Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, njëkohësisht deputet i kësaj force politike ka deklaruar se protesta e opozitës do të jetë një "mbledhje e jashtëzakonshme" e qytetarëve, me një qëllim të qartë: rrëzimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie tranzitore.
Në një intervistë për Syri Tv, para protestës, Xhaferri theksoi se qytetarët nuk do të ndalen derisa të arrijnë objektivin e tyre final. Sipas tij, protesta nuk ka një skenar të paracaktuar, pasi është "fluide dhe e lirë", por synon të dërgojë sinjale të qarta ndaj atij që e cilësoi si regjim.
Ai paralajmëroi se protestuesit do të zbresin në bulevard dhe do ta zaptojnë atë.
“Ne nuk do ndalemi derisa Shqipëria të ketë një qeveri tranzitore që do krijojë kushtet e duhura, të denja, europiane për një garë elektorale,” u shpreh ai, duke shtuar se pushteti aktual i ka "përmbysur" qytetarët duke i shpopulluar, varfëruar dhe duke ua bërë të pamundur një jetë normale. Duke iu referuar rolit të të rinjve, Xhaferri pranoi se Shqipëria është shpopulluar prej tyre, duke e quajtur emigrimin një formë proteste me anë të largimit.
Megjithatë, ai bëri thirrje që kjo të ndryshojë. "Tani është koha që të mos protestojnë më me ikjen e tyre, por të protestojnë me ikjen e Edi Ramës," deklaroi kreu i FRPD. Ai konfirmoi se protestat do të jenë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme, duke kulmuar me "zaptimin e atij bulevardi dhe rrethimin e asaj godine derisa kjo qeveri të rrëzohet".
Kërkesa kryesore dhe e panegociueshme, sipas tij, mbetet krijimi i një qeverie tranzitore. Ai përmendi emra si Ergys Agasi, Belinda Balluku, Ilir Beqaj dhe Arben Ahmetaj, si shembuj të zyrtarëve që nuk duhet t'i rikthehen më qeverisjes dhe institucioneve shqiptare. Xhaferri e mbylli argumentin e tij duke theksuar se kur taksat e qytetarëve keqpërdoren, pushteti e humbet të gjithë legjitimitetin.
Patjetër që do jetë një mbledhje e jashtëzakonshme e të gjithë qytetarëve të lirë që do, do vijnë dhe do zbresin në atë bulevard. Do e zaptojnë atë bulevard dhe patjetër që do i dërgojnë dhe sinjalet që duhet dërguar një regjimi. Skenar një protestë asnjëherë nuk e ka të paracaktuar, se përndryshe nuk është më protestë. Protesta është fluide, është e lirë, është e njerëzve të lirë dhe patjetër që Edi Rama sot do marri mesazhin e qartë që Shqipëria ka zot. Dhe zot të Shqipërisë janë qytetarët e Shqipërisë, të cilët kanë vendosur që asnjë pëllëmbë toke e këtij vendi mos të falet për arsye apo afera personale.
Asnjë oreks personal për t'u amnistuar nga drejtësia mos të lejohet dhe mbi të gjitha të kërkojmë që ky pushtet të përmbyset një orë e më parë sepse na ka përmbysur neve për fat të keq. Këto 13 vite na ka shpopulluar, na ka ndarë për së gjalli nga të dashurit tanë, na ka varfëruar, na e ka bërë të pamundur të bëhemi me një çati mbi kokë, na e ka bërë të pamundur të punësohemi në punë normale që të ndërtojmë jetën tonë, na ka bërë të pamundur të jetojmë jashtë Tiranës dhe të kemi mundësinë për të çuar fëmijët tona nëpër shkolla, kopshte, çerdhe, gjimnaze, na ka bërë të pamundur dhe në lagje të ndryshme të Tiranës ku jetojmë, të çojmë fëmijët në këto shërbime, dhe çdo gjë shkon zi e më zi.
