Denoncimi nga Berati/ Banorët e lagjes “Çlirim”: Rruga 130 metra e mbuluar nga balta dhe uji prej 36 vitesh
Banorët e rrugicës “Vlash Papa”, në lagjen Çlirim të Beratit, denoncojnë në redaksinë e “Piranja New...
Banorët e rrugicës “Vlash Papa”, në lagjen Çlirim të Beratit, denoncojnë në redaksinë e “Piranja New...
Sot në ditën e 105 të protestës, bulevardi Dëshmorët e Kombit është mbushur plot. Kjo, pasi në mbështetje t&e...
Personi i arrestuar në Greqi si kreu i grupit të trafikut të kokakinës nga Kolumbia përmes trëndafilave është Lulzim Cak...
Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve dhe gjyqtar në Apelin e GJKKO, Engert Pëllumbi, ka komentuar përplasjen e krijuar mes pushtetit ...
Kreu i PD Sali Berisha është kthyer në Tiranë pas vizitës në SHBA, ku në një prononcim të shkurtër nga Rinasi ...
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni “Lulet e së keqes” të zhvilluar në Greqi, ku u sekuestruan 84 kg kokainë ...
“Mos e prek Memaliajn!” Me këtë mesazh dhe pankarta në duar, banorë të Memaliajt dolën në aksin kryesor që l...
Një makinë e djegur u gjet mëngjesin e së shtunës në zonën e Volvës, rreth një orë larg Serresit në Greqi...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi publikoi videon e deklaratës që kryeministri Rama pat bërë në mars 20...
Një stuhi me reshje të dendura ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të qarkut, duke shkaktuar grumbullime t&eum...
Presidneti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi lidhur me denoncimet e forta të ish-numrit 2 të qeverisë, Arben Ahmetaj, në emisionin Çim Peka Live për trafikun ndërkombëtar të armëve. Në një intervistë për Syri nga qelia, Meta tha se Ahmetaj është kthyer në një institucion kyç që po lufton organizatën kriminale, siç e cilëson ai qeverinë e Edi Ramës.
Teksa opozita denoncon se modeli KAYO po përsëritet edhe në shëndetësi, Meta kishte një apel për ministren e re të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu.
Pyetje: Meqënëse përmendët Ermal “Raketën” dhe Ron Yeffet, a besoni në akuzat e ish-Zv/Kryeministrit Ahmetaj?
Ilir Meta: I vetmi fakt që kam vënë në dyshim nga Z. Ahmetaj ka qenë vërtetësia e verës 33 mijë euro që pinte Edi Rama me Gysin dhe të tjerë.
Por kur u sekuestrua “pa dashje” kantina prej 3 milion euro isha i detyruar ta besoja.
Akoma më shumë kur kjo provë material tejet voluminoze “avulloi” brenda natës me dashje u binda edhe më shumë.
I përndjekuri nga organizata kriminale si djali plangprishës sot është kthyer në një institucion kyç që po lufton me fakte tronditëse organizatën kriminale, që qeveris vendin.
Çfarë nuk është vërtetuar nga faktet e tij të mëparshme?
Pyetje: Por a mund të jetë ai i besueshëm që aq kohë që i shmanget drejtësisë?
Ilir Meta: Cilës drejtësi? Asaj që urdhërohet nga Edi Rama, i cili tha publikisht se po të ishte ai gjykatës i Ahmetaj do të ishte më i ashpër?
Përse? Se nuk firmosi që borxhin publik ta menaxhonte Roni? Apo sepse me shkresa zyrtare ka kundërshtuar që faturën e inceneratorëve ta paguante buxheti i shtetit?
Apo për çështjen “pabukë” të bukës?
E besoj plotësisht skenarin e eleminimit të tij fizik “rastësisht” në paraburgim pasi kështu i vihej kapak edhe aferës së inceneratorëve, ku Ahmetaj nuk ka asnjë firmë dhe përgjegjësi personale, por edhe u tregohej të gjithë të pabindurve për të firmosur symbyllurazi çdo aferë të kreut të organizatës se si do të përfundonin.
Edhe kërcënimet ndaj fëmijës së tij dhe familjes së tij janë shumë të besueshme.
A nuk u kërcënuan të afërmit e deputetes Marjana Koçeku për shkak të kritikave të saj publike?
A nuk u kërcënuan të afërmit e zonjës Spiropali për shkak të kritikave të saj?
Kam një pyetje për të gjithë kritikët e Ahmetaj, të sponsorizuar nga regjimi. Si do mbronte veten ky politikan në një regjim gjyqësor që po përjashton edhe gazetarët e pavarur nga procesi i gjykimit dhe që bullizon edhe avokatët?
A mund t’i ekspozonte ai të gjithë ato fakte në interes të publikut nëse do ishte në paraburgim?
Vetëm pse unë iu përgjigja dy-tre pyetjeve të gazetares Beti Njuma u dënova në mënyrën më kriminale nga regjimi për një vit dhe për tre jave këta kriminelë nuk lejuan motrën time të më takonte.
Si do komunikonte Z. Ahmetaj me publikun, kur dihet se disa gazetarë edhe pse kanë marrë leje prej një viti nga SPAK për të më intervistuar mua nuk lejohen?
Kjo nuk ka ndodhur as në Rusinë e Putinit.
Ndaj Ahmetaj po i bën shërbime historike vendit dhe kombit duke denoncuar me fakte dhe prova organizatën kriminale, e cila është e tillë së pari në kuptimin penal për shkak të organizimit dhe qëndrueshmërisë së saj në kohë.
Vetëm grabitja e qindra milion euro publike përmes modelit “Kayo” në shumë sektorë e provon këtë penalisht.
Dhe së fundmi, duke e uruar Ministren e re të Shëndetësisë për detyrën e saj dhe meqënëse e njoh prej kohësh, jo vetëm për të mirën e saj, i kërkoj të mos firmosë symbyllurazi, pavarësisht nga “besa” e Akrepit.
Sepse kur kurban i “Besës” u bë edhe Besforti nuk do shumë mend të parashikosh edhe fatin e të tjerëve.
Pse i marrë ishte Shkëlqim Cani që pranoi më mirë të largohej se sa të bëhej kokë turku?
Jo, sepse ai e dinte rëndësinë e firmës dhe se ç’ndodh kur firmos “fap fap”.
Të gjithë duhet të reflektojnë sa më parë për të mirën e tyre.
Përndryshe gjithçka konsiderohet me dashje.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “X” ka reaguar sërish lidhur me vendimin e Gjykatës Administrative e cila zhbll...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi publikoi videon e deklaratës që kryeministri Rama pat bërë në mars 20...
I ftuar në një lidhje Skype në edicionin e paradites në Syri TV, diplomati Agim Nesho e cilësoi vizitën e Sali Berishës n&e...
Kryeministri Edi Rama zhvillon sot në Gjirokastër, në orën 12:00, një takim me banorët për reformën territoriale. Taki...
Gazeta e rëndësishme britanike ‘Observer’, publikoi një reportazh të gjatë për protestat që kanë kapluar S...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, rikthehet sot në Shqipëri pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerik...
Sot shënohet përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, një prej figurave më të njohura të lëvizjes antikomuniste dhe t&eu...
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka ngritur akuza për mungesë transparence dhe kontrolli në disa prej strukturave shtetë...
Kanë kaluar 43 ditë në protestë qytetarët e Divjakës dhe përsëri kërkojnë me ngulm mos miratimin e platform&eu...
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...