam këtu vetëm për një parti. Sot jam këtu për dinjitetin. Sot jam këtu për drejtësinë. Sot jam këtu për të ardhmen. Sot jam këtu për t'i dhënë shuplakën e merituar shtetit që i kthen shpinën qytetarit të ndershëm dhe i hap rrugën padrejtësisë.
Sot jam këtu, jo e frikësuar, jo e heshtur, jo e dorëzuar, sepse historia na ka mësuar një gjë, kur populli çohet në këmbë, asnjë pushtet nuk është i përjetshëm.
Sot jam këtu për të folur për çdo të ri që ka bërë valixhen gati me lot në sy. Jam këtu për çdo pensionist që numëron ç'darkat për ilaçe.
Sot jam këtu për veten time, për një të re që e do shumë Shqipërinë, por që refuzon ta shohë të poshtëruar. Mua sot nuk më dhemb varfëria, nuk më dhemb as lodhja. Mua sot më dhemb padrejtësia. Ju nuk e keni idenë sa dhemb kur punon ndershëm dhe nuk shpërblehesh. Ju nuk e keni idenë sa dhemb kur e do kaq shumë këtë vend dhe vendi yt nuk të do.
Unë jam këtu sot si një mësuese që hap derën e shkollës çdo mëngjes me dinjitet, por me zemër të lodhur. Jam këtu si një mësuese që përpiqet t'u mësojë nxënësve ndershmërinë, ndërsa shteti u mëson padrejtësinë.
Unë sot nuk kërkoj privilegje. Unë sot kërkoj respekt.
Respekt për arsimin, respekt për punën, respekt për djersën. Ju na kërkoni rezultate europiane, por na ofroni kushte afrikane. I pandehur zoti kryeministër Edi Rama, Europa nuk ndërtohet me fjalë, por me shkolla të forta dhe me rini që beson. Kur padrejtësia vishet me emrin sistem, ajo bëhet edhe më e rrezikshme. Një shtet që e detyron mësuesin të mendojë se si të mbijetojë, nuk mund t'i kërkojë atij të mendojë si të ndërtojë të ardhmen. Ju nuk mund të qeverisni duke varfëruar dijen.
Heshtja jonë nuk është më durim, është revoltë që po zgjohet. Unë nuk kam frikë. Asnjë mësues nuk do të ketë më frikë, sepse mësuesit nuk rrisin vetëm nxënës, ata rrisin ndërgjegje. Dhe kur ndërgjegja zgjohet, asnjë pushtet nuk e ndal dot. Historia ka treguar se librat kanë rrëzuar më shumë diktatura sesa armët. Erdhi fundi jot nga ne, nga arsimtarët. Sepse kur ngrihet arsimi, ngrihet kombi. Dhe një komb që zgjohet, nuk mund ta ndalë askush.
Ti qeveris çdo ditë me urrejtje për këtë vend, ndërsa unë nuk protestoj me urrejtje. Protestoj nga dashuria për Shqipërinë. Dhe kjo dashuri nuk shuhet, nuk shitet dhe nuk dorëzohet. Asgjë nuk është më e fuqishme se një ide, koha e së cilës ka ardhur.
Zoti e bekoftë Shqipërinë, Zoti i bekoftë qytetarët dhe të gjithë demokratët.
Qindra mijëra qytetarë janë mbledhur para kryeministrisë në protestën kombëtarë të PD. Me pankarta në duar me...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha nga protesta para Kryeministrisë se regjimit të Edi Ramës ...
Protesta kombëtare e opozitës në Shqipëri ka marrë vëmendje të madhe ndërkombëtare. Disa prej medieve më t&eu...
Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, ishte i pari që hapi fjalimet në protestën e PD, në sheshin para kryeministrisë. N&...
Qindra mijëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së opozitës për protestën kombëtare që po mbahet para kryemi...
Ka nisur protesta kombëtare e organizuar nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë. Kreu i PD Sali Berisha ka dalë nga selia e PD i ndje...
Teksa presin liderin e opozitës dhe udhëheqësin e PD, Sali Berisha të zbarkojë në sheshin para kryeministrisë në protest...
“Lekët e qytetarëve shqiptarë sot janë në xhepin e Edi Ramës, të kabinetit të tij qeveritar dhe të bash...
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, njëkohësisht deputet i kësaj force politike ka deklaruar se protesta ...
Nga Zef Preci: Shkak për këtë koment është një bashkëbisedim i gjatë që pata këto ditë me intelekt...