Tani, shumë veta mund të thonë që po ju keni bërë shumë protesta dhe nuk ja keni arritur. E vërtetë është që po, nuk ja kemi arritur akoma. Dhe jemi të bindur që do ja arrijmë. Dhe do ja arrijmë sot, do ja arrijmë nesër, do ja arrijmë në javët në vazhdim, do ja arrijmë muajt në vazhdim, sepse ne nuk do ndalemi derisa Shqipëria të ketë një qeveri tranzitore që do krijojë kushtet e duhura, të denja, europiane për një garë elektorale nga ku do burojë një qeveri që do mirëqeverisi dhe jo nga farsa elektorale që buron një qeveri që kërkon me keqqeverisje të fitojë përsëri pushtetin.
Patjetër që do jenë të rinjtë dhe vullneti i të rinjve është i pari që duhet të ndryshojë situata. Por ka një problem të madh që Shqipëria është shpopulluar nga të rinjtë. Të rinjtë janë protestuar me ikjen e tyre. Tani është koha që mos protestojnë më me ikjen e tyre por të protestojnë me ikjen e Edi Ramës. Patjetër që do ketë protesta të vazhdueshme, të qëndrueshme dhe patjetër që ne do kulmojmë me zaptimin e atij bulevardi dhe moslëshimin e atij bulevardi dhe rrethimin e asaj godine derisa kjo qeveri të rrëzohet.
Qeveri tranzitore. Kjo është kërkesa e të gjithë shoqërisë shqiptare. Në mënyrë që njerëz si Ergys Agasi, njerëz si Belinda Balluku, njerëz si Ilir Beqaj, njerëz si Arben Ahmetaj po ashtu, që sot mund të pretendohet është i penduar, por aspak. Duhet të vijë të dorëzohet, të rrëfejë krimet e tija dhe të thotë si ka bashkëpunuar Edi Rama me krimet e tij. E kështu me radhë. Njerëz të tillë nuk duhet t'i rikthehen më qeverisjes dhe institucioneve shqiptare. Sepse të gjithë pushteti buron nga taksapaguesit. Dhe nëse taksat e shqiptarëve keqpërdoren, atëherë ai pushtet nuk është më legjitim.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
24 Janar16:06
Nga meritokracia te mediokriteti: Pse Shqipëria promovon të paaftët
Nga Zef Preci:
Shkak për këtë koment është një bashkëbisedim i gjatë që pata këto ditë me intelekt...
POLITIKE
24 Janar15:42
Këlliçi: Zgjidhja e vetme ka mbetur sheshi i protestës për të larguar këtë regjim
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në një intervistë në Syri TV me gazetarin Edvin Parruca, deklaroi...
POLITIKE
24 Janar14:53
Berisha mesazh para protestës kombëtare: Populli do t’i bëjë gjyqin kryehajdutit
Ndërsa kanë mbetur edhe pak orë nga nisja e protesës kombëtare, Sali Berisha ka përcjellë një mesazh, duke u shprehur ...
POLITIKE
24 Janar14:35
‘Ka zemërim, ka mllef, ka mërzitje’/ Baçi: Protesta do të jetë madhështore! Opozita në krah dhe ballë të qytetarëve
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i ftuar në SYRI TV me Arnold Kariqin, ka folur në lidhje me protestën kombëtare t&e...
POLITIKE
24 Janar13:52
Thirrja për protestë/ Vasili: Hajdutët duhet të largohen tani nga zyrat e shtetit
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, duke bërë thirrje për largimin e men...
POLITIKE
24 Janar13:39
Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri: Shmangni zonën e protestës
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka lëshuar një njoftim për shtetasit amerikanë në Sh...
POLITIKE
24 Janar13:22
Thirrja e Berishës për protestë: Vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës, ora 17:00 është ora e opozitës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e opozitës që do t&...
POLITIKE
24 Janar13:08
Protesta kombëtare e opozitës/ Qytetarët në këmbë, me qindra nisen nga Vlora dhe Fieri
Rreth 500 qytetarë të organizuar nga Vlora janë nisur për të marrë pjesë në protestën e thirrur sot nga Partia De...
POLITIKE
24 Janar12:55
Xhixho: Sot do të protestojmë kundër korrupsionit qeveritar dhe kapjes së shtetit
Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protest&eum...
POLITIKE
24 Janar12:29
Opozita protestë sot në orën 17:00 para kryeministrisë/ Do të kërkohet largimi i Ramës
Sot në orën 17:00, Partia Demokratike do të zhvillojë protestën kombëtare në Tiranë kundër asaj që e cil&eum...